Ish-kryetari i PD “shpërthen” ndaj Bashës: PD-në e mbajtën gjallë heronjtë dhe jo tregëtarët. Kuptojeni zotërinj të paaftë…!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Osman Stafa, nuk ia ka falur shkarkimin qe Lulzim Basha i ka bere atij para zgjedhjeve vendore, duke lene PD e qytetit bregdetar dhe sot e kesaj dite me kryetar te emeruar jo te zgjedhur dhe me strukturat te shkaterruara.

Stafa ka kritikuar me tone të ashpra situatën e krijuar sot në PD, ku Lulzim Basha ka ngrirë funksionet e tij, duke mos pranuar të japë dorëheqjen pas humbjes katastrofike në zgjedhjet e 25 qershorit.

Në rrjetet sociale, Osman Stafa shkruan se Partinë Demokratike e mbajtën gjallë heronjtë dhe jo tregtarët, ndaj dhe sipas tij, ajo nuk do të vdesë kurrë.

Duke drejtuar gishtin direkt te Lulzim Basha dhe tjerët pas tij, Stafa deklaron se ata kishin përgjegjësinë e përfaqësimit dhe privilegjin e pushtetit, dhe se këta zotërinj duhet të kuptojnë se PD nuk vdiq falë shpirtit të demokratëve dhe qytetarëve të thjeshtë.

Ja statusi i plotë e ish-kreut te PD Durres ne rrjetin social:

Partine Demokratike e mbajten gjalle heronjte dhe jo tregtaret! PD-ja keto vitet e fundit ka kaluar dhe po kalon momente te veshtira. Momente qe çdo force politike i kalon ne rrugetimin e saj.

Sot gjithkush ka ku e drejton gishtin, pse jo tek te gjith Ju !? Po te gjithe jane pjese e pergjegjsisë nga kryetari Basha, sekretari i pergjithshem, kryesia, ish deputetet apo kandidatet, ish drejtuesit politik dhe te administrates etj etj. Ju kishit pergjegjesine e perfaqesimit dhe privilegjin e pushtetit.

Se pari, keta zoterinjte duhet te kuptojne se PD nuk vdiq fale, shpirtit te demokrateve dhe qytetareve te thjeshte. Uljuni ne gjunje, falenderoni dhe kerkojuni falje se NE jemi ketu nga gabimet, intrigat apo paaftesia Juaj. Ju s’jeni askush pa Ne, Ne treguam qe jemi dhe pa ju.

Gabimet tuaja beni mire t’i ndreqnit dje .. sot te gjithe e kuptojme ku jemi. Sic e keni nis doni te humbasim rrugen per neser, ju siguroj qe gaboheni.

Garoni sipas rregullave, respektoni statutin dhe vlerat e PD dhe mbi te gjitha qytetaret dhe vecanërisht demokratet.
Jepni alternativa zgjidhje duke analizuar rrugen tuaj te gabimeve, se sot kryetar kuvendi keni Gramoz Rucin (jo vetem ky), ish minister i Ramiz Alis… ky eshte Turpi juaj dhe jo i joni.

Rriteni veten me vendimet dhe zgjidhjet qe beni. Në vlerat qe ju mbartni kemi dhe Ne aksionet tona, sepse dhe Ne kemi investuar ne rritjen tuaj. PD ka 27-te vite qe ka lindur, ne rrugen e saj plot suksese dhe deshtime, ju me shume se ne jeni pjese dhe perfitues nga pushteti i saj, ne thjesht ndame dhimbjet e mekateve tuaja.

Republika ka 105 vite qe ka lindur ndonse ngadale, por ka ecur, mos i ndërroni emrin, por ritmin per te ecur perpara. Partia Demokratike nuk eshte nje cope letër, por Ajo eshte nje enderr e bere realitet dhe Ne s’ju lejojme qe per inatet tuaja mbi te, ju te derdhni vrerin tuaj!?

PD-ja eshte shume me e bukur se ju, shume me e forte dhe shume here me e madhe se ju dhe ju s’keni force ta ndalni PD. Sa me shume te shani njeri-tjetrin aq me shume zvogeloheni… Ju cilesoj se PD kur nuk ka vdekur dhe nuk vdes me kurre …

Ate e mbajten gjalle heronjte dhe jo tregtaret e votes. Respekte per cdo demokrat qe ne keto momente te veshtira vendos nje tulle dhe nuk e gjuan me gure partinë e lirise-Partinë Demokratike.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

6 komente në “Ish-kryetari i PD “shpërthen” ndaj Bashës: PD-në e mbajtën gjallë heronjtë dhe jo tregëtarët. Kuptojeni zotërinj të paaftë…!”

  1. floriri i Bençes says:

    Ky zotnia thote qe PD-ja ka 27 vite qe ka lindur e, me pas flet per perjudhen e lavdishme te saj.
    Te lavdishme per çfare, per shitjen e detit greqise? Per hajdutlleqet e per shkaterrimin e kombit?
    Per vrasjet? Per prostitucionin, per drogen, per korrpsionin, per shkaterrimin total te vendit?
    Ti mor vella paske pare ndonje fim tjeter, ate qe nuk ekziston, d.m.th., jetoke ne letargji.

  2. Bert says:

    A e kuptoni sa e degjeneruar eshte bere Pd-ja dhe politika shqiptare ne pergjithesi? Osmoni,cope mishi me dy sy,jep leksione demokracie.

  3. Edkari says:

    Qyteti i Durresit kishte dy rivale kryesore per kryetar partie,
    ishte Ardian Muka dhe nje fare Burgija.
    Kandidat nga katundi doli Osmon Stafa se Osmoni eshte nga katundi
    andej nga Shijaku.
    Ardiani mori 185 vota,ky Burgija mori 90 vota dhe Osmoni mori
    125 vota.Si rregull dy te paret ne balotazh dhe Burgija porositi
    votuesit e tij qe te votonin Osmonin dhe Kryetar u zgjodh Osmoni
    qe askush ne PD-ne e Durresit nuk e respektonte si kryetar.
    Sa per dijeni ky Burgija mbeshtetet fuqimisht nga Oerd Bylykbashi
    dhe ishin marifetet e Bylykbashit te gjitha keto mbasi Burgija eshte nje cop manall.

  4. Grigor says:

    Ne fakt eshte e kunderta. Kjo parti eshte parti e tregetareve, dhe prandaj e shkaterroi ekonomine prodhuese vendas. Sepse tregetari ka fitim vetem kur bie mallra me shumice nga jashte. Keshtu shkatërrojnë prodhimin vendas per interesa tregetare.
    Kur ne Shqiperi do ta marre pushtetin klasa e prodhuesve shqipetare, te perfaqesuar nga Partia e tyre, vetem atehere ekonomia jone do te forcohet.
    Tani per tani partitë shqipetare nuk perfaqesojne klasen prodhuese, por nje konglomerat njerëzish qe per nje aresye apo nje tjeter mbeshtesin nje parti pa patur ide politike, por vetem kerkesa baze, si drejtesi, shendetesi, uje drita, rregull. Keto jane kerkesa baze qe shume vende I kane zgjidhur prej me shume se 200 vjetesh.
    Kur te plotesohemi me keto kerkesa baze, atehere do te jemi me te zhvilluar dhe do mendojme me gjere.
    Nje njeri që thote “nuk kam buke te ha per neser”, nuk ka ideale politike. Po ashtu edhe tregetari miljoner nuk ka ideale politike. Mund te shkruash nje liber te tere our po e mbyll me kaq. Kush ka kohe per komente te gjata?

  5. Bekimi says:

    PD-në e themeluan, mbajtën e vazhdojnë ta mbajnë gjallë maskarenj, antishqiptarë, kriminelë ordinerë, ndyrësira të çdo lloj kalibri. Ata që nuk e pranojnë këtë ose që as nuk e kuptojnë, janë vetë me cilësitë më negative njerëzore.
    Vetëm kur të realizohet ky kuptim në mendjen e njerëzve që kanë ndonjëfarë mendimi sadopak pozitiv për PD- do të mund të pritet ndryshimi kah e mbara. Ndryshe, do të ketë prapambetje, sherre, mbrapshti.

  6. spartaku says:

    Pd-ke eshte nje hiç-Pd-ke eshte nje fatkeqesi per shqiperine,sepse nga ajo dhe udheheqesit e saj i kane punuar me mijra te zeza ketij vendi.Asgje te mire nuk ka pare populli nga kjo parti terroristesh veç djegie,vrasje,vjedhej,zjarr e flake,dhe shkaterrim total te gjithe vendin.Korupsioni galopant qe mbertheu vendin nga keq qeverisja e pd-ke me Sali Berishen,i kane kushtuar shume shtrenjete shqiperise dhe gjithe kombit shqipetare.Prandaj,mos e befte zoti kurre,te vije pd-ke ne pushtet,se do na vrase,do na djegin e do na vjedhin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *