Balla i kërkoi dorëheqjen, reagon kryebashkiaku i Cërrikut: Deklarata qesharake, për mua LSI është forcë e parë dhe forcë e paparë

1 Korrik 2017, 15:49Politika TEMA

Kryebashkiaku i Cërrikut, Altin Toska ka reaguar pas deklaratës së bërë nga deputeti socialist Taulant Balla, i cili i kërkonte të jepte dorëheqjen në shembullin e Petrit Vasilit, pasi ai kishte deklaruar se nëse LSI nuk del forcë e parë në Cërrik do dorëhiqej.

Me anë të një postimi në facebook Toska, shkruan se deklaratat e Ballës janë qesharake, pasi “nuk ia arriti dot qëllimit dhe premtimin që i kishte bërë Ramës për ta nxjerrë LSI me 0 deputetë në Elbasan”.

Më tej ai thotë se LSI për të  është forcë e parë dhe forcë e paparë.

Statusi i plotë

Më vjen për të qeshur nga deklaratat e Tulantit, kur kujtoj terrorin dhe krimin që lëvizte me makinat e policisë netëve të nxehta të qershorit për të kërcënuar dhe blerë popullin e Cërrikut.

Pasi nuk ia arriti dot qëllimit dhe premtimin që I kishte bërë Ramës për ta nxjerre LSI me 0 deputete tani vjen dhe bën deklarata qesharake.

Po I kujtoj Taos që mua më ka votuar populli I Cërrikut dhe për këtë detyrimi im është që tiu shërbej atyre me përkushtim të lartë edhe pse Tao ka lobuar në qeveri disa here kunder bashkise se Cërrikut.

Për mua LSI është forcë e parë dhe forcë e paparë sepse është forcë e parë e rinisë është forcë e parë e integritetit dhe dinjitetit Tao qe ti nuk i ke njohur dhe s’besoj se ke për ti njohur, prandaj edhe shefi yt nuk të bën ministër sepse e di që ti gjithmon qeni që leh për të do jesh. Suksese në jetë Tao.

Uroj që milionat e eurove që shpërndave në qarkun e Elbasanit mos tiu mbledhësh prap qytetarëve duke iu shitur vendet e punës.

Tashmë realizoni planin për të bërë ato qe nuk i bëtë në 4 vjet. Ne LSI do jemi opozita që nuk ka patur Shqiperia ndonjëherë, e cila as nuk blihet as nuk frikësohet por do të jete zëri që ju Tao të rilindjes doni ta zhdukni do te jetë zëri i popullit. LSI forcë e parë forcë e paparë.

8 komente në “Balla i kërkoi dorëheqjen, reagon kryebashkiaku i Cërrikut: Deklarata qesharake, për mua LSI është forcë e parë dhe forcë e paparë”

  1. Populli says:

    Ti je një idjot.Mjer Ai popull kë ka për kryetar bashkie.

  2. kombi says:

    MOSSS SE NA CUDITE !!

  3. lond says:

    Me votat e kujt partie u bere kryetsr z.Toska, edi per bukuri mbi 55 perqid ishte partia socialiste pa u bere ti kryetar, dhe tani thua forc e par e papar, shikoje mandatin tjeter keta te paparet,

  4. albaniafirst says:

    Balla thjesht po te kujton qe te mbash premtimin qe bere se do dorehiqeshe ne se LSI nuk d.o dilte force e pare ne Cerrik. Ne se e mban vetren per burre, jep doreheqjen se humbe ne zgjedhjet e fundit. Humbe edhe ne qytetin tend qe pretendon se te ka zgjedhur. Dihet se je zgjedhur ne baze te koalicionit me PS, ku more dhe votat percaktuese te socialisteve. Ne fakt, ne e dime se cfare “burrash” jeni ju sahanlepiresat e Like floririt

  5. shqip says:

    O debil ! Te duket vetja se je kryetari nju jorkut . Karagjoz ! Merru me pune , jo me deklarata . Trotuaret , shkollat , parqet ….., nuk ti ben Balla . Sa per lesh e line mos u mbyt me lesh ne goje . Provo te hash gjera naturale . Me lsi hibride te ze zemundja e bllokut 7% .

  6. Poradeci says:

    Po ti more” Maloku” i Cerrikut me votat e kujt u bere Kryetar Bashkie? po nuk ke faj ti se keshtu ju ka mesuar Meta floriri vetem si te vidhni,si te mashtroni dhe si te jeni mos-mirenjohes mos ki merak se prapa e ke fushaten per lokalet dhe e merr vesh sa te vlen lekura.

  7. ce guevara says:

    Qenke ne dëlir o Altin….akoma se ke mare vesh se koha e gjelave ka mbaruar…se kryetar ubere me ndihmën e Ballës dhe ne zgjedhjet e 2019 nuk do merni asnjë bashki. Akoma se keni mare vesh se koha juaj ka mbaruar një here e mire.zgjohu o gjel i 600 mije votave imagjinare….

  8. Sebbasstian says:

    Kryetar katundi je , mos u fry si gjeli ne pleh . E hoqet masken ju surratpalaret e Like Leshit por do ta provoni ketej e tutje sa ju vlen lekura .Burracak qe vetem leh .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje