Gara për kreun e PD/ Pas Selamit dhe Patozit shpall kandidaturën dhe një tjetër, EMRI

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryetari i ngrirë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mesa duket nuk do të këtë vetëm rival vetëm  Eduart Selamin dhe Astrit Patozin për kreun e PD, i cili do të zyrtarizojë kanditatuarën e tij në orët në vijim.

Një tjetët kandidat do të sfidojë Bashën. Ai është Erion Piciri, anëtar i PD-së, njëhersh edhe pjeseë e listës së kandidateve për deputet në Tiranë.

Përmes një postim në faqen e tij në facebook, Piciri shkruan se ka shpallur kandidaturën, si mision ndaj PD.

Më tej ai thekson se gara në 22 korrik është e nxituar.

Postimi i Picirit

Sot depozitova kandidaturën time për kryetar të Partisë Demokratike. Në këto momente të vështira që po kalon opozita shqiptare dhe vendi në tërësi, e ndjej si detyrim politik dhe qytetar të jap kontributin tim në ringritjen e kësaj partie historike.

Prej 25 vjetësh e ndjek dhe studioj politikën, e kam pjesë të preokupimit profesional dhe besoj se me pjekurinë e moshës dhe formimit të konsoliduar akademik, mund të jap një kontribut vendimtar në ringritjen e një opozite të bashkuar, luftarake dhe mobilizuese në mbrojtje të interesave tona shoqërore.

Programi im synon të instalojë në krye të PD-së një lidership autentik, gjithëpërfshirës, të vendosi garën për çdo post partiak dhe publik, të rikthejë konceptin e një partie ideologjike, vlerash dhe kauzash, të ridimensionojë PD-në si parti mazhoritare masash nga e djathta konservatore deri tek qendra social-liberale, të bashkojë të rinjtë dhe të vjetrit, të konsolidojë rolin e grupeve themeluese (të përndjekur, pronarë të vërtetë, të diskriminuar krahinorë dhe fetarë), të rrisi peshën e grupeve udhëheqëse të shoqërisë (intelektualët, sipërmarrësit dhe të rinjtë), të krijojë kultin e moralit, njeriut të zot dhe rezultatit, të kufizojë rolin e kryetarit dhe të forcojë rolin e figurave fituese me përgatitje dhe potencial elektoral.

Mbajtja e zgjedhjeve me 22 korrik eshte e nxituar, joproduktive dhe ndarese, jo bashkuese dhe konsensuale. Koha është e papërshtatshme dhe pamjaftueshme për një garë të ndershme.

Kam besimin se organet e partisë do institucionalizojnë procesin dhe do zgjedhin një datë të arsyeshme në fillim vjeshte, në respektim të statutit dhe standardeve. Kështu do rritet uniteti dhe besimi i të gjithëve tek misioni, procesi dhe vetë lidershipi i PD-së.

Kështu hyjnë në garë të gjithë potencialet konkuruese të opozitës, aq te nevojshem ne kete moment renieje te thelle elektorale.

Partia Demokratike, ashtu sic këmbënguli për zgjedhje të lira dhe të ndershme në rang kombëtar, do gjejë mëncurinë të krijojë kushte për zgjedhje të drejta dhe të ndershme në gjirin e saj.

PD ka hyre ne nje krize rezultati, ne nje krize besimi te lidershipit dhe mund te hyje ne krize institucionale dhe mediatike nese nuk ve ne funksion mekanizmat demokratike te konkurimit.

Lenia ne dore te ketij procesi te atyre qe jane traumatizuar nga humbja e gares mund te kete pasoja mbi vete unitetin dhe ringritjen e kesaj partie.

Tani eshte koha qe te gjithe te ruajme qetesine, te ruajme funksionimin statutor te partise, te gjejme unitetin dhe konsensusin per nje gare te hapur dhe te ndershme per te gjithe…

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

5 komente në “Gara për kreun e PD/ Pas Selamit dhe Patozit shpall kandidaturën dhe një tjetër, EMRI”

  1. Populli says:

    Zhdukuni o partia që kini vjedhur e vrarë shqiptarët.Ky popull ju urren o fundërina.

  2. fieraku NGA ferrasi says:

    Aman more pse duhet te shkojme ne
    Patoz e te heqimPicir.
    Kur te gjithe Jane njelloj.

  3. Simon Vrusho says:

    APEL MODEL
    Përshëndetje z. Piciri! Je më i qarti, më i sakti, më i miri. Ka një problem: Anëtarësia që i drejtohesh ti, është hipotetike, fiction, surreale, sepse anëtarësia normale që presupozon thirrja jote është dëbuar në mënyrë sistematike nga vulgu dhe vrugu, nga nivelet minimale dhe lloj-lloj mbetjesh rrethanore. Sidoqoftë, nëse oferta jote dëgjohet, miratohet, votohet, kuotohet dhe ti del dhe ia del, kjo do të thotë se aty paska mbetur një masë minimale kritike që e ngre ngritjen.
    Të uroj fat në xhungël, por edhe në shkretëtirë.
    Piciri, Piciri-je më i miri!

    Gjithë të mirat dhe lajmi që përcjell ti sot, është i vetmi lajm i mirë!

    Përshëndetje mik! Urime dhe suksese.

  4. shushica says:

    Piciri ,,i vetmi qe ke kuptuar diçka nga kriza e PD…Natyrisht nga ato qe ke shprehur ,ti ke kuptuar me shume ,edhe ato qe nuk i ke shprehur….per aresye oportunizmi ,Por ,sinqeisht ,te jap nje mendim …shprehi te gjitha ato qe mendon ….Duhet nje ndarje e prere nga e kaluara,,,sepse PD ,,nuk ka te kaluar..Qenia e PD per 13 vite ne qeverisje ishte nje tolerim kriminal qe perendimi ,e djathta dhe e majta i bene Berishes dhe berishizmit …Perendimi ,ne menyre qesharake mendonte se komunizmi ka lindur ne Shqiperi …Dhe per te ..çrrenjosur …komunizmin mund te tolerohej çdo gje ,shkaterrimi i ekonomise ,i shtetit ,i shkolles ,i shendetesise ,i shkences,i kultures….Ne fakt thuhet perendimi ,por ata qe vendosnin fatet e Shqiperise ishin nje lob i sofistikuar serbogrek ne SHBA…me ndihmen e nje grupi shqiptaro..amerikanesh ,,,pasardhes te denje te makartizmit.
    Ne se je vertet nje intelektual i bindur ne idete moderne te te djathtes qe permend …lere plakun ne shejtnin e tij,,,,mos kerko perkrahjen e grupeve te pinjolleve te fashizmit ,mos u merr me shpirterat e vdekur te atyre qe akoma rrojne me fantazmat e hakmarrjes dhe luftes se klasave…Studjo pak se si vepruan kristiandemokratet ne Gjermanine Lindore ,socialistet ne Spanje mbas renies se Frankos ,Mandela ne Afriken e Jugut ,leri anadollaket dhe orientalet ne boten e tyre idiote .Vertet mund te kete patur vota te blera ,por kjo eshte semundje shqiptare ,tashme ,kush me shume e kush me pak atje ku munden perpiqen ta bejne ,por mos harro kurre se krijuesi i kesaj praktike te tmerreshmem,ofenduese per dinjitetin njerezor ,shkatrrimtare per shtetin modern demokratik ishte Sali Berisha…Dhe kete duhet ta shprehni qarte ,E di qe eshte e veshtire ,eshte ecje kunder rrymes ,,,por ne momente te vecanta ecja kunder eshte e domosdoshme …Gradualisht kjo do te cliroje perkrahsit e te djathtes nga hija e berishizmit ,dhe te rinjte ata qe kane lindur ne vitet 90…do te perkrahin ,,por edhe ajo pjese e intelektualeve qe e lidhin vehten me te djathten si dhe biznesi prodhues i ndershem qe enderron per nje shtet funksional..
    E di qe pas ketj komenti mund te kete ndonje koment primitiv ,,,nuk ka rendesi …njrez te tille ka edhe ne Londer ,Paris ,Berlin …

  5. fieraku NGA ferrasi says:

    Po’ ku beni dot parti ju
    Edhe keto qe Jane jua dha ramiz Katovic
    alija.
    Juve ju quajti PD socialiste te PS dhe mbaroi filmi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *