Ligji për importin e mbetjeve, ministrja e LSI sulmon Ramën: Mos u fshih pas BE-së!

2 Korrik 2017, 20:17Politika TEMA

Ministrja në detyrë e Integrimit Europian, Klajda Gjosha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me industrinë e riciklimit dhe importin e mbetjeve, i cili tha se është vetëm miratimi i legjislacionit të BE-së.

Gjosha që vjen nga LSI, e quan këtë një klishe të përdorur nga politikanë që duan t’i ikin përgjegjësisë dhe i kërkon Ramës të mos fshihet pas BE-së por të dëgjojë zërin e qytetarëve që kanë folur për këtë çështja.

Statusi i ministres ne rrjetin social:

Dëgjoj shpesh përfaqësues të politikës që kur duan t’i ikin përgjegjësisë për iniciativa të cilat bien ndesh me vullnetin e qytetarëve, përdorin shprehjen “thjesht kemi përafruar legjislacionin me atë të Bashkimit Europian”!

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me ligjin për importin e mbetjeve, i cili ka ardhur sërish në vëmendje. Se pari, Shqipëria është ende një vend në zhvillim, ku jo çdo legjislacion i BE-së i shkon për shtat në këto momente standardeve dhe kushteve në të cilat ne ndodhemi dhe aq më tepër tolerancës ndaj riciklimit të mbetjeve të huaja.

Është më mirë të tregojmë që dimë të riciklojmë edhe këto mbetjet tona që në zona të tëra të Shqipërisë i gjen edhe pranë qendrave të banuara, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e qytetarëve.

Së dyti, duhet të marrë fund fshehja pas BE-së dhe duhet të fillojmë t’i japim fund alibive tona për interesa të ngushta. Dhe nëse vërtet duam t’i ngjasojmë sado pak Europës duhet të dëgjojmë zërin e qytetarëve, që pikërisht për këtë çështje foli me një zë më të lartë se kurrë!

 

13 komente në “Ligji për importin e mbetjeve, ministrja e LSI sulmon Ramën: Mos u fshih pas BE-së!”

  1. Shqiptar says:

    Pse nuk iken nga tepsia zonje e nderuar tashme qe Shqiptaret folen dhe vendosen se ju te LSI-se duhet te qendroni ne opozite?? Eshte e embel tepsia e revanise?? Jep doreheqjen urgjentisht. Jeni te urryer. Populli nuk deshiron te ju shikoje ne ekranet e Televizioneve dhe aq me pak ministra ne qeveri.

    1. Toni says:

      Ik oj ti langaraqe e Ilir bllokut. Shko fshihu mbas ndonje dege sepse Edi Rama e di se cfare ben. Lete qeverine te punesoje njerez dhe te sjelle biznes ne Shqiperi. Vetem ju hajdutet e LSI e paskeni dashur Shqiperine. Like floriri e vodhi dhe e ropi kete popull ndersa Edi Rama po punon per te. Me kot e keni ju lapangjset e LSI qe te hidhni balte dhe ngrini urrejtje ndaj Edi Rames. Jeni te humbur ne perpjekjet tuaja. Merru me detyren qe ke per integrimine Shqiperise ne BE dhe leri keto bajgat qe perpiqesh te helmosh popullin.

  2. llakallaka says:

    Pse sja thua ne mbledhjen e keshillit te ministrave moj shoqe…..

  3. LSi - Lesh e li says:

    Zedhenesja e partise se hajduteve vazhdon te na bej moral duke qendruar ne qeveri. Si gjithmone te pabese, kerkoni vetem perfitime nga bashkeqeverisja dhe nuk pranoni asnje pergjegjesi per bastardizimin e administrates qe e bete me jep te jap. Para se gjithash po te kishe nje fije sinqeriteti ne ato qe thua perpara se te vjedhesh nga goja largohu nga qeveria.

  4. Zigur Qarri says:

    Më qarte,thjeshte dhe sakte,nuk thuhet.Ne nuk jemi ne gjendje te riciklojm tonat,do marrim edhe te Botes!
    Sikur nuk mjaftojn rruget,lumenjt,perrenjt,liqenet,Deti plot me plehra,do marrim edhe te huajat!
    Shqiperia nuk ka kapacitete teknike per kontrollin e ushqimeve,do te kontrolloje plehrat!

  5. Teuta says:

    Tani thoni c’te doni . Nuk u beson njeri. Nuk u besojme .pasi po flisni ne kohen qe jeni ndare e kini mllefe ndaj njeri tjetrit. Fjalet e tanishme jane si kofini pas te vjelave-thot populli,ndaj su beson njeri. Jane si ato fjslet e nuses kunder vjerres apo burrit ,kur divorcohen,e per te rritur veten ia veshin fajin vjerres apo burrit edhe pse mund ta kete tradhetuar me komshiun . Apo edhe e kunderta. Vjerra ia vesh fajet nuses eshe pse drejtimin e shtepise eka patur vet. Ju shani sa te doni ,po mendjen nuk na e mbushni ju ,pasi kini ngrene ne nje tepsi. Me mire heshtni se dolet force e trete ,pa per te pare ishte enderr. Deri dje kini ngrene edhe bakllava edhe revani. Tani e tutje per kater vjet hani pershesh me kos ose pershesh me gjize ,ndoshta edhe trahana se kini kohe pa ngrene…….

    1. mirel says:

      Epo mire, per inat ye LSi merrni plerat..hallall i paci

  6. mireli n says:

    Je kontradiktore moj zj.Ministre ne largim , te pakten me keto qe deklaroni. Thua se BE e ka ligjin ,thua se ne jemi nji vend ne zhvillim por nga ana tjeter na tregon se nuk ka ardhe koha per Shqiperine. Kur do vije ajo kohe ?. Kur ti me LSI mbase 40-vjetesh kur te ketheheni ne pushtet . Do kohe kjo pune o Klajda, jo ti por as Bora e Monkes se arrin dote. Hajt sikterisu tani ti dhe te paparet e tjere te hajduteve te LSI.

  7. bb says:

    Zigur mavria, ku ishte me perpara LSI-a, apo i iku tepsia, se ka zot ky vend, s’ kerkojme mendimin tend, Do behet me e mira , pa plehera e kellira.

  8. Ilo says:

    Nuk fillohet opozita nga tepsia ,ik njehere nga tepsia dhe pastaj mund te thuash cte duash ,

    1. palla says:

      Ilir Floriri nuk te ben ministre ty moj bibe pa parur interesat e tij. Kam respekt per butrin tend moj bibe ndaj kesaj here nuk po te permend gje, por me ber vakti te japesh ndonje interviste tjeter do te shikosh se cfare faktesh do te te permend. Largohu nga I. Florori qe te fillosh te ndreqesh sado pak moralin.

  9. Tung says:

    Paska qen i zene iliri kete muaj….nje pyetje kisha une:
    Perse ne reklamen kryesore te lsi-se merrte pjese vetem Klajda Gjosha???? Po grate e tjera te lsi-se ku ishin? Po Kryemadhja perse nuk u shfaq ne reklame?

    Ore do plasi keq…

  10. mirel says:

    Idiote komentues…kokepalare trima.
    Mos e lini LSIne tju peshtyje mbi plerat qe do ju hedhe Ramiu.
    Qendroni te forte, me rradhet shtrenguar, dhe po te jete e mundur miratoheni ligjin e plerave sa me shpejt.
    Keshtu do e mbushni plot kazanin, per inat te Metes e per inat te fshatit.
    Si i thone asaj fjales, per inat te sime vjerre vete fle me mullixhine.
    Tani e ka rradhen plerat dhe qeveria teknike qe tju mballojne mire.
    Hajde, ndonje tender gati andej?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje