Genc Ruli flet për humbjen drastike: U dorëhoqa pasi politika po luhej keq, ja pse Basha nuk ankohet dot për blerje votash

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish-ministri i Berishës, Genc Ruli ka folur sot për “ABC News” për situatën në PD.

I pyetur për moskandidimin, ai tha se ai u dorëhoq, pasi politika aktuale po luhej keq.

Ai tha se është i habitur nga listat e Bashës dhe sugjeroi se as ai s’do ishte në listë edhe sikur të mos ishte tërhequr.

“Jam ministri i parë që kam dhënë dorëheqjen në vitet e para të demokracisë. Kur politika luhet keq, unë s’mund të bëhem pjesë e saj. Unë jam ndjerë  pafuqishëm ndaj kësaj politike dhe e kisha detyrim që të tërhiqesha që të mos bëhesha pjesë e saj.

Sa i përket Bashës, ai i habiti të gjithë me atë që bëri. Natyrisht që as unë s’do isha në listë. Në këto zgjedhje pamë që partitë qeveritare u rritën, ndërsa PD-ja ra. ODIHR-i ishte më i fortë se Basha në ankesat për zgjedhjet. Basha e humbi të drejtën e ankimit për zgjedhjet që kur bëri paktin me Ramën,” tha Ruli.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Genc Ruli flet për humbjen drastike: U dorëhoqa pasi politika po luhej keq, ja pse Basha nuk ankohet dot për blerje votash”

  1. Zhos Profesionisti says:

    Kur flet edhe ti burr i degjeneruar, mashtrues , perdhunues edhe hajdut ordiner mos ngelte njeri pa folur per demokracine… Ne ferr do vesh me ato qe bere kur ke qene profesor fytyre salduar…

Lini një Përgjigje te Zhos Profesionisti Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *