Basha po përbalt edhe çadrën e vet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Andi Bushati

Lulzim Basha po rend me shpejtësi drejt organizimit të një gare farsë në PD. Ai po mohon me këmbëngulje një proces të hapur, të barabartë dhe të ndershëm me kundërshatërët e tij në parti. Duke mos pranuar zhveshjen nga ofiqet zyrtare, që “de facto” ia hoqi humbja katastrofale në zgjedhje, duke rrefuzuar një debat të hapur brenda partisë, duke mbyllur veshët përpara kërkesës për më shumë kohë dhe më shumë të drejta për rivalët e vet, ai është vënë papritmas në pozicionin ku qe Edi Rama, pas 20 shkurtit.

Në kohën kur PD-ja nisi aksionin e çadrës, i cili për nga kërkesat, slloganet dhe vlerat që promovonte ishte pa dyshim, diamanti i kurorës së opozitës 4 vjeçare, Rama çuditërisht mbante të njëjtat pozicione si ato të Bashës sot. Ai nuk pranonte të largohej nga zyra, në emër të një gare të ndershme. Ai nuk pranonte të shtynte zgjedhjet, në emër të një konkurimi të barabartë. Ai nuk pranonte përjashtimin e faktorëve ekstraelektoralë, në emër të një konkurimi sipas standarteve perendimore.

Edhe Rama ashtu sikurse Lulzim Basha tani, fshehej pas procedurave ligjore dhe kleçkave të afateve për të mohuar një gjë shumë më të madhe dhe të rëndësishme: zgjedhjet e lira.

Seç ndodhi më pas e dimë të gjithë. Marrëveshja okulte e natës së 18 majit, iluzioni se pushteti i bandave, i drogës, i mediave të kapura dhe i përfituesve të koncesioneve, mund të ndalohej me disa ministra dhe disa drejtorë rezultoi një katastrofë. Ndryshimi polikës nga “nuk ka zgjedhje me Ramën” në përqafimin e idesë se Rama ëshë i kontrollueshëm, përfundoi si një ëndër e keqe

Kryesisht për fajet e veta, por po aq edhe për dinakërinë e kundërshtarit, Lulzim Basha i dhuroi demokratëve rezultatin më të keq në historinë e tyre politike.
Kjo traumë e papritur i ndau demokratët në dy grupe të mëdha. Në njërën anë u renditën ata që besuan tek “Republika e re” dhe vazhdojnë të predikojnë, se Basha duhet amnistuar. Ata janë të bindur se atij i duhet dhënë edhe një mundësi e dytë. Dhe këtë arsyetim e mbështesin në faktin se humbja ndodhi për shkak të mungesës së përvojës, për shkak të naivitetit, për shkak të një besimi të tepruar tek një kundërshtar që doli më hileqar sesa e kishin imagjinuar.

Në gjithë këtë logjikë, vihet gjithnjë në pikpyetje aftësia politike e Bashës, po asnjëherë, asnjëherë të vetme, parimësia e qëllimeve të tij. Sipas tyre, lideri i ngrirë i PD-së është gjithnjë po i njëjti, i gatshëm të sakrifikojë për zgjedhjet e lira, për mundësi dhe shance të barabarta në garë, shkurt për ato vlera që ai i përmblodhi në slloganin e “Republikës së re”.

Ndërsa në grupimin e dytë radhiten ata që e shohin Bashën si një pazarxhi të vogël. Që vlerat e çadrës qe i gatshëm t’i shiste për disa zyra ministrash dhe disa drejtori fitimprurëse. Sipas tyre marëveshja me ramën nuk qe as një llogari e gabuar, as një kalkulim naiv, por një vendim i ndërgjegjshëm i një politikani që përpara se të besojë tek vlerat, beson tek allishverishet.

Fatkeqësisht mënyra se si Basha po sillet me zgjedhjet e brendëshme në parti, ku po mohon garën dhe konkurencën e ndershme, po i jep të drejtë këtyre të dytëve.

I vënë papritmas në pozicionin e Ramës, ai po tregon se të dy janë bij të së njëjtës republikë, me të njëjtën mendësi dhe me njëjtat vese. Të dy nuk besojnë as tek demokracia dhe as tek vota, por thjeshtë tek pushteti dhe tek forca.

Në këtë kuptim, 22 koriku po e përdhos imazhin e çadrës më shumë sesa 18 maji. Basha që pamë në bulevard ishte thjesht një rrol. Basha i ngrirë në selinë e PD-së është origjinali. (lapsi.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

15 komente në “Basha po përbalt edhe çadrën e vet”

  1. eli-tiv says:

    …e ka konstante urrejtjen per Edin….shkon deri aty sa e krahason me lulin….Rama ishte k/m ne baze te votes se 1 milion shqiptareve e kishte detyrim madhor…nuk lihen celsat se ja kerkon ti o kushdo tjeter…zgjedhjet ne parti i kishte te fituara deri sa e nxorri partine e tij fituese. Krahasim trashanik sidomos kur flasim per vlera morali apo intelekti.Lulit nuk i sherben dot se ai eshte ai qe eshte..nuk keni se c’te beni me me te….lereni te bej c’te doje saliu..s’keni asgje ne dore …tani s’keni me fuqine e fjales e te argumentit..jeni vertet kazan

    1. Lugati says:

      o bushato je tu na ca rroten..poplli e dha verdiktin e vet…ene mu nuk me pelqe lugati po shqiptaret ja dhane voten dhe te rri kater vjet aty se i takon simas votes shqiptareve…pranej hik tashi se na lodhe….je bo mo keq se drejtori bankes qe mer perdite telefon se kom llogarine gati 000000000000000…athu se di une qe po marojne paret

    2. Spartaku says:

      Andi Bushati ka nje ineligjence vetem per te seterholluar intriga,denigrime,dhe shpifje te besueshme.Edi Rama eshte nje politikan inetigjent popullor,qe ka fituar zemrat e shqipetareve,te gjithe njerzeve,dhe qe aq i zoti sa e nxori elektoratin e vete ne votime dhe fitoi.Pd-ke (partia e zemres se Andit),nuk e beri dote kete se ne krye kishte Bashen te paafte,qe bente thirrje radikale per lufte,per heqje zvarre,dhe goditje me grushta.Nuk do populli lufte,por paqe o gomar Antibushat.

  2. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Ti je vetem nje zagar, qe leh vend e pa vend. Ti je turpi i gazetarise dhe opinionisteve shqiptare. Si mund te krahasosh qendrimin e Rames pas 20 shkurtit, me ate te Bashes sot, more legen i felliqur. Sipas logjikes tende idiote, çdo qeveri mund ta lere mandatin ,kur t’i teket opozites. Ti e provove me 25 qershor se kush eshte Edi Rama,more pjelle sigurimsi…

    1. janullatos harom qinons says:

      jaasha hysni kapo..kur bo moral dhe ti

      ne tjeret duhet me fillu me vra rob se na lejohet krahasim me ty

  3. shushica says:

    O njeri antivlere,Rama ka difekte ,por krahasimi me Bashen eshte keqsia me e ndyre karakteriale qe manifeston ..Rama eshte e kunderta e Bashes…Rama ishte kryeminister legjitim i zgjedhur nga 1 milione votues…Ne Shqiperi nuk ka asnje krize te jashtzakoneshme qe te justifikonte rrezimin e Rames pa zgjedhje me puç Rama ,kete radhe i vetem ,i fitoi zgjedhjet sepse e ka futur vendin drejt nje gjendje normale ,nga situata katastrofike ku e çoi berishizmi dhe servilet e Berishes…Rama projekoi nje Shqiperi moderne dhe njerezit e besuan….Votuesit ,natyrisht shumica ,preferojne nje lider norma ,qofte edhe me difekte se sa nje kriminel apo hajdut i trasmetuar live…PD ..nuk humbi as per faj te Bashes ,as per dinakeri te Rames….PD humbi sepse nuk mund te fitoje …realisht nuk ka fituar kurre..PD eshte nje grumbull kaotik njerezish ,ku perfshihen shtresa e ish te perndjekurve qe duan vetem hakmarrje,lumpenproletaret e qyteteve dhe tribalet rurale ,oligarkrket e pasuruar me monopole dhe bashkepunim me shtetin,..si dhe ,me te rrezikshmit ,ish komunistet fanatike te kther ne 24 ore ne demokrate si dhe perfaqsuesit e ish nomenklatures si qenie te pafytyra …Kaq..Andi …Ne se PD ,nuk rithemelohet mbi baza europiane ,duke denuar dhe mohuar Berishen dhe berishizmin ,nuk ka zot ne toke dhe ne qiell qe e shpeton ….Mbetet vetem themelimi i nje force te re te djathte ,me njerez te rinj ,me ideale europiane,….Te presim dhe te shohim …Mundet qe pjesa e pa inkriminuar e PD ,sidomos te rinjte e lindur ne vitet 90 te nxjerrin nje lider te ri,,,

  4. Populli says:

    Ik ore kazan me bajga

  5. Bato says:

    Sa i mencur je or nip i Besnikut! Demek para zgjedhjeve “kryeministrat duhet te largohen nga zyra ne emer te nje gare te ndershme” Gare e ndershme eshte term i fisme i tekave te nje opozitari qe me ndershmerine eshte kushuri i afert. Ne c’vend te botes ndodh kjo bukuri, pervecse ne nje vend ku binaret e demokracise i percakton pjella e Hysni Kapos, krahut te djathte te diktatorit?

  6. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    PD nuk e ka zbatuar statutin asnjehere !
    Berisha ka qene gjithcka,ne kete parti,ka bere si i ka dashur bytha.
    Per mua “Republika e re ” ishte nje republike fasade.
    Ne “Republiken e re” nuk duhet te kishte asnje nga deputetet e “Republikes se vjeter” !
    Krahasimi i zgjedhjeve partiake me ato per deputetet,eshte dashakeqase,analize kazani.
    Bushat je bere si “Ariu i cirkut” qe rrotullohet vetem brenda hapsire se cadres !

  7. Kris says:

    Une nuk e lexoj me Bushatin dhe nje skote tjeter gazetarsh te felliqur mercenare! Pavaresisht se e dine qe nuk i pyet me njeri keta “bythqire” vazhdojne te shkruajne dhe ka akoma disa media qe i botojne! Bushati ka te drejten e Zotit te shkruaje por pa botues! Keta jane kthyer si puna e Shaban Qoses qe nuk rinte dot pa e ngacmuar! Njerez pa dinjtet e te felliqur!

  8. xhemal says:

    prape me idiotesira .i vendosur ne marrezine e shpifjeve ,thashethemeve.do te ofendoje shumicen e shqipetareve per besimin qe i dhane ps e rames .por me siguri do humbase andi e grupi i kukuvajkave .jeni te humbur nuk keni asnje vlere prandaj reflektoni e kethehuni arsyes .llogjikes e fakteve. do mundeni sa here te luftoni me keto arme te skaduara e te dale boje luftoni me ide me programe ,dilni nga kazani i m,,,,,

  9. emilio says:

    E tmerrshme qe surrat miut nuk i del e keqja. Rama jua futi llozin juve gazetareve te kazanit. Vazhdoni me inatet personale. BushatZhejShkullakLubonj = kazan plehrash.

  10. shigjeta says:

    be gam gam gam , tani nipce , ngele pa pune , nuk di ke te lepish tani ,ku eshte basha yt ???? tani cdo na thuash ??? tani ta them une cdo besh ??? do besh te asnjanesin , sikur nuk je as majtas as djathtas , dhe je dhe majtas dhe djathtas , si te paraqitet nevoja kerko diku te lepish tani per bythlepires je i mire , per analist e gazetar jo, je sharlatan dhe i nje anshem , pacavure je o nipi i hysniut

  11. zi says:

    Katran,eresire,nate.
    Dil, e mer ajer te paster,zgjohu dhe kthjellohu.
    Panvaresisht neveritjes qe sjell,prape se prapi ndjej meshire.
    NJe meshire neveritese.

  12. Jimi says:

    Nipce! Rama vertet i fitoj zgjedhjet por mua nuk me duhet fare. Une dua qe ai ta dorezoje qeverine, se mua nuk me pelqen qe te jet ne krye te saj nje njeri si Edi, qeros, i gjate jashte te gjitha standarteve europiane nje njeri qe ne rinin e vete ka dale nudo neper plazhet e botes ( po per dreq megjithese nuk lane gje pa then per te e moralin e tij sot ne Shqiperi neper plazhet tona po dalin nudo edhe femrat!), Pa le po edhe ka ndare dy a tre gra pasi thone se si flinte karari me asnjeren ( ishalla i fle me kete qe ka, te jemen e Zahos). Megjithese kjo puna e grave per dreq eshte nje cike me bela pasi ai kodosh Nano sikur i infekteje te gjithe, me politikane, me qeveritare, me gazetare,, se edhe pe rty keshtu thone, u merzite me ate qe kishe dhe po kerkon te nderrosh merane dhe mire e ke se nuk munde te bashkejetoj burri tere jeten me nje grua pasi kaqe gjate ajo te behet si moter!
    Por mbi te gjitha mor nipce djali dhe qe i ve kapak te gjithave, eshte se per cudi edhe pse ti ja ke bere te qarte ketij mileti se kush eshte Rama , ke pare ti ai sikur u ka bere sire , ne vend qe ti pakesohen ndjekesit, sa me shume ti e shane Ramen aqe me shum shtohen ata qe i vene pas! I the po kujt i the!
    O nipce une kam nje mejtim ! Qe te shpetojme nje here e mire nga ky ” bandill” se sic e ka zen ky nuk ka per tu shkulur nga pushterti, dhe o ben zap ti o askush tjeter nuk e be dote zap ate, a nuk e ve ti kandidaturen per kryeministe!? Ke per te pare se sa me kenaqesi do ta presi mileti ardhjen tende , se o ben ti kete vend, o se ben kush, pasi kete ti e ke treguar me vepra!

    Perqafime nga labi i Vlores!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *