NASA ka dërguar "fëmijë-skllevër" në Mars?

1 Korrik 2017, 17:54Lifestyle TEMA

NASA u detyrua edhe njëherë tjetër që të dalë me një deklaratë për të mohuar njërën nga teoritë konspirative, ndoshta më mizorja në qarkullim.

Bëhet fjalë për zërat dhe artikujt që qarkullonin nëpër forumet dhe rrjetet sociale, kryesisht ato që konspiracionistëve, ku thuhej se Agjencia Hapësinore Amerikane ka një “armatë të vërtetë fëmijësh skllevër në Mars”.

“Ne besojmë se ka një koloni në Mars, e krijuar nga fëmijë të rrëmbyer që janë dërguar në hapësirë në një udhëtim 20-vjeçar. Me të mbërritur në Mars, për ta nuk ka asnjë alternativë përveçse të jenë skllevër të kolonisë atje”, deklaroi moderatori i “Alt Right Show”, Alex Jones, që gjeti mbështetjen e një ish-agjenti të CIA-s, që kishte të ftuar.

Është e pabesueshme, por ky lloj informacioni është marrë si i mirëqënë prej disave dhe më pas është shpërndarë me shpejtësi në rrjete.

“Nuk ka njerëz në Mars. Ka robotë të dërguar nga njerëzit, por nuk ka njerëz. Kanë qarkulluar shumë të pavërteta këto ditë dhe e vërteta e vetme është që në Mars nuk ka njerëz”, deklaroi një zëdhënës i Agjencisë Amerikane të Hapësirës.

1 komente në “NASA ka dërguar “fëmijë-skllevër” në Mars?”

  1. Vedat Shehu says:

    Thënia “NASA ka ngritur qendër exparimentale me femijë skllevër” është shpifje për ta besuar vetëm masa më injorante e njerëzimit që beson se në Qiell apo Matanë Qiellit është Perëndia që komunikon me njerëzit nëpërmjet engjëjve dhe klerikëve për të luftuar Djallin në mënyrë që shpirtegrat si valë energjetike të shkojnë pas vdekjes ne Parajsën Qiellore apo Matanë-Qiellore. Deklarimet e NASA-s për të mohuar shpifje kaq banale tregojnë se masa e shoqërisë njerëzore në gjendje ekstremisht e verbuar prej injorancës, qenka shumë e madhe. Marsi, vërtet, është një planet si Toka, por Toka është planet energjetik i gjallë, kurse marsi është, sikurse Ehna, planet i vdekur prej shumë e shumë miliona vjet më parë. Unë e studioj Tokën si gjeolog, por e konsideroj se studioj një mostër të gjithësisë (universit) që e kam në duart e mia. Për më tepër rekomandoj variantin e fundit të shkurtuar të Teorisë time për Tokën (USA 2016) me titull “Bërthama e Tokës, Objekt Kozmik Energjetik”.
    Teoria ime gjendet këtu: https://www.amazon.com/Earths-Core-Energetic-Cosmic-Object/dp/1512290874

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje