STATISTIKAT/ Leku “dorëzohet” përballë të gjitha valutave

30 Qershor 2017, 15:22Ekonomia TEMA
STATISTIKAT/ Leku “dorëzohet” përballë të gjitha

Forcim ka njohur edhe dollari, i cili brenda një javë ra me 3 lekë, i ndikuar edhe prej nënçmimit që po pësonte në bursë ndaj euros.

Ndërsa sot, pas ditësh në rritje në tregjet ndërkombëtare, monedha e përbashkët është zhvlerësuar, ku 1EUR këmbehet me 1.14 USD.

Të martën, Banka e Shqipërisë raportoi një zhvlerësim të të gjitha monedha kryesore, ndërsa euro kapi nivelin më të ulët që nga gushti i 2009-s duke u këmbyer poshtë 132 lekëve.  Ekspertët e argumentuan me qarkullimin e lartë të valutës gjatë fundjavës së zgjedhjeve.

Euro ka pasur një vit të dobët në vend duke shënuar në vazhdimësi rekorde të ulëta që nuk i kapte që 2009-a.

Sipas analistëve të tregut, në zhvlerësimin e euros ka ndikuar oferta në rritje në valutë, që ka ardhur kryesisht prej projektit TAP dhe turizmit, por edhe prej aktiviteteve të jashtëligjshme.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje