Dixhitalizohen vërtetimet, së shpejti online, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Me qëllim përmirësimin dhe modernizimin e shërbimeve si dhe rritjen e performancës së institucionit së shpejti Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se do të ofrojë në platformën online e-albania 9 shërbime shumë të rendësishme për bizneset dhe qytetarët.

Së shpejti sipërmarrësit dhe individët do të mund të bëjnë kërkesë dhe shkarkojnë on line vërtetimet si më poshtë:

  • Vërtetim për pagesën e detyrimeve
  • Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit
  • Vërtetim për përgjegjësitë tatimore
  • Vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën)
  • Vërtetim për regjistrim të investitorit
  • Vërtetim për pagesën e kontributeve nga subjekti
  • Vërtetim për posedim mjeti
  • Vërtetim për individ të paregjistruar
  • Vërtetim për pagesën e kontributeve për individin

Për një pjesë të këtyre shërbimeve përgjigjja do merret në kohë reale dhe vërtetimi i ofruar në mënyrë elektronike do ketë firmë dhe vulë dixhitale.

Qytetari ose tatimpaguesi do të logohet në portalin e-Albania me kredencialet e tij (emër përdoruesi dhe fjalëkalim) dhe do të zgjedhë shërbimin që i nevojitet. Implementimi i këtij projekti ka rëndësi dhe ndjeshmëri të lartë pasi ndihmon si institucionin ashtu edhe qytetarët në minimizimin e kohës së ofrimit dhe marrjes së shërbimeve.

DPT është e angazhuar maksimalisht në lehtësimin e procedurave për të ofruar në çdo kohë dhe me sa më pak kosto shërbim cilësor për çdo tatimpagues.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Dixhitalizohen vërtetimet, së shpejti online, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto”

  1. Goni says:

    Mund te me thote njeri, pse duhet vertetime me dokument elektronik, kur informacioni eshte elektronikisht ne sistemet perkatese?? Nuk do ishte me mire aty ku i duhet ky vertetim,, ta marrin direkt nga ato sisteme?
    Mund te na thone, ne vend te ketyre lajmeve, kur do jemi ne gjendje te bejme nje sherbim te plote elektronikisht me vlere te plote ligjore….?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *