Viron Bezhani rizgjidhet presindent i KOKSH

30 Qershor 2017, 15:12Sport TEMA

Viron Bezhani konfirmohet si Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar edhe për 4 vjet të tjerë.

Në Asamblenë e Përgjithshme zgjedhore të këtij institucioni që u zhvillua në Durrës, Bezhani garoi kundër Ilir Trebickës duke fituar me 50 vota kundrejt 20 të fituara nga kundërshtari i tij. Kjo do të thotë se Viron Bezhani do të drejtojë institucionin më të lartë sportiv në vend deri në vitin 2021.

Procesi zgjedhor në Komitetin Olimpik Kombëtar pati disa debate për shkak të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes për shkak të mospagesës së një kuote vjetore gjë të cilën nuk e bënte prej 4 vitesh.

Fillimisht, drejtuesit e FSHP nuk u lejuan që të marrin pjesë në votime, por pas ndërhyrjes së disa Federatave të tjera dhe pasi FSHP shleu detyrimet e saj, krerët e saj u lejuan të marrin pjesë në procesin zgjedhor të KOKSH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje