I nxehti përvëlues/ Vatra zjarri në Dibër, Vlorë dhe Elbasan

Emergjencat Civile bënë me dije situatën më të fundit nga rënia e zjarreve në vend.

Sipas deklaratës, në 24 orët e fundit ka patur dy vatra zjarri në pyjet e Dibrës dhe Vlorës, me dëme të konsiderueshme.

Qarku Dibër

Në fshatin Zogjë, Njësia Administrative Shupenzë, Dibër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll ahu. Shërbimi vendor i MZSH Dibër, ka shkuar në vendngjarje dhe ka punuar me mjete rrethanore gjatë natës deri në mëngjes për shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të thyer malor. Në ndihmë për shuarjen e zjarrit kanë shkuar dhe punonjës nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura si dhe banorë të zonës. Pas një pune të gjatë zjarri është shuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 5 dynym me pyll ahu.

Qarku Vlorë

Në fshatin Zvërnec, Njësia Administrative Qendër, Vlorë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Vlorë ka shkuar në vendngjarje dhe ka punuar për shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 dynym me shkurre dhe pisha si dhe një kabinë elektrike që ndodhej afër zjarrit pësoi dëme materiale.

Qarku Elbasan

Në fshatin Malasenj, ka rënë zjarr tek një hotel. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Elbasan ka dërguar në vendngjarje automjete zjarrfikës me personel, të cilët kanë shuar me shpejtësi zjarrin, i cili nuk ka krijuar dëme.

Shtabi i Emergjencave bën me dije se ka ngritur shtabet përkatëse në çdo prefekturë për të përballuar çdo situatë.

Gjithashtu Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përserit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129, apo në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në numrin 06941 10 198.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *