Kompania, me leje të firmosur nga Basha, refuzoi t’i paguajë gjobën Kunatit. Kreu i ngrirë i PD fillon akuzat dhe paguan njerëz për të protestuar

Lulzim Bashës nuk i del e keqja për refuzimin e një ryshfeti për familjen e tij. Ai është në ndjekje të kompanisë “ARLIS SHPK” e cila nuk pranoi të paguante gjobën te Kunati i tij për një zhvillim në pronës private që ia lejonte ligji dhe plani vendor i miratuar nga vetë ai si kryetar bashkie që para katër vitesh.

Sot Basha doli dhe filloi ankesat për prishjen e një lulishteje që sipas tij, ishte ndërtuar në kohën e tij si kryebashkiak, por që në të vërtetë kjo është një pronë private e familjes Nela, dhe banorët në këtë zonë që jetojnë në pallate nuk kanë kurrfarë të drejtë në këtë pronë.

Për më tepër që gjysma e kësaj prone, në vend që të kalonte si gjobë për Kunatin e Bashës ka kaluar në shërbim të komunitetit si lulishte, një kusht i vënë nga bashkia në vitin 2015 që 50 përqind e kësaj hapësire të lihet sipërfaqe e gjelbërt.

Por Basha duket se nuk i del e keqja për mungesën e pagesës së gjobës për kunatin e tij katër vite më parë dhe nxjerr herë disa qytetarë që të protestojnë dhe herë del vetë në deklarata për mediat, duke u “shkrirë” dhe  folur si kryetar i PD.

Deklarata e plotë e ARLIS SHPK:

Jemi njohur para pak me deklaraten e z. Basha ish-kryetar i Bashkise se Tiranes dhe autor i Planit Vendor 2013 qe parashikon zhvillimin e prones tone private ne Rr. e Kavajes – shih bashkangjitur planin me firmen e z. Basha!

Hapësira në fjalë është pronë private e Familjes Nela dhe e një subjekti privat, i cili ka aplikuar per leje ndertimi sipas ligjit në Bashkinë e Tiranës. Leja në fjalë është lëshuar në bazë të Planit të Përgjithshëm Vendor të Tiranës i miratuar në vitin 2013 nga ish kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Plani i asaj kohe parashikonte ndërtime banimi dhe shërbimesh në këtë hapësirë.

Procedura është ndjekur nga subjekti përgjatë vitit të kaluar, kur në fuqi ishte ende plani urbanistik i hartuar nga Lulzim Basha.

Sipas legjislacionit në fuqi, nëse një subjekt aplikon për një leje ndërtimi brenda normativave dhe parashikimit të planit në fuqi, si dhe prona e tij është e pastër, Bashkia ka detyrimin që brenda 45 ditëve të miratojë lejen e ndërtimit, përndryshe kjo leje miratohet në heshtje dhe funksionarët përgjegjës ndiqen penalisht për shpërdorim detyre.

Objekti privat në fjalë është një objekt multifunksional për banim dhe shërbime. Ky objekt do të zhvillohet ne 3 faza.

Prona nuk ka qene kurre lulishte ashtu si dhe banoret perreth jetojne ne pallate qe gjithashtu ishin me bar nga ish uzina, por si dhe ne i zhvilluan privatisht.

Ne 2013, Bashkia e asaj kohe na dergoi Kunatin per t’i “falur” nje pjese te konsiderueshme te ndertimit. Ne e refuzuam kete pasi ishte nje “gjobe” per te lejuar dicka qe vete Plani 2013 e lejonte. Kur ne refuzuam gjoben e

Kunatit, z. Basha beri nje teater duke e quajtur “lulishte” pronen tone private si hakmarrje qe nuk i falem gjysmen e biznesit.

Ne 2015-en Bashkia e re rriti ndjeshem taksat per ndertuesit gjer ne 10-fish per ndertuesit, ndaj sot Bashkia e Tiranës nga të treja këto faza përfiton jo pak por 5 milion Euro takse per investime publike.

Per me teper Bashkia e re ka kerkuar qe 50% e territorit te lihet e gjelber si lulishte per komunitetin.

Ne terma financiare, per kompanine tone pagesa e kesaj takse gjigante dhe falja e gjysmes se prones komunitetit, eshte njesoj ne vlere me ate qe kerkonte Kunati. Por ne pranuam me mire t’ja japim kete Bashkise per interes publik sesa nje individi privat te lidhur me ish-kryetarin!

I gjithë zhvillimi zë më pak se gjysmën e truallit privat mbi të cilin zhvillohet, gjysma tjetër e truallit do të kthehet në hapësirë të gjelbër publike, kurse pronësia mbi këtë hapësirë i kalon përfundimisht Bashkisë si prone publike.

I lusim te gjithe politikanet te mos abuzojne me pronen tone private as sot me protesta qe na vene gjobat e rradhes – kemi paguar taksat 10-fish e po falim gjysmen e prones, nuk mundemi t’ju japim me shume!

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/basha-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/basha.jpg","attachment_id":"718140"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/basha-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/basha-1.jpg","attachment_id":"718142"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/basha-2-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/basha-2.jpg","attachment_id":"718143"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/1498419351bashaokok-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/1498419351bashaokok.jpg","attachment_id":"714462"}]
                 Loading...