Carlo Bollino:Tërheqja vullnetare akt dinjiteti i ministrave teknikë

Nga Carlo Bollino

Marrëveshja politike e 18 majit Rama-Basha, që mundësoi zhvillimin e zgjedhjeve me pjesëmarrjen e opozitës, po sjell një pasojë të papritur: ministrat teknikë të PD-së, të emëruar me qëllimin e vetëm që të monitoronin procesin elektoral, refuzojnë të japin dorëheqjen edhe tani që zgjedhjet mbaruan.

Të shtatë emisarët e Bashës, që janë emëruar me dekret presidencial dhe që drejtojnë dikastere kyç si ministria e Brendshme, Financat, Puna, Shëndetësia dhe Arsimi, faktikisht po qeverisin pa asnjë mandat nga populli dhe në shkelje të hapur të marrëveshjes politike, që i çoi të merrnin ato detyra. Problemi, që ndoshta as vetë Rama nuk e kishte parashikuar, është që asnjë institucion jashtë Parlamentit tanimë nuk mund t’i heqë nga ai post dhe, duke qenë se tani nuk ka Parlament, e vetmja mënyrë për ta ndërprerë këtë farsë është që ata të shtatë të japin dorëheqjen.

Po ata e refuzojnë këtë, në pritje të një urdhëri nga lart, që vetëm Lulzim Basha mund ta japë. Po edhe ai vetë “ngriu”, duke refuzuar të ushtrojë funksionet e kryetarit të PD që kishte patur në momentin e firmës së marrëveshjes me Edi Ramën. Kështu, për shkak të këtij “ngërçi” të dukshëm politiko-institucional, qeveria teknike po transformohet në një puç teknik.

Shtatë ministrat e PD në fakt pretendojnë të ushtrojnë me të drejta të plota funksionet e tyre, sikur të ishin emëruar nga një parti që ka fituar zgjedhjet: kështu, shpallin tendera, marrin vendime politike, bëjnë emërime, madje edhe nxjerrin udhëzime, pra akte nënligjore me efekte financiare. Me pak fjalë, veprojnë sikur të ishin ministra politikë, por jashtë kontrollit të kryeministrit dhe madje edhe të Parlamentit.

Ministri i Brendshëm Demiraj për shembull pret ambasadorë, dialogon me krerët e policisë dhe përfaqëson Shqipërinë edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke marrë psh nga Departamenti amerikan i Shtetit raportin vjetor të trafikut të qenieve njerëzore. Ministrja e Arsimit Mirela Karabina po përgatitet të hapë procedurat për pranimin në universitete dhe të mbyllë provimet e maturës shtetërore, dy funksione themelore në aktivitetin e ministrisë së Arsimit, që duhet të kryhen sipas politikës së qeverisë në detyrë, ndërkohë që zonja Karabina është e lire, në këtë moment, ta bëjë sipas politikës së opozitës.

Ministri i Drejtësisë i PD Gazment Bardhi dhe ministrja e Financave e PD Helga Vukaj kanë nxjerrë udhëzime për caktimin e tarifave të reja publike, që ndikojnë në buxhetin e shtetit, edhe kjo një kompetencë ekskluzive e qeverisë politike, por që në këtë moment ushtrohet nga  eksponentë të opozitës. Përfshirë këtu edhe punësimin dhe emërime në detyra me përgjegjësi, si ajo e Denion Meidanit drejtor të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, vendosur nga ministri i Drejtësisë i PD. Vetë Meidani ishte shkarkuar nga drejtoresha socialiste e Doganave. Dhe shembuj si këta mund të silleshin me dhjetra.

Gjashtë ministrat e PD (dhe një zëvendëskryeministre) në fakt po uzurpojnë pushtetin në emër të një marrëveshjeje politike, që duhet t’i mbaronte efektet e saj me zgjedhjet e 25 qershorit, por ata po e përdorin për të pushtuar në një mënyrë politikisht të paligjshme ministritë më të rëndësishme të qeverisë. Lulzim Basha kishte përsëritur gjithnjë, gjatë tre muajve të protestës së çadrës, se kërkesa e tij për të krijuar një qeveri teknike nuk synonte të merrte pushtetin në tavolinë, por vetëm e vetëm për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por vendimi i tij për të mos urdhëruar dorëheqjen e ministrave të tij teknikë, tani që zgjedhjet mbaruan, tregon krejtësisht të kundërtën.

Qendrimi i PD flet për atë se zgjedhja e Edi Ramës, i cili këmbënguli vetçm për të mos lëshuar postin e kryeministrit teknik, çka u cilësua nga LSI dhe nga shumë analistë si arrogancë, në të kundërt paska qenë një zgjedhje e matur, pasi sot qeveria e PS-së do ta gjente veten të drejtohej edhe nga një kryeministër i Bashës me fuqi të plota, pavarësisht nga rezultati i votimeve. Megjithatë, puçi teknik ishtë një mundësi, të cilën ndoshta as vetë Edi Rama nuk e kishte parashikuar kur pranoi të shkarkonte ministrat e vet, për t’i zëvendësuar “vetëm për 34 ditë” me shtatë ministrat e opozitës.

Tani është i detyruar të mbetet edhe për dy muaj të tjerë në krye të një qeverie të çalë, të cilën nuk e kontrollon dot krejtësisht, edhe pse i fitoi zgjedhjet pikërisht me objektivin për të qenë i vetëm në timon. Por paradoksi që solli marrëveshja e 18 majit është edhe diku tjetër, pasi në këtë moment kryeministri është lider minorance brenda Ekzekutivit të tij. Ndërkohë që, pas disa javësh, do të kemi një kryetar shteti, që duhet të përfaqësojë unitetin e kombit, por të cilin, çdo mbrëmje, kur të kthehet në pallatin presidencial, do ta presë për darkë shefja e opozitës.

Natyrisht do të kishte një rrugëdalje tjeter nga kjo situatë qesharake dhe paradoksale: të shtatë ministrat, me një gjest dinjiteti, të jepnin dorëheqjen pa pritur urdhëra nga lart. Le ta marrin edhe rrogën e qershorit, pastaj të shohim.

 

 

 

REMOTE_ADDR:[]

14 komente në “Carlo Bollino:Tërheqja vullnetare akt dinjiteti i ministrave teknikë”

  1. niki says:

    Se cila eshte Pd-ja e dime, por nuk kuptoj ata qe nuk kane interesa perse e votojne.

    1. floriri i Bençes says:

      Ky eshte puç shteti!!!!!! Megjithate populli thote qe tafma e madhe te le pa gje apo dardha e ka bishtin mbrapa,
      Keta kingat mund edhe ti shihni ne banken e te akuzuarve nje dite te bukur, natyrisht per shkeljet qe po bejne.
      Nuk e di sa sa ju leverdis ky teater.

  2. kozmo says:

    ASNJE SHQIPETAR NUK KA DINJITET . TE GJITHE JANE
    NJEREZ PA KLAS . KOMUNIZMI E SHKATARROJ KETE RRACE ,PASTAJ DEMOKRACIA E SALIUT . SOT NUK GJEN ME NJEREZ ME VLERA TE LARTA.

  3. Kellira says:

    Do e kete shkruar duke u dhjere se me bene pershtypje disa shprehje:
    “drejtoresha socialiste e Doganave” (fiks sipas premtimeve te Rames)
    ose kjo tjetra:
    “vendimi per te mos urdheruar doreheqjen”
    Doreheqje me urdher?!

  4. Vesi says:

    Sakte zoti Bollino, por ata ministra nuk e njohin dinjitetin. Ata duan te fitojne dhe te kapardisen, tradite e bajraktarve Shqiptare. Rama duhet ta parashikonte kete situate qesharake.

  5. besniku says:

    Le te rrine edhe ca kohe dhe te ngrefen si gjeli maje plehut!

  6. optimizem per vendin says:

    Zoti Bolino ! Kryeministri vendos per qeverine ne çdo moment dhe kur do ai, se ai perfaqeson zgjedhesit, prandaj kryeministri ti shkarkoje dhe te punoje me zevendesministra deri ne formimin e qeverise re , meqense nuk mblidhet parlamenti apo presidenti ne detyre eshte i zene me dekorimet. Kjo eshte kushtetuta jo vetem ne Shqiperi por ne gjithe boten demokratike: qeverine dhe ministrat jane kompetence e kryeministrit. Ne qoftese luhet ne politike, eshte tjeter gje.

  7. Agron says:

    Le te rrine te firmosin tendera dhe vjwdhje te tjera. Ne burg do shkojne…mezi po pret Rama

  8. Zgalem says:

    Ngerci i krijuar nga Ministrat teknike , tregon me ze dhe figure se cila eshte fytyra politike e secilit pdist , qe eshte rekurtuar nga Saliu . Cilido njeri normal , do te largohej nga posti . detyra etyre u mbyll me zgjedhjet . Si nuk u vjen turp , qe japin urdhera , ne emer te kadavres PD.
    Zoti Bolino ¡ e shef cili eshhte morali i kesaj partie ¿ Te mendosh se rrine per roga , nuk besoj , se keta jane te pasar , me sa kam degjuar . Rrine vetem , per anarshi dhe puc institucuional . Populli i shef dhe gjykon cilet jane : Perfaqesus te nje partie terroriste . vete endrimi I tyre eshte terror , jo vtem psikollogjik . Me vjen keq , per Ministrin teknik te brendshem : U soll shume korrekt ne nje interviste tv , qe e ndoqa . Te tjeret jane te paisur me educate rruge , sikur I ka nxerre Berisha nga hundet . Zgalem

  9. Ahmet Tusha says:

    Z.Carlo taninqe ke marre edhe shtetsine shqiptare lexoje kushtetuten e shqoperise.
    Mimistri eshte titullari i plote i ministrise pra ka te drejta te plota per ushtrimin e detyres

  10. Ups says:

    Reeeeeé
    Fuck #Rama #Meta #Berisha

  11. fieraku NGA ferrasi says:

    Pse a ke ndermend te rihapesh
    Pazarin e plehrave te italialise ?
    Per mend shqiptaret te cojne ne 7 cesma e te sjellim PA uje po’ i ka zene e keqja me neokomunistet.

  12. TOMORI USA says:

    Ne ter boten demokratike edhe nese konstaohet nje plagjatur nga noje titullar, e para gje qe ndoth me personin esht dorheqja. Keta lapanjgjozet tan u embelsuan me kariken, me rrogat dhe makinat dhe se leshojn kariken Turp, per nje vend qe kerkon te aderoi ne BE.
    Kur ndodhin humbje katastrofale te kesaj nnatyre akti i par qe ben nje kryeminister, ministrat esht dorheqja. Cudirem se si rin ministrat kujdestar qe ishin ngarkuar si roje vetem per zgjedhjet. Po keshtu LSI qe akoma be sehir dhe si terheq mnistrat, esht ne bashkeqeverisje me PS.
    Duket se edhe keta e nisen mbrapsh kete histori, qysh kur presidenti i zgjedhur, dotrezoi detyren de jure dhe e ushtoi defakto, duke i ven berylin kryetarit Vasili. Precedent i pa par ne boten demokratike duhet te vendoset ne Gines. Veprim qe ka len shije te hidhur edhe etu ne SHBA.

  13. TOMORI USA says:

    Ne ter boten demokratike edhe nese konstaohet nje plagjatur nga noje titullar, e para gje qe ndoth me personin esht dorheqja. Keta lapanjgjozet tan u embelsuan me kariken, me rrogat dhe makinat dhe se leshojn kariken Turp, per nje vend qe kerkon te aderoi ne BE.
    Kur ndodhin humbje katastrofale te kesaj natyre akti i par qe ben nje kryeminister, ministrat esht dorheqja. Cuditem, se si rin ministrat kujdestar qe ishin ngarkuar si roje vetem per zgjedhjet. Po keshtu LSI qe akoma beni sehir dhe si terheq ministrat, esht ne bashkeqeverisje me PS.
    Duket se edhe keta e nisen mbrapsh kete histori, qysh kur presidenti i zgjedhur, Meta, dotrezoi detyren de jure dhe e ushtoi defakto, duke i ven berylin kryetarit Vasili. Precedent i pa par ne boten demokratike duhet te vendoset ne Gines. Veprim qe ka len shije te hidhur edhe etu ne SHBA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *