Deklaratë e re nga grupi anti-Basha: Të shtyhen zgjedhjet në PD

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Grupi anti-Basha ka publikuar sot një tjetër deklaratë, ku bëjnë thirrje për mbledhjen me urgjencë të Kryesisë së PD.

Në këtë deklaratë të re  ata gjithashtu shtrojnë 5 kërkesa të reja përsa i përket garës për kreun e Partisë Demokratike.

Ndër 5 kërkesat që ata parashtrojnë, është dhe shtyrja e datës së zgjedhjeve për kreun e PD.

DEKLARATA

Në emër të gjithe aktivisteve, anetareve te forumeve, deputeteve, personaliteteve dhe figurave publike qe jane bere bashke ne mbrojtje te statutit dhe Partisë Demokratike, e cila bëhet sot publike si qëndrim i përbashkët.

Zgjedhjet e 25 qershorit shenuan disfaten me te rende zgjedhore ne historine e Partise Demokratike. Kundershtari politik u fut ne garen zgjedhore me nje bilanc te turpshem qeverises, me deshtime dhe paudhesi, te cilat jane mbajtur shenim jo vetem nga shqiptaret, por jane evidentuar edhe nderkombetarisht.

Partia Demokratike ka meriten e pamohueshme te denoncimit publik te tyre.

Rezultati i zgjedhjeve ne favor te qarte te mazhorances dhe ne ndeshkim te forte te opozites ishin rezultat i blerjeve masive te votave me parate e droges dhe perfshirjes se krimit ne proces zgjedhor, por edhe pasoje e gabimeve te renda te PD

PD duhet t’u ktheje me urgjence shpresen shiptareve, duhet t’u ringjalle besimin, duhet te shpetoje demokracine ne kete vend.

Prandaj nje garë e hapur, me rregulla te drejta e te paanshme, me analizë dhe debat alternativash, me konkurrim real dhe respekt e gjithë-përfshirje për sfidantët perben kushtin themelor per rimekembjen e PD-se.

Kryesia e PD-se duhet te garantoje gare te barabarte, rregulla te ndershme e te paanshme, proces te hapur e transparent, konkurence te vertete, ballafaqim e debat, sipas statutit dhe rregollores per zgjedhjet, te cilat duhet te miratohen perpara fillimit te procesit.

Bazuar ne sa me siper, Kryesia e PD-se duhet te mblidhet me urgjence dhe te marre masat e nevojshme perfshi:

1.anullimin e procedures se nisur pa miratimin e kryesise se PD-se;

2.ngritjen e nje grupi gjithperfshires pune per hartimin e rregullores per zgjedhjet dhe te kalendarit te procesit zgjedhor;

3.te miratohen regullorja dhe kalendari, sipas statutit;

4.me hyrjen ne fuqi te ketyre akteve, Kryesia te shpalle zgjedhjet ne nje date te pershtatshme dhe te pranueshme per te gjithe;

5.Pas zgjedhjes se kryetarit te ri te filloje menjehere procesi per organizimin e kongresit te jashtezakonshem te Partise, ku te paraqitet platforma politike per rimekembjen e PD-se dhe per ringjalljen e opozitarizmit ne Shqiperi.

Menjehere pas plotesimit te kerkesave statutore secili nga demokratet ka kushtet per te hyre ne gare me synim bashkimin e Partise.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Deklaratë e re nga grupi anti-Basha: Të shtyhen zgjedhjet në PD”

  1. Vdekje pd says:

    Mut basha bajga keta.. akoma kane frike te drejtojne gishtin ndaj familjes. Plehra

  2. ILIRET says:

    Ne emer te gjithe socialisteve dhe te demokratit SKYPIONS, i bej thirrje Bashes te mos i shtyj zgjedhjet brenda PD-se, por edhe t’i shtyp keta vemje qe kerkojne lincimin e tij.
    Ore me qe ra fjala: -A e ka pare kush Skypions- in ? Sepse thone se pas humbjes drastike te PD-se eshte zhytyr ne Lane per te shuar trute e ndezur.

  3. Populli says:

    Ta kini të qartë ju e Basha bashk me ju që ky është fundi i merituar i një partie KLIK që ka lyer duart me gjakun e parajshëm të shqiptarëve.

  4. Dajti USA says:

    Akoma nuk e kuptojne keta te tredhurit e PD-es se vendimet i mere kryetari defacto,Saliu.

  5. Haka Tekizoti says:

    Këta do ta ringrenë PD-në???!!! Këta janë fund e krye si Basha. Vini re! Ata e mbështesin Bashën në justifikimin e humbjes, që paska ndodhur për shkak të blerjes së votës nga fituesi i zgjedhjeve (e dinë që paska ndodhur po s’kanë mundur ta faktojnë (!!!); po pse s’kanë mundur ta faktojnë kur ka qenë aq masive, dhe aq më tepër që e kishin shpallur qysh gjatë fushatës që ajo do ndodhte ??!!!) Mirëpo as Basha e as antibashët nuk u thonë të psktën militantëve të tyre se, pse për zgjedhjen e kryetarit t bashkisë Kavale ” bandat e blerjes së votave” u mbajtën nën kontroll dhe u mundën ndërsa për zgjedhjet e deputetëve u lejuan të blejnë???!!!
    Pra PD-ja nuk ringrihet dot nga ata të profkave….

  6. Jevi says:

    Zoterinj nismetar,situata e sotme nuk ndryshon nga ajo e para 4-vjeteve.Pas zgjedhjeve te humbura te 2013-tes ish kryetari beri po keto veprime qe po ben dhe Z. Basha. Pse atehere nuk u shkel statuti ,apo e shkeli Saliu i pa gabueshem.A nuk e caktoi kryetarin ai duke eleminuar ne menyre mafioze rivalin e gares dhe duke manipuluar zgjedhjet.
    Pretendoni se u blene zgjedhjet kur kishit 3/4 e qeverise ,komisjonin qendror te zgjedhjeve e shume drejtori.Cfar konstatuan ata dhe pse nuk edenancuan shkeliet?Do te benit mire qe analizen e humbjes ta beni vete ,gjeni fajet tuaja dhe riparoni ato.Mos kerkoni qe pa aftesin tuaj ta paraqisni si krim te te tjereve.Mos i ndyni zgjedhjet dhe vendin ,ju qe jeni gati ti vini flaken SHQIPERISE per interes te kariges tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *