Zogaj apelon në alarm: PD rrezikon të çahet, Basha duhet të dorëhiqet. Ngrirjen nuk e kuptoj

30 Qershor 2017, 09:25Politika TEMA

Kandidati i PD-­së në Lezhë, Preç Zogaj, i kërkon Lulzim Bashës t’u sigurojë mundësinë rivalëve të tij për të kandiduar si të barabartë me të.

Sipas Zogajt, vendimi i Bashës për të ngrirë funksionet e tij është i pakuptueshëm, ndonëse si shembull është ndjekur më herët edhe nga Kryeministri italian, Mateo Renzi.

Kandidati i PD-­së në Lezhë kërkoi që Basha të mbajë partinë e bashkuar, pasi rrezikohet përçarja dhe kjo gjë, sipas Zogajt, sigurohet duke lejuar një garë të ndershme brenda PD.

“Unë kam punuar me Bashën. I njoh cilësitë e tij, njoh edhe defektet. Çdo njeri ka defekte. Jam dakord që në fund gjërat duhet të shihen te rezultati. Rezultatit duhet t’i bëjmë zbritje atë shitblerjen e votës, e cila nuk është e matshme, por është shumë e madhe.

Por, pikësëpari, Basha duhet të krijojë konditat për një garë të ndershme në PD. Të vendosë në themel të saj votën e lirë, konkurrencën e lirë, rregullat e barabarta të lojës për të gjithë.

Është e vetmja mënyrë për ta mbajtur të bashkuar partinë. Basha ka përgjegjësinë që nga kjo dramë e PD të japë kontributin e tij që partia të dalë e sqaruar dhe e bashkuar. Në këtë kuptim, Basha mund të jepte edhe dorëheqjen. Atë ngrirjen unë nuk e kuptoj, të them të vërtetën.

E ka bërë edhe Renzi, edhe ky të japë dorëheqjen dhe të rikandidojë. Ai ka argumentet për të rikandiduar. Basha duhet t’u sigurojë mundësinë rivalëve të tij që të konkurrojnë si të barabartë me të. Kjo është demokratike, por e dikton edhe situata që është tani, sepse rrezikon të çahet partia”, tha Zogaj.

Kandidati i Lezhës u kërkoi demokratëve që debati mes tyre të jetë ai brenda një familjeje politike. Sipas tij, problemi më i madh i këtyre zgjedhjeve ishte shitblerja e votave.

“Le ta zhvillojmë debatin si brenda familjes. Të biem dakord që problemi më i madh i këtyre zgjedhjeve ishte shitblerja e votës. Të biem dakord që në zgjedhje nuk na ka futur Edi Rama, por kemi hyrë në respekt të partnerëve tanë strategjikë.

Unë nuk jam i befasuar që Edi Rama ka prerë në besë Lulzim Bashën. Nuk kam pritur kurrë besnikëri nga Edi Rama.

Kam thënë disa herë që PD nuk duhet të hynte në zgjedhje, por kur SHBA hyri në lojë, kam thënë që ata janë partnerë strategjikë”, deklaroi Zogaj.

13 komente në “Zogaj apelon në alarm: PD rrezikon të çahet, Basha duhet të dorëhiqet. Ngrirjen nuk e kuptoj”

  1. fatmir says:

    Sigurisht ti kupton vetem gjuhen e spiunit, te tjerat nuk jane per ty zoti spiun.

  2. Peço says:

    Nuk e ha Basha atë kokërr ulliri, që të jap dorheqjen. Ai e di se kundërshtarët ,po të jap dorëheqje do të kërkojnë më pas të mos kandidoj si humbës që është. Basha e kupton se po e sulmojnë me armën e tij kryesore, pabesinë.

  3. Beni says:

    Fjala jote, z. Ciftelia, do zbatohet me se miri nga holandezi me 8 pashaporta USA, idhi ne ngjitje, tregtari i detit dhe uzurpatori i cdo gjeje ne keto 12 vite si politikan ne Shqiperi. Kur jua bente vjedhjen te tjereve, ju politikanet e kazani, e mbronit. Tashme do korrni ate qe mbollet. Vec per kete mungese koherence, soji juaj i politikaneve e meriton te SHPORRET perfundimisht nga skena politike. Legena deri ne madheshti.

  4. orli says:

    Bjeri ciftelise o djale! Kur bjen fyelli ciftelia, marrin hov gazrat e mia!

  5. Aseni says:

    A mund te rinovohet PD kur ne krye Jane ende Patozi, Zogaj, Berisha, Ristan e Paloka? Kurre. PD nuk donte te hynte ne zgjedhjeve dhe e dinte qe do humbiste. PD hyri se ia kerkoi Amerika. Atehere perse e sulmoni Bashen, sepse degjoi ameriken apo qe mori rezultatin qe pritej, humbjen? Lista e deputeteve? Basha hoqi disa te vjeter sepse kjo duhej bere qysh kur Basha erdhi ne krye te partise. Dihet se nje Kryetar I ri me struktura te vjetra nuk ka sukses. Basha nuk ka qene I lire nga Berisha dhe nga te vjetrit. Kjo parti duhet te ndryshoj, se pari mendesine dhe pastaj praktiken e saj politike.

  6. Xen deledashi says:

    ik or malok matuf

  7. Kris says:

    PD nuk ka qene kurre Parti! Disa ish antare te PPSH me Saliun, spiun, ne krye karrieriste dhe hajdute morren PD dhe e katandisen me spiune si puna e Prec Zogaj,spiunit te mirefillte te PD!

  8. true says:

    Pd e ka marre rrugen e mu..t dhe kushdo qe ta marre nuk do te marre me shume se kaq. Te dashur demokrat beni analiza per humbjet si dhe per fitoret e “meritura” por mos e mbuloni qellin me shosh kur te vini pikat mbi i .

  9. Rrok cubi says:

    O ju kermij te politikes dhe gazetarise shqipetare,qe gjithe jeten tuaj publike nuk thate njehere te vetme nje te vertete,po qe terhiqeni kaq vite ne erresiren e nates,gjithe jarge,hiqni dore nga angazhimi publik,se jeni bere te neveritshem deri ne urrejtje,ju jeni te pabesushmit me te medhej ne opinion qe i keni mbush mendjen vetes se ky popull pret me padurim se cfare thoni ju te beje.Qe tju ofendosh,ju nuk keni turp,as nder,as burreri,ju perfundimisht mbeteni te lagur si lart dhe poshte,lart se ju pshur populli dhe ata qe ju paguajne,poshte,nen vete ju jeni te pshurrur me kohe,dikush nga ju nga prostata,dikush nga pija,dhe shume kush nga ju nga frika,prandaj rrini ne shtepi ose filloni e perdorni pampers.

  10. Ledio says:

    Me thoni nje te vdekur ne rrethana misterioze nga lideret e PS? Sa doni t’ju numeroj nga PD? Me Ali Spahiun, Pjeter Arbnorin, Safet Zhulalin, Bashkim Gazideden, Gramoz Pashko, Azem Hajdari, Arben Broci, Sokol Olldashi te vrare nga dora gjakatare e krye-spiunit Serb , Sali Qen Berishovic . Cfare rinovimi do ti spiun i vogel me emrin Perrrr Zogaj..?

  11. rini says:

    Deri tani jeni i vetmi qe jeni objektiv dhe duket qe prokupaconi yt kryesor eshte te riformohet PD.
    Rama nuk e di çfare eshte besa.Voten ja dha populli dhe pse ekonomia eshte ne renie,dhe pse kriminaliteti eshte ne rritje,dhe pse droga ka mberthyer vendin,dhe pse te rinjte kane marre rruget e botes sidomos ne qeverisjen e tij…..Populli e deshi ja pafte sherrin dhe me keq.Populli eshte turme.
    Qe jane blere votat dihet,qe eshte bere presion dihet.E kam me fakte sepse disa here me kane bere telefon qe te mos shkoj te votoj per PD.Ata qe PD i ka mbeshtet dhe ju ka dhene poste te rendesishme ja kane kthyer shpinen dhe jane bere me PS,dhe bash keta kane shperdale para dhe kane blere vota per ps me parat e fituara padrejtesisht me pd.
    Shkurt PD -ja ka shume per te bere por kam besim qe me njerez si ti do te ribehet.Mblidhni rinine z.Zogaj e largoni ujqerit e vjeter…….

  12. taraboshi says:

    Deri kur te vuri kandidat per deputet Basha ishte i mire tesh qe nuk fitove nuk te desht populli tashti na del i keq e duhet hequr ptu opinonista kazani .

  13. I drejti says:

    Me karabush se ky njeri zor se gjen. Si ka mundesi qe na ka çare trapin per kaq kohe dhe perseri nuk i mbyllet haleja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje