Arben Imami në kryesinë e PD: Selami mund të tërhiqet, Basha bën mirë të mbajë ndonjë kandidat rezervë…!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nuk kane rreshtur sulmet ndaj Lulzim Bashes ne mbledhjen e kryesise, madje duke paralajmeruar jo vetem shkaterrimin e PD por dhe duke bere ironi dhe sygjeruar per kreun e ngrire qe te mbaje ndonje kandidat rezerve, qe gara te mos behet qesharake ne rastin e nje doreheqjeje te mundshme te Eduard Selamit.

Deputeti i PD-së Arben Imami i njohur si pjesë e grupit kundërshtar të kryetarit Lulzim Basha ka bërë një paralajmërim të fortë në mbledhjen me dyer të mbyllura të kryesisë së partisë.

Mësohet se Imami ka kërkuar në kryesi që gara të jetë e ndershme dhe e besueshme në mënyrë që ai që do të zgjidhet kryetar të jetë i pakontestueshëm.

“Duket sikur treni është për poshtë. Mund të krijohet dhe rikrijohet besimi vetëm me një garë të hapur, te ndershme dhe ku dëgjohen të gjithë. 

Sipas konceptit tim është shkelur statuti, por nuk është ky thelbi. Mendoj se po bëhet një garë e pandershme.

 Nëse në një pakicë të dërrmuar si kjo dhe një pjesë e partisë do ta quajë garën të pandershme. Të bëjmë një garë në ndershme që kryetari të jetë i pakontestueshëm” – mësohet të ketë thënë ndër të tjera Imami.

Ai ka bërë edhe një paralajmërim për Bashën që të mos mbajë kandidatë rezervë në rast se Selami tërhiqet nga gara.

“Në qoftë se zoti Basha mban ende ndonjë kandidat rezervë se Eduard Selami ka mundësi të ikë kjo do ta bënte garën qesharake” – ka thënë Imami në kryesinë e zgjedhur me dyre të mbyllura.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *