Kosova, ofertë teknikut boshnjak

2 Korrik 2017, 13:27Sport TEMA

Rezultatet katastrofike në fushatën eliminatore për Botërorin 2018, por mbi të gjitha pakënaqësitë e disa futbollistëve kryesorë në përfaqësuesen e Kosovës, e kanë detyruar FFK-në që të kërkojë një tjetër emër për pankinën.

Albert Bunjaku është thuajse i shkarkuar pas vendit të fundit në grup dhe konfliktit me sulmuesin Besart Berisha dhe tani kandidatura e re për pankinën është Safet Sushiç.

Ish-përzgjedhësi i Bosnje Hercegovinës ka marrë ofertë nga kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri për të drejtuar përfaqësuesen shqipfolëse. Përgjigjja e legjendës së futbollit boshnjak ka qenë pozitive, por problemi qëndron te kërkesa e lartë e tij për pagën, që tejkalon buxhetin e një federate modeste si ajo e Kosovës.

Kjo ka bërë që bisedimet e FFK-së me trajnerin boshnjak të ndërpriten momentalisht. Safet Sushiç ka drejtuar Bosnje Hercegovinën për pesë vite, nga 2009-2014 dhe ka arritur rezultate shumë të mira. 62-vjeçari ka një karrierë të pasur si trajner, duke punuar më shumë në skuadra turke dhe franceze. Si futbollist, ai ka qenë pjesë e Jugosllavisë e më pas Bosnjes, ndërsa është aktivuzuar dhe me ekipe të njohura si Paris Saint Germain.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje