Basha dhe Kunati, dy brejtës pronash si kërcënim për sipërmarrjen dhe politikën

Nga Kushtrim Kentrusha

Kreu demokrat Lulzim Basha ka deklaruar se “lulishtja” pranë parkut të autobuzave, një investim i tij për qytetarët kur ai ishte kryetar i bashkisë Tiranë, po prishet nga kryebashkiaku i ri për ndërtimin e një kompleksi privat.

Bashës në fakt, iu kundërpërgjigj kompania  e ndërtimit të kompleksit, subjekti “Arlis Sh.p.k’ që ka thënë se leja për pronën e tyre private u firmos nga Basha dhe për më tepër “në 2013, Bashkia e asaj kohe na dërgoi Kunatin për t’i “falur” një pjesë të konsiderueshme të ndërtimit.

“Ne e refuzuam këtë pasi ishte një “gjobë” për të lejuar dicka që vete Plani 2013 e lejonte. Kur ne refuzuam gjobën e Kunatit, z. Basha bëri një teatër duke e quajtur “lulishte” pronën tonë private si hakmarrje që nuk i falem gjysmën e biznesit.”, shkruante subjekti në reagimin e tij në Facebook.

Kjo akuzë ndaj Bashës, nuk është thjesht shembulli lebetitës i një sistemi gjobash që ka ushqyer individët me pushtet.

Gjoba si taraf, është kërcënim për politikën, demokracinë dhe qytetarët, sepse nuk bëhet fjalë për vetëm një politikan periferik, por për atë që është sot kreu i opozitës kryesore, ndoshta nesër kryeministri i vendit.

Si do të ndërtojë alternativën opozitare një lider që punët e bashkisë ia qeveris kunati? Si do të qeverisë Shqipërinë nesër një njeri i paprinciptë në raportin mes pushtetit dhe biznesit? Një njeri që ndërsa ne mendonim se flinte gjumë në zyrën e tij, në fakt, duke përdorur pushtetin, ka brejtur cdo marrëdhënie me sipërmarrësit për interesa klienteliste.

Sfida jonë e madhe është kurimi i sistemit politik nga plagët e korrupsionit dhe gjobaxhinjtë e politikës janë qelbëzim i kësaj plage. E bëjnë politikën të varur nga tarafet dhe paraja që gjenerohet prej tyre.

Së dyti, kunati i Bashës dhe gjoba si praktikë, janë po aq kërcënuese edhe për klimën e biznesit, sipërmarrjes, pronës. Cfarë mesazhi i japim atyre që duan të ndërtojnë dhe investojnë në prona materiale, në këtë vend?

Që Shqipëria është xhungla e interesave të kunetërve të pushtetarëve? Që nuk kanë shanse të ngrejnë investime nëse nuk paguajnë gjobën te bashkia? Që i ndërsejmë edhe militantë, me protesta të orkestruara, nëse nuk na nënshtrohen? Që partneriteti mes vendimarrësve dhe sipërmarrësve, në emër të zhvillimit ekonomik, përmes politikave serioze dhe bashkëpunimit është një koncept i huaj për ne?

Vec shantazhit të firmës në fjalë, kjo është trysni direkte mbi sipërmarrësit e ndërtuesit në Shqipëri, i vë emrin dhe vulën Shqipërisë si vendi ku nuk bën dot  investim nëse nuk ushqen kapadaitë e politikës, nëse nuk i përgjigjesh kunetërve të tyre.

Në këto dy pika, ka vetëm një përfundim: nuk nxihet vetëm fytyra e Bashës, baltoset imazhi ynë, trysnohen investitorët, demoralizohet sipërmarrja, ngrihet në këmbë “sistemi i kunetërve”.

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Basha dhe Kunati, dy brejtës pronash si kërcënim për sipërmarrjen dhe politikën”

  1. funksionon sistemi i kuneterve sepse nuk funksionojn mekanizmat e shtetit,sepse prokuroria dhe gjykatat perfitojne nga sistemet e kuneterve per te bere nje dore pare.
    Po e njejta gje ka ndodh edhe me dhendrin dr mortjes saleh e sa e sa te tjere qe kane mare ose presin te marin pronat.

    1. Lugati says:

      kushtrimi nenes kushtrim..eshte nje thonme urte..po shof mullinin qe po punon po uji nga vjen s’po e mor vesh????mas 25 qershorit kushtrimi nenes osht artikulli 3 qe shkrun kundra bashes…..shprehu kushtrim na thuaj me cin je???????

  2. xxxx says:

    Pastaj shtrohet pyetja pse ikin shqiptaret kemi prona toka e akoma nuk i marrim se na i bllokojn keto kuneter te ketyre kurvave politikane sepse duan gjoben ose me keq akoma e duan per vete ate prone duke perdorur pronar te rreme me letra te fallsifikuara dhe ne vazhdojm rrugeve te Botes si shkerdhata

  3. Ivan i madh says:

    Po rugen e babes do ndieke dhe Lulushi dardha nen dardha bie thote populli. Sic beri Sali matufi do beje dhe dhendri i tij ne hijen Lulush pederasti. Si leshoi si egersira te pa ngopura pjellat e tij Zeni sy pashkaqenin dhe Gita sekseren gjate qeverisies se tij krimineli i pa denuar deri tani Sali Ram Berisha. Ate do bejne dhe krimbat qe rethojne kete kufome ne dekompozim me emrin e felliqur Sali Ram Berisha. Kete e ka pohuar dhe pjesa e ketij klani dhendri i Staroves Pogradec Jemin Gjana që po u hapur kutia e zeze e ketij klani do qelbe jo vetëm Shqiperine po Europen kaq te pa ngopur e maskarenj kane qene keta perbinsha.

  4. ali says:

    Ajo prone eshte marre me dokumenta te fallsifikuara dhe me ndihmen e Besnikut te Tajvanit , shokut te Edit qe po investon per tu ndertuar aty ,, kot mundoheni o popull , me mafjen e pronave nuk merreni dot,, le te merret vetingui palloshit te gjate ta verifikoj kush gjyqtar e ka kthyer pronen te nje “pronar” sa per emer, me dokumenta te sajuara dhe te paflevshme, kte kerkoni o popull

  5. spartaku says:

    Si nuk kane turp keta militant te pd-ke,partise me te qelbur,dalin ne proteste me urdher te kryetarit te partise.Turp e per faqen e zeze.Doni dhe pushtet ju muter.

  6. refat likaj says:

    ky eshte nje fakt ulerites per gjendjen e shtetit tone. Ketu jane dy gjera ose kunati shkon ne burg per gjobvenie ose pronaret e truallit dhe firma e ndertimit ne nje proces penal . dikush duhet te ndeshkohet per gjithe kete pisllek qe na e perplasin te gjitha palet ne fytyre si te je te nje gje thjesht rutine. po i toleruam keto mostra qe na thithin perdite cdo gje te mire deri edhe shpresen ku seicili mund te jetoje me djersen e vet , vendi im yti i yni mund te braktiset me shpejtesi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *