Rama jep detaje mbi platformën "Shqipëria që duam", njihuni me të

30 Qershor 2017, 21:56Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama pasi kërkoi opinionin e qytetarëve se çfarë do të mund të bënin nëse do të ishin në krye të qeverisë, shprehet se 6000 idetë do të shërbejnë për platformën “Shqipëria që duam”.

“Faleminderit për mbi 6000 komentet në postimin e mëparshëm?

Sapo kemi përfunduar një diskutim paraprak mbi të dhënat kryesore që skuadra e shënimeve, ka marrë prej tyre. Janë të dhëna shumë të vlefshme, për të nxjerrë përmes instrumentave analitikë e statistikorë, jo thjesht opinionet e sugjerimet mbizotëruese, po edhe ndjesitë e brendshme, emocionet tuaja pozitive e negative.

Të cilat janë shumë të nevojshme për t’i dhënë qeverisjes së re, pulsin e njerëzve të zakonshëm. Edhe njëherë faleminderit?

Ndërkohë, punova paralelisht sot për piketat e reflektimit të thellë që do të nisim nga e hëna, mbi mandatin 2013 – 2017 dhe mësimet e tij, në tre plane: Në planin e jetës parlamentare, të funksionimit të qeverisjes e të organizimit dhe aktivitetit të partisë

Gjithashtu, duke e parë me entuziazëm volumin e reagimit tuaj surprizues për postimin e djeshëm, porosita fillimin e punës për ndërtimin e një strukture digjitale të bashkëqeverisjes me ju?

Ideja shumë fillestare për këtë, është krijimi i një platforme të hapur komunikimi e ndërveprimi, “Shqipëria që duam”.

E cila do të shërbejë për t’ju dëgjuar në kohë reale për çështje të aktualitetit politik e qeverisës; për të diskutuar me ju reforma e masa të rëndësishme dhe mundësuar ndikimin tuaj mbi politikat qeverisëse në çdo sektor e mbi punën e çdo ministrie apo institucioni të varësisë; për të luftuar së bashku korrupsionin, evidentuar tepsixhinjtë apo parazitët e çdo niveli, duke i goditur me zero tolerancë e nxitur zgjidhjen e ndershme të problemeve komunitare apo vetjake të kujtdo prej jush?

Dua që qeveria e re të jetë një koalicion real me njerëzit e zakonshëm dhe së bashku të rrëzojmë sa të mundim, muret qorre e shurdhe të godinave të shtetit, ndaj jush? Nga bulevardi i Tiranës deri në çdo pikë të vendit, ata që paguhen prej jush për të bërë punën e shtetit për ju, ose duhet të punojnë siç e do puna, ose pastaj duhet të kenë punë me ne?

E di mirë besomëni, se sa i madh është ky det i tërë nga e thëna në të bërë, por e di po ashtu se nëse nuk më lini vetëm, s’ka det që nuk e kapërcejmë dot së bashku????” shkruan Rama në Facebook. 

15 komente në “Rama jep detaje mbi platformën “Shqipëria që duam”, njihuni me të”

  1. Vlora 9 says:

    Meru me administraten sepse i trajtojne qytetetaret si armiq. Pra sillen si armiq te popullit.

    1. Llazar says:

      I nderuar Zoti Rama
      Ju uroje nga thellesia zemres Ju dhe familjes Juaj gjitha te mirat .
      Ne se me lejoni doja tju pergezoja per aritjen e kauzes Juaj….Ju personalisht dhe
      te gjithe mbeshtetesit e kesaje kauze. .RESPEKT.RESPEKT .MIRNJOHJE.

  2. spartaku says:

    Suksese akoma me te medha zoti edi Rama.Urime per fitoren e thelle.Pune te mbare.Populli ka besim tek ty se je udheheqes per popullin.Armiqet i ke nga te gjitha anet,me kryemafjen e pd-ke Berisha,Basha, si dhe bashpunetorin e tyre Ilir Meten.Por qent le te lehin sa te duan,ty nuk do te trembin kurre,se ke rrenjet dhe mbeshtetjen e plot te populli shqipetare.

  3. Jam pri katundi ,pra si me thab nji cop katnar ,
    du me ta thon troc ,nga politika vesh s’marr .

    pytja osht : A bo Presidenti pjes ne shtet ?
    nqs bo , ateher zotnia juj kryeminister ju jeni tu tall pallen me ne ,
    kur thu qi do boj shtet , nderkohe qe ilir meta, neser bohet president ,
    me votbesimin tand !
    cer lloj shteti je tuna prralis se po don me ndertu ?
    tani bo mir mi afru edhe banken e shtetit kryehajdutit president ,pran dhomes se fjetjes .
    ky o kulmi ,o tallje bathe hapn fare

    1. Albo says:

      Zoti katundar, me vjen mire qe te pakten kerkon nfibm aty ku nuk kupton.

      Presidenti i shtetit nuk ben pjese ne qeveri. Ai ka disa funksione te tjera si p.sh. Te ratifikoje ligjet qe dalin nga parlamenti, te drejtoje ushtrine, te perfaqesoje shqiperine ne rang nderkombetar dhe deri diku te merrej me drejtesine por tashi me reformen nuk e di mire ca funksioni ka.

      Pra nuk i ka me duart ne tepsi. ?

      1. Ilir Ilir says:

        Albo ” Katundarit” je ka shpjeguar bukur ne stilin juaj pyetja e tij retorike eshte a eshte pjese e shtetit apo a struktures shteterore ” pra tepsise” ne menyre simbolike si e ka thene Kryeministri dhe natyrisht eshte por puna eshte tek pazaret e 2013 dhe para dhe me pas qe bejne politikanet dhe naturisht Edi Rama ka bere dhe po bene pazare te tilla ashtu sikurse ne krye te parlamentit ka emeruar Gramoz Rucin qe te gjithe dine ai eshte nje cope kriminineli disa e quajne hale te haleve te PS

  4. Abduraman says:

    Qeverija e re e ka shancen qe ta ngrej Shqiperijne ne nje mirqenije me te favorshme ne rajon!
    Si : te investoje ne teknologjine minerare dhe te naftes qe posedon,menaxhimin e te njejtave me trasparence dhe kthimin e te njejtave ne mirqenie te te gjidhve,,investime ne fushen e turizmit – mos te shkoje dam as edhe nji dollar por te arketohet si pasurije per shqiptaret,investime ne industrijne e peshkimit,,,ruajta e pasurise se taksa pagusve si nje vlere e posaçme per t patur zhvillim vendi,,,

  5. Korcari says:

    Te kete Gjykata dhe Prokurori te forta, te drejta. dhe pa njerez qe blihen per 5 lek…dhe pastaj te tjerat vijne vete…

  6. shigjeta says:

    suksese z. rama , dhe mos haro , sajmirin dhe syte e ballit , i vetmi minister potent , dhe punetor , prandaj saja atje ku qe , te vazhdoje punen e suksesshme deri tani

  7. vaso says:

    Tashti po!M’u mbush dhe mua mendja.Ne zgjedhjet e ardhshme do vij patjeter te votoj.

  8. dashamir says:

    JU DHAME VOTEN PER SHTET LIGJOR E PROFESIONIST PRIJU KOKEN MATRAPAZEVE TE LSI E TE PD QE SHESIN VENDET PUNES DUKE HEQURT PROFESIONISTET E VENE NE ADMINISTARTE JURISTE GJOJA SE JANE UNIVERSAL EN FAKTE JANE INJORANTE NE FUSHATE TJEA

  9. andrea says:

    zoti kryeminister. nuk po te shkruaj per probleme makro po do te them ato mikro se dijet e mija aq jane shkolla e nates. 1 te rregullosh rraportin bleres ndertues, kam 10 vite qe kam blere nje objekt i paguaj te gjitha taksat por ndertuesi kete objekt e ka lene ne kolateral per llogari te vet, nukshkoj ne prokurori se do ta fusin ne burg, e une cfar fitoj po femite e mi kush mi siguron. pra une pres qe ai te paguaj ne banke kete kolateral mua te me kthej titullin e prones dhe une ta hipotekoj kete prone. sa do zgjasi. 2 te rregullosh hapesirat epallatevet te vjetra e kujt eshte oborri i pallatevet. kujt i takojne bodrumet, i kane pervetesuar kush te mundi. po ne ato pallate qe jane bere shtesa kati a do te vendosni rregullat .e kujt eshte tarraca. keta pirata qe kane bere shtesa kati ne ate kohe kur ishte rrumpalle pervec prepotences po kane privatizuar edhe tarracat. dhe askush nuk ka te drejte nga banoret e pallatit te ngjitet ne keto tarrace. te respektohen rregullat e kondominios. 3 kur do ta zgjerosh rrugen gjin bue shpaten. pse disa ndertesa u prishen perpara ujvares dhe nuk vazhdove me tutje. hapesira ndermjet dy pallatevet kur do te rregullohet. kur do rregullohet me ligj psallmat e prifterijvet dhe te bertiturat ne kater te mengjesit. Tek pallati i kongresevet jane shkallet pis per ibret pse nuk paska nje pompe per ti lare.

  10. Eva Kosta says:

    Me bindje jam djathtas, por kam kuptuar se demokracine e vertete e drejtoni Ju. Heren e pare nuk ju votova por ne keto vite keni treguar se e doni Shqiperine vertet demokratike e te lire. Me shtetin kam nje eksperience shume te keqe kohet e fundit,por shpresoj te mbaroje. Urime dhe suksese

  11. DASHAMIRI says:

    TE LUMTE GOJA ZOTI KRYEMINISTER LART E ME LART SHKOFSH KE FITUAR BESIMIN E POPULLIT
    I HODHE NE KOSH TE PLEHRAVE MBETURINAT E SHOQERISE QE KISHIN PUSHTUAR POSTINE E REGJISTRUESIT NE CDO BASHKI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje