Ish kapiteni i Chelsea, John Terry, është prezantuar tek skuadra e tij e re e Aston Villas.
Ish ylli i përfaqësueses së Anglisë ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me Aston Villan, ku do të përfitojë rreth 4 milionë euro në vit.
Terry ka pasur oferta edhe nga disa skuadra të Premierligës, Kina dhe Amerika, por ka vendosur që për një sezon të luajë në Aston Villa për ta ndihmuar skuadrën që të rikthehet në Premierligë.
Terry ishte pjesë e Chelseas nga viti 1995 e deri më 2017. Ai më herët ka qenë pjesë e skuadrave si: Ëest Ham dhe Nottingham Forest.