Negociatat e dështuara, dy kushtet konform statutit që Basha i refuzoi Patozit për garën në PD

Negociatat e 48 oreve te fundit mes Astrit Patozit dhe Lulzim Bashes me ndermjetes Arben Ristanin, nuk kane dhene rezultat.

Gjatë negociatave te dites se djeshme, Lulzim Basha ka refuzuar dy nga kërkesat e Astrit Patozit.

“Dorëheqje të menjëhershme dhe jo ngrirje të kryetarit Lulzim Basha, si përgjegjësi kryesor për rezultatin zhgënjyes në këto zgjedhje.

Vendosjen e tij në pozitën e çdo kandidati tjetër që do të futet në garë, si kushti minimal për paritet.

Largimin e tij nga zyra bashkë me stafin e vet dhe çlirimin e selisë nga prania e të gjithë kandidatëve derisa të përfundojë procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD.

Kërkohet kohë e mjaftueshme debati, analize dhe reflektimi, si dhe të bërit fushatë për të gjithë kandidatët”, ishin dy prej kërkesave të Patozit.

Por mësohet se kreu në detyrë i demokratëve nuk ka pranuar që të dorëhiqet dhe të largohet nga zyra e tij nga selia e Partisë Demokratike.

Po ashtu Basha është shprehur kundër shtyrjes së datës së zgjedhjeve. Burimet bëjnë të ditur per ‘panorama’ se kreu aktual i PD-së ka pranuar që për të krijuar kushte të barabarta, t’u jepet mundësia kandidatëve të tjerë në garë që të kenë zyra dhe staf mbështetës në selinë e PD-së.

Basha ka pranuar qe tre kandidatet kryesore në garë, ai vete, Astrit Patozi dhe Eduard Selami, të kenë përfaqësues të barabartë në komisionet dhe strukturat e organizimit, po ashtu dhe komisionerë në procesin e numërimit të votave.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *