Gjyqtarët shkelin Kushtetutën, vendimet jepen në ilegalitet, pa publik dhe kamera...!

2 Korrik 2017, 14:04Kronika TEMA
Gjyqtarët shkelin Kushtetutën, vendimet jepen në ilegalitet, pa

Në gjykatat shqiptare prej më shumë se 1 viti shkelet neni 146 i Kushtetutës duke dhënë vendime jashtë syrit të publikut dhe medias.

Referuar nenit 146 të Kushtetutës së re miratuar më 21 korrik 2016, gjykatat duhet ti japin vendimet në emër të Republikës dhe vendimet gjyqësore shpallen publikisht në çdo rast.

Por në realitet ndodh e kundërta, pasi aksesi i publikut është i kufizuar dhe mbetet në dëshirën subjektive të çdo gjyqtari.

Pika 2 e nenit 146 i detyron gjykatat dhe gjyqtarët ti shpallin publikisht vendimet e tyre. Sipas këtij neni çdo seancë për shpallje vendimi është publike, mund të ndiqet nga publiku, gazetarët dhe kamerat.

Ky detyrim ligjorë dhe kushtetues në fuqi prej 2016-ës, pas ndryshimeve në reformën në drejtësi respektohet thuajse 1 në 100 raste.

Publiku, mediat dhe kamerat mund të ndjekin një seancë në gjykatën kushtetuese, por nuk munden ta ndjekin kurrë një seancë me kamera në Gjykatën e Lartë dhe atë të apelit pranë Krimeve të Rënda.

Ndërkohë gjykata e Tiranës, e Krimeve të Rënda dhe Apeli i Tiranës e respektojnë këtë detyrim kushtetues në aq pak raste sa gjyqtarët që nuk kanë probleme të zhvillojnë një seancë me dyer të hapura janë jo më shumë se 10./Shqiptarja.com

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje