Zgjedhjet/ Analiza për çdo qark, PS rritje maksimale në Kukës, Durrës, Fier, Berat dhe Vlorë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Partia Socialiste ka rritur rezultatin e saj në këto zgjedhje 6.75 % të peshës elektorale, dhe ka grumbulluar 762,815 vota, nga 713,407 që kishte në vitin 2013. Shtesa është plot 49,408 vota.

Kkjo rritje nuk është e njëtrajtshme, dhe drejtuesit politikë e kandidatët e zonave nuk kanë të njëjtin kontribut në këtë fitore të socialistëve.

Në një analizë të votave të PS­-së në 12 qarqet e vendit, po sjellim vërtetësinë e rritjes, por edhe qarqet ku ka ulje.

Vlen të theksohet se rritja më e madhe ka qënë qarkun e Kukësit, me kryesuese të listës Mimi Kodhelin, me 17.44 përqind, te perkthyera ne vota, mbi 7 mije vota me shume nga zgjedhjet e 2013-tës. Njëherësh rritje maksimale ka shënuar dhe qarku i Durrësit me drejtues fushate Vangjush Dakon me 8.11 përqind. Pas tyre vijnë qarku Fier, Berat etj.

Berati

Blendi Klosi, si drejtues politik i qarkut të Beratit, ka arritur të shënojë një rritje me 5.5% në këtë qark, duke shtuar 2667 vota krahasuar me vitin 2013. Në këtë zonë zgjedhore, LSI ka marrë 1742 vota më pak, ndërsa rënia më e fortë është ajo e PD­së, plot 2 534 vota më pak.

Dibër

Ilir Beqja si drejtues politik i qarkut Dibër, ka shënuar një ulej të vogël, me 89 vota më pak se në vitin 2013, teksa në këtë zonë, LSI është rritur me 2498 vota, ndërsa PD ka rënë me ­8558 të tilla. Në këtë qark, duhet specifikuar rritja e rëndësishme e PDIU­së, e cila mori një mandat me 12,531 vota.

Durrës

Vangjush Dako ka korrur sukses në qarkun Durrës, ku ka marrë 13 065 vota shtesë, ose një rritje me 8.11 %. Në këtë qark, ka një dobësim ­9046 vota të PD­së, dhe një rritje me 11,450 vota të LSI­së.

Elbasan

Taulant Balla ka shënuar një humbje të dukshme në qarkun e Elbasanit, si drejtues politik i saj.  Në rang qarku, PS ka ­2705 vota, ose e thënë në përqindje, rënia është me 1.97. Në këtë qark, PD ka rënë me ­13 171 vota, ndërsa LSI është rritur me 5056 të tilla. Në këtë qark, edhe PDIU që mori dy mandate është rritur, duke grumbulluar 29.201 vota.

Fier

Gramoz Ruçi në qarkun Fier, shënon ndër rritjet më të larta për PS­në krahasuar me vitin 2013. PS ka marrë 14 685 vota më shumë, dhe rritja është 6.4 %. Në këtë qark, PD ka rënë me ­0.54%, ndërsa LSI ka një rritje të vogël me 0.75%.

Gjirokastër

Bledi Çuçi në qarkun e Gjirokastrës, ka një rritje 2471 vota, ose e kthyer në përqindje me 4.4 pikë. Në këtë qark, PD ka shënuar një rritje të lehtë me 0.11%, ndërsa LSI është rritur me 2.09%.

Korçë

Niko Peleshi si drejtues politik i qarkut Korçë, ka marrë ­1120 vota krahasuar më vitin 2013, pavarësisht se si përqindje e totalit është rritur me 1.34%. Në këtë zonë zgjedhore, PD ka humbur ­5020 vota, ndërsa LSI ka fituar thuajse aq më shumë, 4971 të tilla.

Kukës

Mimi Kodheli si kryesuese e listes se kandidateve per deputete dhe drejtuese e fushates në Kukës ka shenuar nje rritje te forte me 17.44 % të totalit të votave. PS ka marrë në qarkun Kukës 7013 vota më shumë se në vitin 2013, ndërsa PD është dobësuar me ­2483 vota. Edhe LSI ka vota më pak se në vitin 2013, vetem ­2699 të tilla.

Lezhë

Lindita Nikolla në qarkun e Lezhës ka shënuar një rritje me 3 297 vota krahasuar me vitin 2013, ose e thënë në përqindje, është rritur me 3.97%. Partia Demokratike ka rënë në këtë qark me ­3599 vota, ndërsa LSI është rritur me 2 511 të tilla.

Shkodër

Ditmir Bushati në Shkodër ka shënuar një rritje me 2.4% krahasuar me vitin 2013, dhe ka marrë 1315 vota. PD eshtë dobësuar me ­4772 vota, ndërsa LSI është rritur me 221 të tilla. Në këtë qark, votat e majta i siguruan edhe një mandat Tom Doshin, vota të cilat më përpara Doshi i bashkonte për Partinë Socialiste.

Tiranë

Saimir Tahiri, në një garë të vështirë dhe me rryma elektorale të larmishme, ka arritur të mbajë lart Partinë Socialiste, madje ta rrisë nivelin e saj me votë. Edhe pse në këtë qark LSI kishte një rritje të konsiderueshme, LIBRA dhe SFIDA luftuan për çdo votë, drejtuesi i PS­së arriti të sigurojë një vlerë të shtuar votash në këtë zonë elektorale. Si qark, PS ka shtuar 3063 vota, ose 1.03%, ndërsa PD është ulur me ­21 987 vota, dhe LSI është shtuar me 20 785 të tilla.

Rritja në terma realë për peshën direkte politike të Saimir Tahirit është më e lartë, pavarësisht se zbehja e rritjes është realizuar nga disa bashki që nuk drejtoheshin politikisht nga Tahiri. Vora është një prej bashkive që ka pësuar rënie. Në këtë zonë të drejtuar nga Sadi Vorpsi, PS ka një lëvizje me ­3.73 %, krahasuar me vitin 2013, kur zonën e drejtonte Artan Gaçi. PD ka një rritje të lehtë me 0.33 %, ndërsa rritje të lartë ka LSI­ja, me 20.48 %. Rrogozhina dhe Kavaja, nën përgjegjësinë direkte të Arben Ahmetajt, kanë një ulje krahasuar me vitin 2013. Rrogozhina ­542 vota, ose ­3.81 % më pak për Partinë Socialiste. Kavaja ka një gropë me ­1413 vota krahasuar me vitin 2013, ose ­7.67 %.

Në këtë mozaik shifrash, bie në sy një rritje shumë e lartë e Partisë Socialiste, në njësi administrative si Krraba. Zona nën përgjegjësi të Xhemal Qefalisë, është rritur me 33.74 vota për Partinë Socialiste. Qefalia ka shënuar rritje dhe në Dajt, ku në KZAZ­në 30, ka marrë rreth 3 000 vota më shumë.

Sa u takon njësive bashkiak, Olta Xhaçka në njësinë administrative numër 3 e ka rritur partinë e saj në zonën ku kandidonte me 6.69 %, krahasuar me vitin 2013, vlera kjo më e lartë e rritjes në të gjithë qytetin. Në njësinë 1 të kryesuar nga Elona Gjebrea PS është rritur me 1.32%, teksa PD ka rënë me ­7.14% dhe LSI është rritur me 5.62% të totalit të votave.

Besnik Bare në njësinë 2 ka shënuar një rritje për PS­në, në vlerën 1.27 %, teksa Blerina Gjylameti në njësinë 4, është rritur me 3.4%. Në njësinë 6 në Kombinat, Saimir Tahiri ka shënuar një rritje me 0.48 %, Ervin Bushati në njësinë 8, bastion i PD­së, ka arritur të ndryshojë rezultatin, duke shënuar një rritje 1.29% për PS.

Në njësinë 9, Ogerta Manastirliu ka shënuar një rritje për PS­në me vlerë totale 2.88% krahasuar me vitin 2013, ndërsa Fatmir Xhafaj, përgjegjës për njësinë 10, ka shënuar një rritje të konsiderueshme plot 4.17 %. Njësia 5 e drejtuar nga deputeti Pandeli Majko ka mbledhur 1% më pak vota, se në vitin 2013. Njësia 7 e drejtuar nga kandidatja socialiste, Vasilika Hysi, ka shënuar ulje me 51.61 % të votave, nga 51.82 % të tilla. Në njësinë 11 ku punën e drejtonte Rakip Suli, PS ka marrë 1002 vota më pak, ose 44.91% nga 45.69% të totalit. LSI është rritur me 6.56%, ndërsa PD është dobësuar 5.17%.

Vlorë

Damian Gjiknuri në qarkun e Vlorës ka shënuar një rritje nga 46.62% që ishte në vitin 2013, në  60.34% ku numri i votave nga 56 mijë shkoi në 65 mijë. Partia Demokratike është ulur me ­0.6 %, ndërsa LSI është rritur me 0.97%. Në këtë qark, partitë në rritje kanë marrë vota nga PDIU dhe PBDNJ, dy parti kundërshtare të cilat u përfshinë në listat e PD­së të dyja njëherësh. Në këto kushte, çamët dhe minoritarët grekë nuk kanë votuar listën e PD­së, por i kanë shpërndarë votat për partitë e tjera.

Deputetët e rinj sipas qarqeve

Qarku Berat, 7 mandate:

PS

1­Blendi Klosi

2­Ermonela Valikaj

3­Adnor Shameti

4­Fadil Nasufi

PD

1­Eduard Halimi

LSI

1­Nasip Naço

2­Gledjon Rehovica

Qarku Dibër, 6 mandate:

PS

1­Ilir Beqaj

2­Almira Xhembulla

PD

1­Dhurata Cupi (Tyli)

2­Xhemal Gjunkshi

PDIU

1­Reme Lala

LSI

1­Përparim Spahiu

Qarku Durrës, 14 mandate:

PS

1­Eglantina Gjermeni

2­Milva Ekonomi

3­Fidel Ylli

4­Ilir Ndraxhi

5­Rolant Xhelilaj

6­Jurgis Çyrbja

7­Rrahman Rraja

8­Klodiana Spahiu

PD

1­Oerd Bylykbashi

2­Fatbardha Kadiu

3­Edi Paloka

4­Florjon Mima

LSI

1­Lefter Koka

2­Nora Malaj

Qarku Elbasan, 14 mandate:

PS

1­Taulant Balla

2­Evis Kushi

3­Arben Kamami

4­Musa Ulqini

5­Anastas Angjeli

6­Luan Duzha

7­Nuri Belba

PD

1­Edmond Spaho

2­Endri Hasa

3­Luciano Boci

PDIU

1­Aqif Rakipi

2­Bujar Muça

LSI

1­Monika Kryemadhi

2­Edmond Haxhinasto

Qarku Fier, 16 mandate:

PS

1­Erion Braçe

2­Adelina Rista

3­Bashkim Fino

4­Ismet Beqiraj

5­Antoneta Dhima

6­Bujar Çela

7­Tatiana Piro(Nurçe)

8­Anduel Xhindi

9­Gramoz Ruçi

10­Xhevit Bushaj

PD

1­Enkelejd Alibeaj

2­Genc Pollo

3­Myslim Murrizi

4­Luan Baci

LSI

1­Petrit Vasili

2­Robert Bitri

Qarku Gjirokastër, 5 mandate:

PS

1­Bledar Çuçi

2­Mirela Kumbaro

3­Flamur Golemi

PD

1­Tritan Shehu

LSI

1­Vangjel Tavo

Qarku Korçë, 11 mandate:

PS

1­Niko Peleshi

2­Eduard Shalsi

3­Elisa Spiropali

4­Ilirian Pendavinji

5­Ilir Xhakolli

6­Edlira Bode

PD

1­Valentina Duka

2­Ervin Salianji

3­Hekuran Hoxhalli

4­Klevis Balliu

LSI

1­ Edmond Panariti

Qarku Kukës, 3 mandate

PD

1­Flamur Noka

2­Isuf Celaj

PS

1­Mimi Kodheli

Qarku Lezhë, 7 mandate:

PS

1­Lindita Nikolla

2­Pjerin Ndreu

3­Gjetan Gjetani

PD

1­Aldo Bumçi

2­Lindita Metaliaj

3­Andon Frrokaj

LSI

1­ Viktor Tushaj

Qarku Shkodër, 11 mandate:

PD

1­Romeo Gurakuqi

2­Izmira Ulqinaku

3­Lorenc Luka

4­Bardh Spahia

5­Nard Ndoka

PS

1­Ditmir Bushati

2­Paulin Sterkaj

3­Senida Mesi

4­Luan Harusha

PSD

1­Tom Doshi

LSI

1­ Agron Çela

Qarku Tiranë, 34 mandate

PS

1­Elona Hoxha/Gjebrea

2­Besnik Baraj

3­Olta Xhaçka

4­Blerina Gjylameti

5­Pandeli Majko

6­Saimir Tahiri

7­Vasilika Hysi

8­Ervin Bushati

9­Ogerta Manastirliu

10­Fatmir Xhafaj

11­Rakip Suli

12­Arben Ahmetaj

13­Xhemal Qefalia

14­Sadri Abazi

15­Ulsi Manja

16­Klotilda Bushka

17­Sadi Vorpsi

18­Arben Servet Pellumbi

PD

1­Lulzim Basha

2­Orjola Pampuri

3­Rudina Hajdari

4­Grida Shqima

5­Albana Vokshi

6­Jorida Tabaku

7­Sali Berisha

8­Halim Kosova

9­Gent Strazimiri

10­Fatmir Mediu

11­Dashamir Shehi

LSI

1­Klajda Gjosha

2­Kejdi Mehmetaj

3­Floida Kërpaçi

4­Endrit Braimllari

5­Luan Rama

Qarku Vlorë, 12 mandate:

PS

1­ Damian Gjiknuri

2­ Vilma Bello

3­ Alket Hyseni

4­ Vullnet Sinaj

5­ Andrea Marto

6­ Edi Rama

7­ Edmond Leka

8­ Fatmir Velaj

PD

1­ Agron Shehaj

2­ Nadire Mecorapaj

3­ Vangjel Dule

LSI

1­Sezai Rokaj/Shqiptarja.com

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Zgjedhjet/ Analiza për çdo qark, PS rritje maksimale në Kukës, Durrës, Fier, Berat dhe Vlorë”

  1. Lili says:

    Per Kukesin ,ju garantoj se Mimi asnje vote nuk e ka fituar po, safet gjici ka paguar kuksianet mire…

  2. bushtrica says:

    Pitbulli bleu 100 evro voten ne Kukes. Lamtumire kandidati perjetshem. Ke kohe. Kandido ne Zhur tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *