Peqin/ Makina bie në kanal, vdes 31 vjeçarja

2 Korrik 2017, 09:38Kronika TEMA
Peqin/ Makina bie në kanal, vdes 31 vjeçarja

Një 31 vjeçare ka humbur jetën pas mjeti me të cilën udhëtonnte ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen ‘Xhami’ të Peqinit.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dhe tre persona ndër të cilët njëri është në gjëndje të rëndë shëndetësore.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 02.07.2017 në qytetin e Peqinit në Lagjen “Xhami” shtetasi R.M., 40 vjeç banues në Peqin, duke drejtuar mjetin Volkswagen, Pasat veturë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanalin që vjen nga Bishqemi-për Kavajë.

Në këtë automjet udhëtonin shtetasit;

P.M., 31 vjeçe banuese në Peqin, motra e drejtuesit të mjetit, e cila ka gjetur vdekjen.

N.D., 51 vjeçe banuese në Maqedoni, tezja e drejtuesit të mjetit, ndodhet në spital në gjëndje të rëndë për jetën

Ndërsa Xh.D., 21 vjeçe banuese në Maqedoni, K.M., dhe E.M., 8 dhe 6 vjeçe banuese në Peqin, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Peqin për veprime të mëtejshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje