Burri në Greqi, 19-vjeçarja nga Durrësi i hedh helm vjehrrës në kos

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para dy ditësh në Durrës, ku një 19-vjeçare ka helmuar vjehrrën e saj.

Policia bën me dije se ka qenë vetë 42-vjeçarja me iniciale A.S, e cila ka denoncuar në polici se nusja e djalit, 19-vjeçarja Elda Tanushi, ka tentuar ta vrasë duke i hedhur në një gotë me kos një sasi helmi që përdoret për insektet.

Gruaja është dërguar në spital, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Policia pas ka vajtur në banesë në gotën e kosit, ka gjetur gjurmë të helmit të në fjalë.

Më pas 19-vjeçrja e ka pranuar se ke dashur të helmojë vjehrrën pas konflikte që ka pasur me të.

Tanushi nuk kishte shumë që ishte martuar me djalin e 42-vjeçares, ndërsa burime nga policia thanë se burri i 19-vjeçares është emigrant në Greqi.

Policia e Durrësit njofton se ka arrestuar shtetasen 19-vjeçare, Elda Tanushi, banuese në Shikaj. Sipas policisë, kjo shtetase u denoncua nga vjehrra e saj, A.S, 42-vjeçe, e cila e akuzon se tentoi ta vriste me helm.

Policia bën me dije se dy ditë më parë nusja e djalit ka tentuar ta vrasë (helmojë) duke i hedhur në një gotë me kos një sasi helmi që përdoret për insektet (Akravil).

“Shtetësia e mësipërme ka marrë mjekim në spitalin e Shijakut pa probleme për jetën”- njofton policia.

Deklarata e policise:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen:

Elda Tanushi 19 vjeçe, banuese në Likesh, Shijak. Më date 01.07.2017, ka bërë kallzim shtetësia A. S. 42 vjeçe, banuese në Likesh, Shijak, pasi më datë 30.06.2017, në banesën e saj, në Likesh, Shijak, nusja e djalit ka tentuar ta vrasë (helmojë) duke i hedhur në një gotë me kos një sasi helmi që përdoret për insektet (Akravil).

Shtetësia e mësipërme ka marrë mjekim në spitalin e Shijakut pa probleme për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 78, 22 të Kodit Penal.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *