Kategoria Superiore starton më 9 shtator

3 Korrik 2017, 15:51Sport TEMA

Komiteti Ekzekutiv në mbledhjen e ditës së hënë, pas disa propozimeve të mbërritura në FSHF nga ana e të gjitha klubeve, mori vendimet përkatëse në lidhje me sezonin e ri të garave, i cili do të hapet zyrtarisht me finalen e Superkupës së Shqipërisë në datën 6 shtator.

Ndërkaq, në lidhje me datat e kampionateve, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së vendosi:

Kategoria Superiore, edicioni 2017-2018 starton në datë 9 shtator

Kategoria e Parë, edicioni 2017-2018 starton në date 16 shtator

Finalja e Superkupës së Shqipërisë do të luhet në datë 6 shtator

Komiteti në mbledhjen e sotme gjithashtu vendosi që: Numri i kartonave të verdhë për një futbollist nga 3 të verdha me sanksionim me një ndeshje, kalon në 4 të verdha skualifikim për një ndeshje, për edicionin e ri.

Në lidhje me futbollistët shqiptarë të Maqedonisë, Komiteti vendosi të futet në rregullore dhe të konsiderohen si lojtarë shqiptarë, njësoj si parashikon rregullorja aktuale e garave me futbollistët kosovarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje