"Shpërthen" Astrit Patozi: Lulzim Basha zgjodhi farsën dhe jo garën e ndershme në PD

3 Korrik 2017, 12:34Politika TEMA

Nga Astrit Patozi

Lulzim Basha zgjodhi farsën dhe jo garën e ndershme në PD.

Kryetari i vetëngrirë i PD, Lulzim Basha, mori sot të gjitha përgjegjësitë për prishjen e një gare të drejtë, duke refuzuar pothuajse të gjitha kërkesat tona të arsyeshme për zhvlimin e një procesi të paanshëm, gjithëpërfshirës dhe të pandikuar.

Lulzim Basha nuk pranoi të japë dorëheqjen dhe as të lëshojë zyrën, si kushti minimal për t’i dhënë garës paritet në start; vendosi të ruajë si monopol aksesin tek lista e anëtarësisë si dhe po vrapon të zhvillojë zgjedhje të nxituara për të mos u dhënë mundësi të tjerëve të bënin një fushatë normale.

Vrau çdo mundësi për të analizuar rezultatin dhe për të gjetur arsyet kokëforta të humbjes së thellë të PD me 25 qershor.

Në këto kushte, kur nuk garantohen as elementet bazikë për zhvillimin e një konkurrimi normal, Lulzim Basha mbetet sot përgjegjësi i vetëm, jo vetëm për rezultatin katastrofik të PD në zgjedhje, por dhe për bllokimin e një gare, që do t’ i jepte asaj shansin e vetëm për t’u ringritur.

I kërkova kandidatit Lulzim Basha të çlironte PD nga marrja peng e procesit të reflektimit dhe të garës së drejtë brenda nesh. Nuk lëvizi as gishtin për të reaguar, por duket se është shumë i vendosur t’i shkojë deri në fund kèsaj maskarade zgjedhore, e cila nisi me shkelje të rënda të librit të rregullave të PD.

Ky ishtë detyrim i panegociueshëm që procesi të kthehej në shina statutore. Kjo nuk ndodhi. Bashkë me të edhe edhe të gjitha kërkesat e tjera.

Ndaj është fare e qartë për të gjithë, Lulzim Basha ka marrë përsipër nisjen dhe përfundimin e një farse të shëmtuar elektorale, që thellon akoma më shumë përçarjen dhe krizën e thellë të PD.

Pas kësaj, demokratëve u lind e drejta e çdo lloj forme reagimi për të mos lejuar rrëmbimin pa garë të mandatit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, personi që e çoi atë në humbjen më të rëndë të historisë së saj dhe po e çon me bindje drejt shkatërrimit përfundimtar.

Lulzim Basha pasi shkatërroi PD dhe të djathtën në zgjedhje, po vazhdon me asgjësimin përfundimtar të asaj, që mbeti prej tyre për shkak të tij.

4 komente në ““Shpërthen” Astrit Patozi: Lulzim Basha zgjodhi farsën dhe jo garën e ndershme në PD”

  1. Fatosi-kosove says:

    Z.Patozi ke humbur shume vlera njerezore duke qene shume here ne mbrojtje te krimineleve te PD-s,e veqmas sali berishes,lul bashes,ristanit,palokes,strazimirit e deri te fazlliqi,prandaj eshte koha e fundit qe ti,bregu,selami e disa te tjer te ikni nga kjo klike vrastare sepse nuk eshte interesi i shqiperise qe duke lufuar per PD-n ti shpetoni keta vrases,vete prania e tyre ne nje grup me ju eshte poshtrim per juve dhe gjithe shqipatret,andaj ikni nga kjo klike vrastare,siq beri Topi e shum te tjere,kujtoni Olldashin se qe gjeti vetem pse kandidoi kunder bashes dhe veproni me mendje,shqiperia dhe familja e juaj ka shume me shume vlera se kriminelet qe jane futur ne qader-PD.

  2. ABC says:

    Eshte Berisha, Patoz e jo Basha. Te pakten thuaji gjerat sic jane.

  3. kombi says:

    Marrveshja qe beri me Ramen,do te sjelli ndryshime ne PD . socialistet dhe demokratet do te shkrihen ne nje te vetme , PSD .

  4. shigjeta says:

    po cfare gare te ndershme na thua o titi , kjo fjale eshte e huaj ne pd dhe strukturen e saj , per cfare nderi e ke fjalen o lamash i sales ??? e pik e zeze , gare e ndershme ne pd , ku??? ne pd , nga vjen ti ore titi ??? nga planet tjeter ??? ti nuk ishe pjestar i bandes ?? haruat cbete nga 2005 deri ne 2013 ??? nuk keni lene centimeter katrore pa shitur , dhe nga 2 ese 3 here , thuaj troc , dua kariken , se lyli nuk eshte i kamufluar bukur , une jam me i fshehte jam gjarper astriti , keshtu me quajn , astriti , jozefina , po ajo haroi kodin e komunikimit ne parlament ??? fliste sikur e kish prone e saj , akuzoheni per shume ndyresira o tit konoshi , keshtu qe nuk do te jeni ne pelqim te popullit kurre , prandaj nuk te duhet drejtesia e pd , e di cte duhet ??? nje mjet i furnizuar me karburant plot dhe te ikni dhe te mos jua shikojme e degjojme suratin ore ndyresira

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje