Patozi: Nëse në PD s’ka garë dhe kandidat të denjë, jam gati të hyj unë e ta shpartalloj Bashën për 2 minuta

30 Qershor 2017, 00:12Politika TEMA

Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi tha sot në “Opinion” se nese brenda PD-se gara nuk do të jete e ndershme, por farse, atëhere a do e marre vete situaten ne dore dhe se do ta shpartallonte Bashen.

“Nese nuk do te kete kandidat te denje per zgjedhjet e kryetarit te PD-se, atehere jam gati te hyj une dhe ta shpartalloj Bashen. Une e shpartalloj per 2 minuta. I njoh strukturat e partise”, tha Patozi.

Ish-deputeti demokrat Astrit Patozi shprehet se Eduart Selami nuk është kandidaturë e duhur dhe reale për PD.

“Selami nuk është kandidaturë reale. Nuk e konsideroj të tillë nga mënyra se si doli kandidatura. Unë e cilësoj një përpjekje, një marrëveshje mes Bashës dhe Selamit për të legjitimuar procesin”, ka deklaruar Patozi.

Patozi tha se gara ka nevojë për disa kushte dhe se Basha në shkelje të rëndë të statutit të PD-së, e hodhi në erë që ditën e parë procesin, pasi ai nuk i ka dhënë dorëheqjen.

Por ai nuk e përjashtoi në mënyrë kategorike moskandidimin e tij, ai tha se nëse nuk del një emër tjetër përball Bashës do të dalë ai vetë. “Në rast se dikush tjetër nuk pranon të vihet në garë përball zotit Basha unë jam gati ta shpartalloj zotin Basha”, tha perseriti Patozi sot ne emisionin e Blendi Fevziut.

Ai ka shprehur kritika të ashpra për kreun e PD, Lulzim Basha. Patozi deklaroi se një ndër arsyet që ai kandidon është se nuk do ti jepte kënaqësinë zotit Basha ku në një rast të një gare të mundshme, votat që kërkojnë largimin e tij të ndahen.

“Arsyeja e dytë e mos kandidimit tim është se unë nuk dua t’i jap kënaqësinë zotit Basha ku në një rast të një gare të mundshme, ku votat që kërkojnë largimin e tij të ndahen.

Dhe e bëj publike këtu që do të mbështes çdo kandidat real që do të rivalizojë zotin Basha për ta rrëzuar.

Atëherë unë kur deklaroj mbështetjen time nuk kam parasysh një emër sepse unë nuk mund të di. Topalli mund të ishte. Nuk e kam diskutuar këtë por kemi ndarë shqetësimin e përbashkët për atë që po ndodh në PD”, tha Patozi.

12 komente në “Patozi: Nëse në PD s’ka garë dhe kandidat të denjë, jam gati të hyj unë e ta shpartalloj Bashën për 2 minuta”

  1. Fjala shqipe says:

    A nuk jane “shume” 2 minuta?

  2. the Punisher says:

    Ja foli edhe Astrit tuniziani.

  3. the Punisher says:

    Ja foli edhe Astrit tuniziani.

  4. Arber Iliri says:

    Hahaha ky Patozi e kam thene duhet te kete mendje shume te ngushte keta e moren ne qafe PD se tani bejne si shpetimtare. pa le po ky flet me shpartallime dhe si Rambo qe per dy minuta e ben cope Bashen.PD>Duhette shpartalloje berishizmin qe ka si metode te bejres se partise, politikes e qeverisjes, kjo eshte e gjitha, nuk po shoh asnje perjekje per goditjen e berishizmit.Keta te PD ose jane pjesa me pak e mencur e shqiptareve dhe kesaj nukkemi c’i bejme ose jane kaq te shplare nga trute sa do mbeten berishiste deri sa te vdesin.Ore nuk kam degjuar nje te thote qe Luli ishte nje kukull e Berishes, nje gjoja kryetar dhe tani te zgjedhim udheheqesin e duhur duke kritikuar berishen e duke mos e lene te flase me.Ka fillu te flase me femijet, dhendrin e cunin, do flasi edhe vete me vone.Mos u beni thjesh nje jashteqitje e politikes shqiptareqe s’duhet me.

  5. sali says:

    Keta luftojne per karike se te gjithe e dine ky eshte elektorati i PD. ATO QE FITONTE ME PARE ISHIN VOTAT QE VITHTE SALIU ME FALANGAT E TIJ,pA VJEDHJE KJO ESHTE VERTETE FUQIA e PD

  6. Reli says:

    Topalli do te ish zgjedhja me e keqe qevpd mund te beje pas Bashes.

  7. Apo jo? says:

    O TEMA po me punesoni si editor se na masakroni gjuhen shqipe ne cdo artikull.
    Ky ishte i vecante se as nuk e ka perfunduar shkrimin, duke e lene mister.

    1. Grigor says:

      Në dy paragrafët e parë ka vetëm një ‘ë’. Dhe përemri vetor njëjës, veta e tretë, gjinia mashkullore bëhet nga ‘ai’ në ‘a’, sipas gazetarit të shkëlqyer (ose brilant, për pordhë. Demek flas me fjalë t’mdhoja. Osht moda me bastardu shqipen).
      Pjesa në kllapa është për garipat pa shkollë që mbushin rrugët dhe kafenetë, dhe mundohem të mbulojnë cektësinë e trurit me disa shprehje të vjedhura aty-këtu.

  8. Peco says:

    Lerini gomarlleqet, jeni ju qe e prut PD ne kete gjendje. Tani mblidhuni rreth Eduard Selamit si e vetmja shprese juaja per tu bere bashke dhe mbijetuar. Ju jeni mesuar me drejtim nga te “fort” si Sali Berisha, por kjo nuk te con gjekundi. Si ju te “fort” I do Rama dhe drejton edhe per 20 vjet. Sot koha kerkon “te forte’ ne llogjike dhe njohuri politike dhe jo ne muskuj. Ndaj, mblidhuni rrotull Selamit si e vetmja shprese dhe lerini pordhet si kjo” per dy minuta”, e ku di une.

  9. F. A. says:

    Zoti Patozi! PD I duhet nje Kryetar jo qe mund Lulin per dy minuta, por te mundi Ramen. Ju vertete, ne gjendjen qe eshte katandisur Basha, e mundni per dy minuta, por te lindesh dhe vdesesh 10 here, ti Ramen nuk e mund dot. Ndaj them: e vetmja shprese per Partine demokratike ka mbetur Eduard Selami. Eshte I vetmi qe mund te beje bashke te gjithe te larguarit dhe qejfmbeturit, duke filluar nga Topi, Bojaxhiu,legaliste dhe balliste, te majt qejfprishur nga PS-LSI, e ku di une. Keta mund te rikthehen ne PD vetem po te jete ai ne krye. Ju Zoteri dhe bashke me ju te gjithe ata qe gelojne rrotull selise se PD,, si produkte politike te Berishes, as ju afrohet njeri.
    Jo vetem kaq, por nese ti zoti Patozi je vertete properendimor duhet te besh perpjekje maksimale qe mbeturinat lindore brenda Partise Demokratike kurre te mos fitojne. Eshte pikerisht per kete arsye, qe ti dhe gjithe miqte e tu duhet te mbeshtesni kandidaturen e Eduard Selamit.

  10. kombi says:

    Mendoj qe te gjithe deputetet e shkarkuar nga basha , nuk duhet te protestojne si nje padrejtesi . Per hire te se vertetes gjate ketyre 4 viteve ata nuk kane bere opozite te duhur . JANE MARRE ME CESHTJE TEPER PA VLERE .KJO ESHTE DHE ARSYEJA QE LUZIMJA ,PRA berisha vendosi ti zevendesoje ata me deputete te tjere . PERSE KETA MENDOJNE ,QE JANE TE PAZEVENDESUESHEM ??? DUAN TE DALIN NE PENSION DEPUTET ??? MARREZIRA .
    NQS DHE KETA TE TJERET JANE TE PAAFTE ,DUHET QE TE LARGOHEN SA ME PARE .
    FIGURAVE TE VJETRA I KA DALE OJA , ATA VETE NUK KANE ME ENERGI PER POLITIKE , KANE 25 QE LLAPIN TE NJEJTAT GJERA , PRANDAJ NUK KANE ME DESHIRE .
    Mendoj qe opozita ka humbur , per punen e dobet dhe zullumqare te tsaj

  11. Atros says:

    Ti me shoke e shkaterruat PD .Lere alkolin njehere e pastaj merru me PD.Ju ujqerit e vjeter ( jo ne moshe ,por qe keni pasur poste dhe qe keni perfituar me shume nga PD) e çuat ne gremine partine e endrrave te mijera shqiptareve.Sot te gjithe keni ngritur koken si çakejte.E turpshme çfare llumi ka grumbulluar PD rreth vetes dhe pa le ju duket vetja VIP-a .
    Jozefina njelloj si ti ka ngrit koken,madje dhe gjate kohes qe Basha u perpoq te bente diçka kjo ne TV duke bere politike kunder.
    Majlinda para kamerave e ne foto me Ramen ngado e duke kritikuar PD,prej larg e lehte.Besniku dhe ai ne daç deputet,ne daç minister,ne daç ambasador e ka goje e flet. nuk po ju permend te gjitheve me emra se jeni shume ……Bashkohuni e riformojeni PD ,Kryetar nje zgjidhet jo te gjithe.Kur nuk arrini te rrespektoni kete per çfare jeni ne PD.Te gjithe ju qe keni ngritur koken nuk e meritoni te jeni kryetar ,as deputet e as ministra.
    PD duhet ta marrin te rinjte,ata qe kane dimensione dhe aspirata te tjera ,qe duan vertet ta bejne Shqiperine.Ikni zonja e zoterinje .Lerini vendin rinise se vetem ata mund ta kthejne PD ne parti tek e cila i kthyem syte te gjithe ne 90

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje