Kompania, me leje të firmosur nga Basha, refuzoi t’i paguajë gjobën Kunatit. Kreu i ngrirë i PD fillon akuzat dhe paguan njerëz për të protestuar

2 Korrik 2017, 16:10Sociale TEMA
Kompania, me leje të firmosur nga Basha, refuzoi t’i paguajë

Lulzim Bashës nuk i del e keqja për refuzimin e një ryshfeti për familjen e tij. Ai është në ndjekje të kompanisë “ARLIS SHPK” e cila nuk pranoi të paguante gjobën te Kunati i tij për një zhvillim në pronës private që ia lejonte ligji dhe plani vendor i miratuar nga vetë ai si kryetar bashkie që para katër vitesh.

Sot Basha doli dhe filloi ankesat për prishjen e një lulishteje që sipas tij, ishte ndërtuar në kohën e tij si kryebashkiak, por që në të vërtetë kjo është një pronë private e familjes Nela, dhe banorët në këtë zonë që jetojnë në pallate nuk kanë kurrfarë të drejtë në këtë pronë.

Për më tepër që gjysma e kësaj prone, në vend që të kalonte si gjobë për Kunatin e Bashës ka kaluar në shërbim të komunitetit si lulishte, një kusht i vënë nga bashkia në vitin 2015 që 50 përqind e kësaj hapësire të lihet sipërfaqe e gjelbërt.

Por Basha duket se nuk i del e keqja për mungesën e pagesës së gjobës për kunatin e tij katër vite më parë dhe nxjerr herë disa qytetarë që të protestojnë dhe herë del vetë në deklarata për mediat, duke u “shkrirë” dhe  folur si kryetar i PD.

Deklarata e plotë e ARLIS SHPK:

Jemi njohur para pak me deklaraten e z. Basha ish-kryetar i Bashkise se Tiranes dhe autor i Planit Vendor 2013 qe parashikon zhvillimin e prones tone private ne Rr. e Kavajes – shih bashkangjitur planin me firmen e z. Basha!

Hapësira në fjalë është pronë private e Familjes Nela dhe e një subjekti privat, i cili ka aplikuar per leje ndertimi sipas ligjit në Bashkinë e Tiranës. Leja në fjalë është lëshuar në bazë të Planit të Përgjithshëm Vendor të Tiranës i miratuar në vitin 2013 nga ish kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Plani i asaj kohe parashikonte ndërtime banimi dhe shërbimesh në këtë hapësirë.

Procedura është ndjekur nga subjekti përgjatë vitit të kaluar, kur në fuqi ishte ende plani urbanistik i hartuar nga Lulzim Basha.

Sipas legjislacionit në fuqi, nëse një subjekt aplikon për një leje ndërtimi brenda normativave dhe parashikimit të planit në fuqi, si dhe prona e tij është e pastër, Bashkia ka detyrimin që brenda 45 ditëve të miratojë lejen e ndërtimit, përndryshe kjo leje miratohet në heshtje dhe funksionarët përgjegjës ndiqen penalisht për shpërdorim detyre.

Objekti privat në fjalë është një objekt multifunksional për banim dhe shërbime. Ky objekt do të zhvillohet ne 3 faza.

Prona nuk ka qene kurre lulishte ashtu si dhe banoret perreth jetojne ne pallate qe gjithashtu ishin me bar nga ish uzina, por si dhe ne i zhvilluan privatisht.

Ne 2013, Bashkia e asaj kohe na dergoi Kunatin per t’i “falur” nje pjese te konsiderueshme te ndertimit. Ne e refuzuam kete pasi ishte nje “gjobe” per te lejuar dicka qe vete Plani 2013 e lejonte. Kur ne refuzuam gjoben e

Kunatit, z. Basha beri nje teater duke e quajtur “lulishte” pronen tone private si hakmarrje qe nuk i falem gjysmen e biznesit.

Ne 2015-en Bashkia e re rriti ndjeshem taksat per ndertuesit gjer ne 10-fish per ndertuesit, ndaj sot Bashkia e Tiranës nga të treja këto faza përfiton jo pak por 5 milion Euro takse per investime publike.

Per me teper Bashkia e re ka kerkuar qe 50% e territorit te lihet e gjelber si lulishte per komunitetin.

Ne terma financiare, per kompanine tone pagesa e kesaj takse gjigante dhe falja e gjysmes se prones komunitetit, eshte njesoj ne vlere me ate qe kerkonte Kunati. Por ne pranuam me mire t’ja japim kete Bashkise per interes publik sesa nje individi privat te lidhur me ish-kryetarin!

I gjithë zhvillimi zë më pak se gjysmën e truallit privat mbi të cilin zhvillohet, gjysma tjetër e truallit do të kthehet në hapësirë të gjelbër publike, kurse pronësia mbi këtë hapësirë i kalon përfundimisht Bashkisë si prone publike.

I lusim te gjithe politikanet te mos abuzojne me pronen tone private as sot me protesta qe na vene gjobat e rradhes – kemi paguar taksat 10-fish e po falim gjysmen e prones, nuk mundemi t’ju japim me shume!

28 komente në “Kompania, me leje të firmosur nga Basha, refuzoi t’i paguajë gjobën Kunatit. Kreu i ngrirë i PD fillon akuzat dhe paguan njerëz për të protestuar”

  1. Berti says:

    Basha je i mbaruar!

    1. zhurme says:

      Po sigurisht qe do nxjerre njerez ne proteste Basha se i jan prish interesat e veta se sikur pallati te ndertohej ne kohen e tij do mburrej si nje nder projektet me te mira te tij!!…

    2. sind says:

      Mesoni pak se kur eshte prone private e dine vete njerezit se sbejne me to!

    3. J says:

      I mbyturi kërkon shpëtim tek fija e kashtës në mes të detit.

  2. Zigur Qarri says:

    U bëtë palë me llumin,ë?!
    Edhe në qoftë se është e vertetë (sepse Erion Veliaj mashtron Zotin,jo më njerun)
    që e paska dhëne Basha lejen,nuk u ndryshoka?Sepse ishte kundra interesave te komunitetit,
    Rama e prishi ne Vlore pallatin buze Detit,me leje dhe me apartamente te shitura!
    Ju nuk ndalkët një masaker qe akoma eshte ne leter?
    Ore llum,ore fundërrina,bastardë është pak t’ju thuhet!

    1. Fier says:

      Zigur Qarri qenke rrote cari.Eshte prone private o shoku.Dhe gjysma iu la Bashkise,pra publikut

      1. Zigur Qarri says:

        Shefi yt,car te therret ty?Dukesh qe je komplet car!Prone private ne Qytete,jan njohur vetem
        objektet dhe jo hapsirat e perdorura per qellime publike.Veliaj ka prishur objekte private
        per te ndertuar hapsira publike,kurse tani lejon perdorimin e hapsirave publike per objekte private!
        Direkt mbas zgjedhjeve!!!Mbas 4 vitesh,para zgjedhjeve te ardhshme,ka mbetur ne harrese.
        Prandaj o debil,o zagar militant,qe nuk je nga Fieri,por qen qe leh ne lukuninee Veliajt,eshte
        bere Tirana Kandahar,sepse ka plehra si puna jote dhe Veliaj.

  3. Soni says:

    Shyqyr qe vendi yne nuk ra ne dore te ketij mashtruesi!

  4. Daku says:

    Kto jan perralla! E para punes ish uzina enver kur banoret jetojne ne pallate nuk ka qen lulishte! Mor mashtrusa

  5. rini says:

    Ky eshte problemi me shiqptaret, hidhen e bertasin pa pare nje here si eshte ceshtja. Edhe pse ndoshta asnjeri prej nesh nuk do donte qe nje haperise e gjelber te kthehej ne kantier ndertimi, per sa kohe eshte prone private askush prej nesh nuk mund te nderhyje!!

  6. flori says:

    I jane bere protestat fiksim te shkretit! Ka deshtuar aq here sa eshte kthyer ne figure komike tashme

  7. klea says:

    Ah sa deme i ka bere PD-ja ktij shteti! Kush e di sa kohe do na duhen te lajme mekatet e ksaj partie te degjeneruar…

  8. fieraku NGA ferrasi says:

    Po’ mire more daku
    Nuk ka qene eshte bere ska rendersi se cfar thote basha fakt eshte qe ajo
    Aktualish eshte lulishte
    Ku dalin femje e pleq
    Lejen nuk e paska dhene basha se spaska
    Marre leket.
    Po’ ky tjetri sa lek ka Marre
    Edi Rama ka ne dore ta anulloje kete leje
    Dhe ti lere nje cope vend atyre njerezv te dalin e te marrin fryme.
    A inizio shpirt o njerez?
    Ne na Jane Marre pronat me tali qe ne
    ’46 e sbejne keshtu si qente.

    1. klodi says:

      Po mire more rrotek ari. Nuk e kupton qe eshte prone private dhe ai qe e disponon ka te drejte te beje cte doje

  9. fieraku NGA ferrasi says:

    A keni shpirt o njerez?

  10. Agush says:

    Ore pse nuk prishin pallatin ku jeton Basha per ta bere lulishte, se kemi nevoje, jo per gje tjeter. Madje edhe pallatin e klutres, ate te brigadave, universitetin, akademine e arteve, ti bejme lulishte dhe pishina. Si thoni ta bejme nje referundum?

  11. tomi says:

    Ka mundesi te me sqaroje dikush cfare proteste eshte bere?

  12. Doris says:

    Ja si zdel zbuluar Basha, i kthen protestat ne baze te interesave personale. Ska gje me popullin ai jo e ka me mashtrimet qe fsheh!

  13. Alfons Jaze says:

    Basha ta kishte menduar mire kur jepte leje! Se e beri kete vend vetem te betonizuar ne cdo cep te Shqiperis, thuaj shyqyr u zhduk kjo sere e PD, qe po rindertohet edhe njeher nga e para Shqiperia!

    1. yyyyyyyyps says:

      lejet e ndertimit te dhena nga Basha numerohen me gishtat e dores kurse te Veliajt jane si milingona dhe aq gjysma e atyre qe ke pare.

  14. Agush says:

    Ore dikur kishte shtetezim, tani eshte prona private e para, jo koperativat, ndaj lerini traplleqet. Toke e tyre, e drejta e tyre.

  15. Drejtesia KuqeZi says:

    o plehrat e ndyresirat e medias..jepini emrat e atyre qe jane paguar o felliqesira..ata njerez nuk kane dale me maska si militantet e Pd te veshur me uniforme policie me 21 janar apo si militanti i Ps, drejtuesi i grupit te zjarrit me 21 janar qe sot eshte kryetar i Ps se burrelit..jane qytetar te nderuar me fytyra te zbuluara dhe faqe te bardhe qe kerkojne ate qe ua garanton ligji dhe te njejten gje qe u kane premtuar horrat e pafytyre e PD, PS, LSI e Partihaleve te tjera qe ka 27 vjet qe grabisin, mashtrojne, dhunojne dhe pergjakin kete popull dhe vend…protestuesit qe i dolen ne balle policise se pushtetit te krimit dhe kanabisit Pd, Ps, Lsi jane te njejtet qe kundershtuan marreveshjen e detit dhe censusin e tradhtise greko turkofile te Kryekriminelit Berisha Basha Dule Bolano, te Njejtet qe kundershtuan ardhjen e terroristeve iraniane ne Shqiperi nga qeveria Berisha, Meta Rama, te njejtit qe kundershtuan ardhjen e armeve kimike lejuar nga rama meta duke debuar nga protesta si qener kriminelet Berisha Basha, te njejtet qe kundershtuan refoermat ne arsim te bashes me hapjen e universiteteve kioska qe shisnin diploma dhe teatrin e edi rames qe mbylli disa nga keto diplomore per arsye te disa diplomoreve te tjera cili company, te njejtet qe ndalen shkaterrimin e lumit vjosa koncesionuar nga berisha, meta, rama, te njejtet qe kundershtuan mbytjen me plehra te Shqiperise sipas ligjit te kryeplehrave Berisha Rama Meta Basha Veliaj, te njejtet qe cdo vit kerkojne drejtesi per te vraret e gerdecit vrare nga Berisha Mediu dhe tradhtuar nga Rama meta qe as leke demshperblimi nuk u dha, te njejtet qe rezistuan 77 dite kunder betonizmit te parkut te liqenit dhe ndertimeve tek diga sipas lejeve leshuar nga pushteti i korruptuar rama basha veliaj, dhe kete gje ia perplasen ne fytyre edhe zagareve te pd malltezi altin goxhaj kur deshen ti ndynin protesten qytetare me pranine e tyre ashtu si kur ne mes te mitingut te militanteve te PS ia ngriten mbi koke parullat kunder ndertimeve te diga e pallateve te bashes dhe kunder shkaterrimit te parkut te liqenit per llogari te rames, veliajt dhe dakos, te njejtet qe kerkuan zbardhjen e vrasjes se adoleshentit ardit gjoklaj shfrytezuar dhe vrare ne kantieret e perpunimit te plehrave te kryeplehres se mafias Erion Veliaj, te Njejtet qe se bashku me Vetevendosjen ndalen demarkacionin dhe grabitjen e tokes se kosoves nga mali i zi me protestat zhvilluar tek ambasada e kosoves ne tirane..te njejtet qe bejne thirrje per heqjen e embargos se dyanshme ndaj produkteve shqiptare ksovoe shqiperi, te njejtet qe bejne thirrje te perkrahim prodhimin vendas kunder ushqimeve te helmuara qe vijne nga serbia dhe greqia e turqia, te njejtet qe kundershtuan shkaterrimin e durresist qe nga koha e kryepalacos arqile gorea deri tek veliera e vanghush betonit, te njejtet qe qendruan marshuan ne krah te banoreve te zharrezes qe po helmohen nga bankers petroleum i berisha basha meta rames, debuan te pafytyrin basha kur tentoi te ndynte protesten dhe detyruan qeverine nepermjet niko peleshit tu garantonte marreveshjen per demshperblim..te njejtet qe protestuan me 21 janar kunder vrasjeve te 21 janarit nga pd ps brenda Aleances KuqeZi por u ndane menjehere nga Kreshnik Spahiu sapo hyri ne cadren e tradhtise dhe u ul ne nje tavoline me kryekriminelin basha berisha sot ne qeveri publike me rama meten..te njejtet qe bene thirrje per bojkot masiv ndaj partive kriminale tradhtare pd ps lsi pr pbdnj te tradhetareve dhe ndyresirave meta berisha basha rama veliaj dule.. te njejtet qe kurre nuk do ta pranojne nenin 449 te amnistimit te krimieve te klases se ndyre politike pd ps lsi pbdnj dhe premtim e keni..i keni me emra dhe fytyra te regjistruara ne keto kronika dhe rrogetaret e mediave prostituta kete e dine shume mire dhe i njohin mire por nuk i njohin sa duhet ama te jene te bindur se do ti njohin shume shpejt..le te skermisin dhembet zagaret e pushtetit qe felliqin uniformen e shteti dhe spurdhjaket e mafias qe u duket vetja te vorte, le te mundohen ta mbajne me erresire dhe le te lehin mashtrime dhe shpifje bushtrat e shitura te medias bordel..krimet dhe tradhtite ndaj kombit shqiptar klasa e inkriminuar pd ps lsi pbdnj dhe bishtat e tyre do ti paguaje shume shtrenjte..nga kush ejani dhe shiheni sot ne ora 19 tek ish parku rruga e kavajes
    ..i keni te gjithe ne balle me fytyra te zbuluara..

    1. Zigur Qarri says:

      Kjo do te thote,qe korrupsioni ka arritur deri ne ate pike,sa konfliktet ekstreme jan te pashmangshme,
      sidomos tani,kur pushtetin do ta kete ne dore vetem nje fuqi politike.

  16. Rilindjen e solle ti says:

    Keta duan me i be njerezit budallenj me zor?

    Po pse ore, meqe ka dhene lejen Basha juve nuk e anulloni dot? Me justifikimin e prones private do fshiheni ju? Po beni shpronesim per interes publik dhe ja u zgjidh ky muhabet!

    Turp bashkise dhe turp kesaj gazete per nivelin!

  17. ToniTR says:

    Po meqe paska qen kaq skandaloz rasti pse nuk e shfrytzoi per fushate Lali Eri kete skandal te Bashes! Pse priten te nesermen e zgjedhjeve per te rrethuar Lulishten. Pse nuk e trasmeton asnje media protesten e “100 te blereve”. Po parku qendror si ne Manhattan ku do ndertohet? Mos e kan spostuar per ne Dajt projektin?

    1. Sit back and relaks says:

      Mosmarreveshjet midis 2 paleve zgjidhen ne gjykate jo ne rruge. Banoret nqs i ha meraku te marrin nje zyre avokatie dhe ta cojne ceshtjen ne gjykate. Nqs duan te bejne show e te luajne teater le te merren me gardhin. Lali Eri apo Lali Luli apo lali Leshi nuk kane me gje ne dore pasi vendimi eshte vulosur e firmosur. Vetem gjykata e zgjidh perfundimisht ceshtjen a kane te drejte banoret apo pronari dhe firma e ndertimit. Gjykata eshte rruga normale qe duhet ndjekur dhe nqs lali Luli eshte kaq ne merak ath ti ndihmoje banoret duke u bere perdaqesues i tyre ne gjykate. Nqs banoret kane qejf ta pedorin e te perdoren politikisht ath le te merren me gardhin apo te ngrene cadra plazhi tek lulishtja.

  18. Lari says:

    Ajo copë tokë ka qenë si mushkëri për atë zonë. Dhe të mendosh që pak më tutje pallatet me tulla të kuqe të z. Delijorgji po dalin në Lanë.
    Flitet se këtë pallat do e ndërtojë miku i Edi Ramës, Besnik Sulaj i Taivanit. Ky Besniku ka edhe parkingjet e reja në Tiranë, ndja Luli ka pakëz të drejtë të pretendimin e tij.
    Dhe toka mund t’i shpronësohet pronarëve nga Bashkia e Tiranës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje