VIDEO/ Rama rrëfehet për televizionin francez: President i SHBA-ve ka për të qenë mbi Perëndinë, ja kur merr fund kultivimi i kanabisit në vend

2 Korrik 2017, 17:11Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për televizionin “France 24” ku ka folur lidhur me projektet për mandatin e ardhshëm qeverisës.

Rama ka shpjeguar implementimin e reformës në drejtësi të cilën e cilëson si një zgjidhje për një sërë çështjesh.

Sa i përket mbjelljes së bimëve narkotike, Rama siguron se shumë shpejt do të jetë pjesë e historisë.

“Ne kemi pasur një fazë ulje për kanabisin këtë vit. Kemi pasur një ulje dramatike. Në fund të vitit kultivimi i kanabisit do të jetë thjesht një histori. Jemi të varfër si vendet e rajonit. Kemi pasur rritje 3%. Kemi besim se do shkojë 5 %. Kemi pasur mbështetje nga emigrantët. Le të themi që shteti shqiptar nuk është i pasur, shqiptarët janë të varfër por jo aq sa mund të thonë shifrat, pasi ka para që vijnë nga emigracioni dhe është edhe ekonomia informale,” thotë Rama.

Sa i përket riciklimit të mbetjeve shefi i qeverisë shprehet se jemi i vetmi vend në rajon, që ende nuk ka miratuar legjislacion e BE për riciklimin e mbetjeve.

“Më duhet të them, që edhe TV juaj e kanë kthyer në drejtim të gabuar, pasi jemi vetmi vend në rajon, që ende nuk ka miratuar legjislacion e BE për riciklimin, e drejta e industrinë për të importuar dhe eksportuar. Mendoj që edhe gazetaria shqiptare duhet të bëjë disa gjëra më përpara duke bërë pyetjet e duhura,” nënvizon Rama.

Ndërkohë kreu i ekzekutivit ndalet edhe tek negociatat për anëtarësimin e vendit në BE.

“Ne presim që bisedat me BE të fillojnë këtë vit, nuk do të çuditesha edhe nëse nuk fillojnë. E rëndësishme është që të vazhdojmë në këtë drejtim me këtë vizion drejt BE. BE brenda vendeve anëtare të vjetra po vuan, ka një ndjesi sikur gjërat janë prishur tashmë, pavarësisht se ka pasur shumë paqe. Në Ballkan ne jemi optimist, pasi e kemi parë luftën me sy, Europa për disa është vetëm financa,” shprehet kryeministri.

Rama flet edhe mbi influencat nga Rusia.

Ne po jetojmë kohën më të mirë për shkak të BE. Unë kam thënë që BE është në fakt ai që na mban ne porsa i përket asaj që shikojmë të shkuarën, që BE është frymëzimi, por nëse do të largohet nga ëndrra që kemi, ne do të shikojmë alternativa të tjera. Ky nuk është vizioni im, por mund të ndodhë nëse BE do të jetë taktik,” siguron Rama.

Më tej shefi i qeverisë garanton se marrëdhëniet me SHBA-të, do të jenë të rregullta dhe të mira.

“Kush do që të jetë President i SHBA ai ka për të qenë mbi Perëndinë, pasi për 50 vjet ka qenë e ndaluar nga regjimi në Shqipëri,” thotë Rama.

PJESË NGA INTERVISTA

Ju dëshironi që Shqipëria të rrisë marrëdhënien e saj me BE, por negociatat nuk kanë nisur ende. Sa durim do keni?

Ne nuk kemi alternativë tjetër. Ne presim që bisedat me BE-në të nisin këtë vit. Nuk do çuditesha edhe po të mos fillonin. Jo sepse nuk i bëmë ne detyrat e shtëpisë, por sepse BE nuk është…nuk mund të mbështetesh shumë te BE përsa i përket angazhimeve me vendet si Shqipëria. Megjithatë, në fund të fundit ajo që mendoj unë që është e rëndësishme: është që ne të vazhdojmë në këtë drejtim dhe me këtë vizion drejt BE-së. Pasi ne jemi edhe shteti më eurocentrik në rajon.

Kur e sheh BE-në sot dhe në dy vitet e fundit duket se është ndarë shumë, madje ka shtete që duan të largohen. Po ju si mendoni?

BE brenda për brenda shteteve anëtare të vjetra po vuan. Ka një ndjesi sikur gjërat janë prishur, pavarësisht se ka pasur shumë paqe për shumë breza. Duket sikur këta të rinj janë të llastuar. Në Ballkan ne jemi optimistë sepse ne e kemi parë luftën me sy dhe e dimë se çfarë do të thotë të kesh luftë. Për disa Europa është thjeshtë financa. Ndërsa për ne është projekti më i qëndrueshëm i paqes.

Pjesë e rëndësishme janë edhe marrëdhëniet me fqinjët në Ballkan, duket sikur gjërat po tensionohen me ndërhyrjen e Rusisë…

Përsa kohë që BE do jetë synimi ynë, mund të kemi përplasje. Ne jetojmë në Ballkan dhe nuk është befasi që ne të kujtojmë të shkuarën. Ne po jetojmë tani kohën tonë më të mirë dhe kjo prej BE-së. Po të mos ishte BE këtu ju nuk do të ishit të veshura në mënyrë kaq elegante, por prej metali.

Është thënë që nëse aderimi në BE nuk do funksiononte keni thënë që do keni një marrëdhënie me Kosovën dhe Serbia nuk është shumë e kënaqur me këtë…

BE është në fakt ai që na mban ne përsa i përket frymëzimit tonë. Nëse BE do të largohet nga ëndrra që ne kemi sigurisht që do të shohim alternativa të tjera, çfarë do të dalin. Mund të ndodhe nëse BE është thjesht taktikë.

5 komente në “VIDEO/ Rama rrëfehet për televizionin francez: President i SHBA-ve ka për të qenë mbi Perëndinë, ja kur merr fund kultivimi i kanabisit në vend”

  1. Shqiptar i Ndershëm says:

    @ KARIKATURIST,
    Ulja drastike e droges nuk quhet kurre Ulje dramatike.
    Mos ngaterroni padashje uljen drastike me uljen dramatike.
    Sigurisht per [Mafien] ulja e madhe e droges eshte ulje dramatike.
    Apo ju “dhemb” m.t.v. per numrin e “vendeve te punes” te shqiptareve te varfer qe punojne ne plantacionet e droges ?
    SHËNIME:
    1. Mos u merrni me me karikatura ne orarin e punes!
    2. Zhdukja e droges eshte premtimi juaj prej 44 muajsh!
    3. Publikoni datat e realizimit te programit tuaj te ri elektoral!

  2. Shqiptar i Ndershëm says:

    Vonesa e publikimit te komenteve nuk i sherben pluralizmit te opinioneve.
    Servilizmi dhe vasalizmi politik i medias i hap rruge politikes diktatoriale.

    1. mirel says:

      Eshte praktike e Temes, qe eshte kthyer ne nje mashe e Edi Rames ashtu sic ishte RD per Berishen.
      I njejti gazetar, nuk eshte cudi. Ka experience ne vasalizem

  3. BE says:

    Puna e pare qe presin nga qeveria njerezit e ketij vendi eshte afrimi i investitoreve serioze te huaj per hapjen e vendeve te punes qe te filloje punesimi ne mase. Njerezit duan te jetojne ndershmerisht dhe me vlere me punen e tyre. Per kete qellim duhet permiresuar legjislacioni qe favorizon futjen e tyre dhe jo te ndodhe si me qeverite e mepareshme qe i penguan ato, duke i detyruar te drejtohen gjetke. Kjo do te thote me shume te ardhura.

  4. spartaku says:

    I them Edi Rames, te mos degjoi qent qe lehin te kembet e tij,por te shikoi perpara ne punen dhe programet shume te mira qe ka per shqiperine.Gjykon populli dhe jo disa lakenj,pordhac,maskarenje qe kane ne gjakun e tyre inrigen,denigrimin,shpifje nga me monstruoze,per te xire çdo gje qe eshte e bardhe.Pd-ke dhe LSI-ja,jane vene me mish e me shpirtete nxijne fitorene e ps-te e te Edi Rames,sikur kjo fitore eshte blere me parate e droges.Jo,dhe jo,nuk eshte aspak e vertete.Votat i jane dhene nga populli shqipetare me ndergjegje,se po punon mire, dhe kete ne po e shikojme me syt tane.Pd-ke dhe LSI-ja mohojne sy nder sy,nxijne çdo gje te bardhe qe neve e shikojme qe eshte e bardhe.Ato dy parti jan shume agresive dhe radikale.Por populli nuk do as agresivitetin e as radikaliznìmin,por paqe,qetesi,siguri dhe drejtesi.Keto i siguron vetem ps-te me Edi Ramen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje