Rei Manaj pranë transferimit tek Capri

Rei Manaj pritet të luajë në Serinë B këtë sezon teksa skuadra që po ngul më shumë këmbë për të është Capri.

Që prej disa ditësh palët janë takuar me njëri tjetrin për të arritur një marrëveshje për transferimin e tij te klubi italian.

“E konfirmoj interesin e Caprit dhe mund t’ju them se marrëveshja është shumë pranë”, u shpreh menaxheri Albert Fontana për “Gazetta di Modena”.

Për sulmuesin e kombëtares shqiptare pati interes dhe nga klubi gjerman i Augsburgut, por 20-vjecari do të vijojë të luajë në futbollin Italian dhe pritet që në ditët në vijim të firmosë kontratën me Caprin.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *