Nishani dekreton sesionin e jashtëzakonshëm për betimin e Metës

30 Qershor 2017, 11:29Politika TEMA

Presidenti ende në detyrë Bujar Nishani ka dekretuar datën e betimit të kreut të ri të shtetit Ilir Meta.

Sipas Nishanit, më 24 korrik presidenti i zgjedhur do të betohet në parlament për të marrë detyrën.

Lidhur me këtë Nishani ka thirrur seancë të jashtëzoknshme parlamentare.

D E K R E T:

PËR THIRRJEN E KUVENDIT NË SESION TË JASHTËZAKONSHËM PËR BËRJEN E BETIMIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

Në mbështetje të nenit 74 pika 2 dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,

D e k r e t o j
Neni 1

Thirrjen e Kuvendit, në sesion të jashtëzakonshëm, për bërjen e betimit të Presidentit të Republikës, më datë 24 korrik 2017.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

6 komente në “Nishani dekreton sesionin e jashtëzakonshëm për betimin e Metës”

  1. joel shkodra says:

    Po oren nuk e cakton presidenti, apo parlamentaret mund te vijne sipas qejfit!?

  2. luli says:

    PO sikur mos te shkojne ish deputetet, çfare do te ndodhe?! Kaubojsi, psh, eshte i zene ne akademine eshkencave, Saliu ka probleme me mendjen, apo shume te tjere ngrohin prapanicen ne plazh, te lutem ish zoti president, çfare do behet me ish zoterinjte deputete?

  3. Haka Tekizoti says:

    Skuthat. Njëri ikën tjetri vjen. Të parin na e bëri peshqesh Berisha, të dytin Rama. Të tërëve u rëntë flama!

  4. Bravata says:

    Parlamentit shqiptar ti vihet kyci qe ky mafioz te mos ket asnje shans qe te betohet dhe zgjedhja e presidentit te ri te behet nga Parlamenti i prorsazgjedhur.Esht shum e lehte qe te behet kjo se po qe se ndertesa e Parlamentit eshte e hapur kete Ali Baba e zjedhin vetem Deputetet e LSI,partise se Familjes.

  5. Shigjeta says:

    Personalisht kam mendim negativ per ilir meten , nuk me ka pelqyer kure , ai eshte personifikimi i te pangopurit , i karieristit te semure dhe njeriut shpirtngushte , megjithate jam i detyruar ta pranoje qe , qe , eshte , nuk e di nese dhe ne te ardhmen do jete ,themi qe , ishte , eshte me shume fat , bile fati i tij eshte i jashtezakonshem , dhe i papare ndonje here tjeter , nuk punoje esnje dite , u zgjodh minister ,kryeminister vodhi sa desh , kryetar kuvendi , u lidh me cdo parti qe i premtonte pushtet , sa qe ne pushtet jepte tendera te ndyre , i felliqur kemb e koke , me ne fund e zgjodhem president i republikes , cfare do njeriu me shume nga kjo jete , fati lume , sigurisht qe kam dhe dy fjale per ne si popull , po qe se kemi mendimin qe te na perfaqesoje nje person i tille ne drejtimin e shtetit me postin e presidentit ???? Jemi te keqinjte e vetes tone , keto qe ndodhin ne shqiperi nuk ndodhin ne asnje vend te planetit, qe nje njeri qe eshte per ne birucat e burgut ne e bejme president ………… edhe nje here , jemi te keqinjt e vetes tone , ta gezojme presidentin , bravo

  6. j says:

    Betohem …se…do vazhdoj te vjedh sikur kam vjedhur vitet e shkuara.
    Bile falë emancipimit të gruas (time) do të vjedhë edhe ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje