Lulzim Basha thyen heshtjen, por jo për akuzat dhe garën për kreun e PD

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryetari i ngrirë i Partisë Demokratike mesa duket është “shkrirë” dhe ka folur për herë të parë pas shumë akuzave që po i bën grupimi anti-Basha brenda PD-së, të cilët kërkojnë dorëheqjen e tij.

Por Lulzim Basha nuk është shprehur për këtë edhe pse ka pasur kritika të shumta.

Përmes një statusi në facebook Basha ka vendosur të “bëhet i gjallë” dhe shkruan për lulishten pranë parkut të autobuzave.

Postimi i Bashës

Lulishtja pranë parkut të autobuzave ishte një nga investimet e mia si kryebashkiak në shërbim të qytetarëve të një prej zonave më të populluara të Tiranës.

Erjon Veliaj, vegël e bindur në duart e oligarkisë që sundon vendin, e shkatërroi këto ditë lulishten dhe lejoi betonizimin e saj në favor të Besnik Sulajt, klientit të rëndësishëm të Edi Ramës.

Qytetarëve të revoltuar ata iu përgjigjën dje me dhunën e policisë.

Edhe më i rëndë qe dhunimi i të drejtave të qytetarëve nga mediat kryesore të vendit të kontrolluara nga oligarkia, të cilat e fshehën protestën dhe dhunën e policisë.

Ndërkohë, Shqipëria po përjeton këto ditë mungesë dritash dhe uji sepse paratë publike u përdorën për të manipuluar votën dhe jo për të blerë energji për njerëzit.

Pushteti oligarkik herët a vonë degjeneron në pushtet të dhunës dhe të errësirës.

Përballja me të është sot sfida kryesore e opozitës dhe e të gjithë njerëzve të ndershëm për të ndalur rrënimin e qyteteve, të ekonomisë dhe të ardhmes tonë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/BASHA-150x150.png","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/BASHA.png","attachment_id":"718063"}]
        
        Loading...
        

4 komente në “Lulzim Basha thyen heshtjen, por jo për akuzat dhe garën për kreun e PD”

  1. Besmir Ali says:

    Mero vertet reago per atecka po behet nga lali eri tek lulishta e ish parkut. Kjo eshte tradhti dhe poshtersi. Reago Z. Mero. Neser do jete vone do ta hash si me Salen. Nje prerje jane keta.

  2. Dyrrahu says:

    O Lulzim,
    edhe Sudes i ka hije te kritikoje, kurse ty s’te ben kritika sepse ti i more shuplakat pikerisht nga qytetaret e Tiranes.

  3. Fatosi-kosove says:

    Qy qyqyqyqyqyqyyyy luli qenka gjalle akoma!!!!!!
    Po çpo brengosesh o i mjere ti ke fituar ne lazarat,shqiperia per ty eshte si nje pordhe,pastai ik merru me PD-n qe ste ka mbetur vend as ne toalet te qendrosh,kurse sa per Tiranen e lulishtet flasin qytetaret e jo mafiozet si ty,a e ke pare se si tha dje topalli,ti je katastrofa e PD-s e mjerisht edhe e Shqiperise,kete reagim e ben per tju kujtuar disa te gjoreve ne PD qe kane humbur si qurat ne mjegull se PD egziston akoma,ik o i mjere ik,mblidh vrasesit si strazimiri,malltezi,noka,ristani ,salijani,fazlliqi e dreqi e i biri dhe ik ne serbi ose ne holande,sa per Tiranen mos u brengos se ka Erion Veliajn i cili sa te jete gjalle ne politike ty sdo te ndegjohet zeri kurre,ke mbetur vetem ne rrjetet sociale pasi tash nuk je me as zvkryeminister as minister i mbrendshem,as kryetar i Tiranes,ti tani je vetem nje i keshilluar nga fazlliqi dhe qe urrehesh me shume nga partiaket tu sesa nga te tjeret,shko merr armet e starzimirit dhe del lufto per parkun qe e paska “shkaterruar” Veliaj,turp per te gjithe ata shqipatr qe kan votuar per ty,por ne anen tjeter fat qe ti je bashkkryetar i PD-s dhe si i tille sdo jeshe kurre ne gjendje te sundosh shqiperine,ke pefunduar si ma me keq,kriminelet ne lazarat.

  4. Vesi says:

    Dyrrahu, mos ia fut kot. Kushdo duhet te reagoje per mbrojtjen e lulishtes te parku. Eshte nje park per qytetaret dhe nuk duhet mbushur me pallate. Tirana pallate ka plot, lulishte e parqe ka pak. Ku do shkojme qytetaret qe pushojne mbremjeve aty? Dhe nis menjehere pas zgjedhjeve. Turp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *