VIDEO/ Operacione antikanabis në të gjithë vendin, kontrolle nga ajri, toka e deti

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia e Shtetit po vijon operacionin masiv antikanabis në të gjithë territorin e vendit, nga ajri, toka e deti.

Rikontroll në sera, magazina, ish depo e tunele, banesa të braktisura, tokë private e tokë shtetërore, në sipërfaqe pyjore dhe kullota. Policia njofton se po kontrollon edhe në të gjithë vijën bregdetare, në basene e ujëmbledhës.

Operacioni drejtohet dhe monitorohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, shoqëruar nga Drejtori për Departamentin e Sigurisë Altin Qato, Drejtori për Krimet Josif Shtëmbari si dhe nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Ardi Veliu, ka takuar disa grupe kontrolli të përbërë nga punonjësit e policisë së Komisariateve të Policisë Rrogozhinë e Kavajë.

“Kjo lodhja juaj është e justifikuar, por edhe e argumentuar me një nga prioritetet absolute që kemi si Polici. Deri tani nga të gjitha masat, por falë punës tuaj natyrisht, situata është në kontroll dhe shumë e kënaqshme. Pavarësisht kësaj, për shkak të kushteve klimaterike që e mundësojnë kultivimin e kanabisit, edhe në kohë të nxehtë siç është kjo tani, do të duhet patjetër që t’i qëndrojmë deri në fund kësaj pune”- tha Cako.

Ai kujtoi se kane marrë një premtim ndaj objektivave të Qeverisë dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të bërë Zero mundësisht këtë fenomen.

Sipas tij, eshtë shumë e rëndësishme për të ardhmen e gjithë shqiptarëve, për integrimin e Shqipërisë në BE, ndaj dhe kemi detyrë dhe mision shumë të rëndësishëm, edhe të vështirë kuptohet.

“Ju sapo mbaruat edhe një detyrë shumë të rëndësishme që ishte menaxhimi i procesit zgjedhor që doli me sukses. Këtu përfitoj nga rasti t’ju falenderoj juve dhe kolegët tuaj, për gjithë angazhimin, por pikë së pari, për korrektësinë që keni treguar në raport me ligjin, duke mos u bërë në asnjë rast pjesë e vlerësimeve të njëanshme dhe subjektive në forca të caktuara politike apo subjekte të caktuara. Ashtu sikurse mbyllëm me sukses procesin zgjedhor, do të duhet të mbyllim edhe prioritetin e luftës kundër kanabisit”- tha ai.

Sipas tij, prania e tij nuk eshte per kontroll, por “erdha për t’ju falenderuar dhe për t’ju inkurajuar për punën tuaj. Jeni në vëmendjen dhe vlerësimin e Qeverisë dhe të Kryeministrit Rama në mënyrë të veçantë, për punën tuaj, pasi ai ka vlerësuar gjithmonë kontributin e Policisë, dhe kjo që bëni ju është ajo që duhet të bëjmë për të gjithë shqiptarët”.

Më pas Drejtori i Policisë së Shtetit takon edhe disa banorë në zonë, ku u ka kërkuar mirëkuptimin e bashkëpunimin e tyre për të përmbushur së bashku prioritetin mbarëkombëtar të Qeverisë për zerimin e kultivimit të kanabisit këtë vit.

Banorët vlerësuan rolin e Policisë dhe u shprehën se e përkrahin aksionin e ndërmarrë nga Policia e Shtetit për parandalimin e kultivimit të kanabisit

Gjatë operacionit nga forcat e Komisariatit të Policisë Krujë dhe FNSH, janë asgjësuar 463 bimë kanabis, të kultivuara në toka të hapura rishtas në Malësinë e Krujës.

Gjithashtu po gjatë rikontrolli nga Forcat e Policisë së Komisariatit të Policisë Fier dhe nga FNSH-ja Fier, janë asgjësuar 114 bimë kanabis në një tokë të hapur rishtas në Pyllin e Shëndellisë në Radostinë të Fierit.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin gjatë kontrollit të territorit në fshatin Milot në Kurbin, në vendin e quajtur Koder Larace në Selitë, në një zonë të pyllëzuar është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi prej 31 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Operacioni masiv do të vijojë deri në rikontrollin e plotë të territorit të vendit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *