Partizani, dilemat për trajnerin e ri

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Humbja në sfidën e parë në Selman Stërmasi ndaj Botev Plovdiv e vlefshme për raundin e parë eleminator të Europa League ka zbehur optimizmin e Partizanit për ecurinë e mëtejshme në këtë kompeticion.

Drejtuesit e klubit tashmë janë të fokusuar në ndërtimin e një skuadre sa më kompetitive e aftë të synojë rikthimin e titullit në kryeqytet.

Gjithcka nis me timonierin e ri, teksa sfida e kthimit në Bullgari ndaj Botev pritet të jetë e fundit për Sulejman Starovën në krye të skuadrës.

Emrat për të zëvendësuar trajnerin janë të shumtë, madje së fundmi pranë skuadrës ka qëndruar edhe kandidat nga italia, por që nuk ka bindur drejtuesit.

Emri më i përfolur është ai i ish trajnerit të Luftëtarit Mladen Milinkovic, i cili që nga 1 korriku është i lirë nga cdo detyrim me gjirokastritët.

Për të përforcuar akoma më shumë idenë e marjes së timonit të Partizanit nga trajneri serb është edhe prania e asistentit të tij tek Luftëtari, Marko Jovanovic në Selman Stërmasi për sfidën ndaj Botev.

Një mënyrë kjo për të njohur më nga afër skuadrën aktuale e cila ka pësuar disa ndryshime të rëndësishme nga ajo që mbylli sezonin.

Sigurisht që përpara është sfida e kthimit ndaj bullgarëve ku gjithcka duket thjesht formalitet, por drejtuesit e klubit po punojnë seriozisht për të zgjidhur emrin e duhur për stolin e kuq./SS/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *