Tensionet SHBA-Kore e Veriut/ Trump: Kemi një plan të fortë dhe solid për Penianin

1 Korrik 2017, 12:36Bota TEMA

Shtetet e Bashkuara po punojnë për një seri masash diplomatike, ekonomike dhe sigurie për t’u mbrojtur nga kërcënimi koreano-verior.

Ka qenë vetë presidenti amerikan Donald Trump që e ka bërë të ditur këtë plan, në një deklaratë të përbashkët për shtyp me homologun koreano-jugor.

“Shtetet e Bashkuara do të mbrohen gjithmonë. Korea e Veriut kërkon një përgjigje të vendosur, sepse është një vend që nuk ka respekt për jetën e njeriut”, ka thënë Trump.

Presidenti ka thënë gjithashtu se administrata e tij ka në tryezë shumë opsione për Penianin. “Kemi një plan të fortë dhe solid për Korenë e Veriut”, ka nënvizuar Trump.

Reagimi i shefit të Shtëpisë së Bardhë vjen 10 ditë nga vdekja e studentit amerikan Otto Warmbier, i cili ndërroi jetë pasi ishte mbajtur për më shumë se 15 muaj në një kamp përqendrimi në Korenë e Veriut.

Gjithashtu, regjimi i Penianit ka vijuar me testimin e raketave. Vetëm në fillim të këtij muaji, ai testoi një seri raketash “Cruise”, të modeluara për të goditur anijet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje