A do të shpallë kandidaturën për kreun e PD, Astrit Patozi? Ja kur do flasë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka paralajmëruar se do të dalë në një konferencë për shtyp në orë 18:00 nga selia blu.

Nuk dihet ende arsyeja e kësaj dalje të papritur. Theksojnë se që pas grirjes së Lulzim Bashës në Partinë Demokratike është hapur gara për kreun  e kësaj partie, ku deri më tani  kandidon Eduard Selami dhe Lulzim Basha.

Astrit Patozi dy ditë më parë ka deklaruar se nuk do të garojë, por pritet që me daljen e tij të sotme për median kjo edhe mund të ndyshojë.

Në “Opinion” Patozi është shprehur se nuk do të kandidojë për kryetar të Partisë Demokratike. Deputeti demokrat që u la jashtë listave për një mandat tjetër nga kreu i PD-së, deklaroi se Basha po bën një farsë me garën në parti.

Patozi tha se Basha duhet të jepte dorëheqjen dhe pastaj të hynte në zgjedhje.

Më tej, ai, tha se gara ka nevojë për disa kushte, “Basha në shkelje të rëndë të statutit të PD-së, e hedhin në erë që ditën e parë procesin”.

“Gjithë sa thatë ju janë të vërteta. Është shkruar dhe folur për mua gjatë këtyre ditëve. Unë sigurisht që e kam lexuar me vëmendje dhe sot kam një vendim. Unë nuk do të kandidoj për kryetar të PD-së.

Kam dy arsye të forta. Unë nuk do të kandidoj për shkak se PD sot nën drejtimin e Bashës është bërë gati të hapë një farsë elektorale.

Do të thotë që çdo lloj gare minimalisht ka nevojë për disa kushte. Zoti Basha në shkelje të rëndë të statutit të PD-së e hedhin në erë që ditën e parë procesin.

Akti i parë konsiderimi i vetëngrirë i kryetarit të PD-së. Kjo nuk është vetëm anti-statut por nuk gjendet në asnjë vend të botës”, theksoi Patozi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *