Paralajmërimi i anëtarit të kryesisë së PD: Ne do degradojmë sepse sot po bëjmë aktin më të kobshëm

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kreu i Departamentit të të Përndjekurve Politikë në PD, Tomor Alizoti, i cili është edhe anëtar i Kryesisë së PD-së ka folur sot në mbledhje me nota të mëdha kritike ndaj kreut të PD-së.

Ai tha se PD-ja po bën një gabim, pasi po rizgjedh brenda dy javës kryetarin e disfatës, siç e cilësoi ai Lulzim Bashën.

Ky vend eshte ndertuar mbi padrejtesinë, dhe me keqardhje po ju them se ne ketu jemi mbledhur ne menyre te padrejte. Jemi mbledhur per te bere te padrejtën te drejte.

Si eshte e mundur që në një parti që i solli shqiptarëve lirinë dhe drejtësinë, sot pas kaq vitesh është kthyer në tempullin e padrejtësisë”, tha ai.

Si eshtë e mundur që pas kësaj disfate totale, ne pas dy javësh rizgjedhim kryetarin e disfatës. Unë e di pse po ndodh. Sepse ju jeni të padrejtë.

Ky vend ka vuajtut gjithmonë nga udhëheqësit dhe liderët autokratë e të padrejtë.

Që kjo parti të bëhet si gjithë Europa, që ka qenë parrulla e themelit dhe kauza e PD, duhet të jetë e drejtë me veten, pastaj këtë drejtësi ta përcojë te gjithë shqiptarët.

Një ndër arsyet pse kam qenë dhe jam antar i kësaj partie është se kam menduar që PD është në anën e drejtë të historisë.

Sot me keqardhje vë re dhe shof makinacione dhe manipulime, që i përngjajnë asaj partie, që njerëzit, adhuruesit e PD e luftuan me jetë, shpirt dhe gjak edhe në ditët më të errëta të komunizimit.

Vendet e zhvilluara të botës, në themelin e shtetformimin të tyre kanë nderin e njeriut, vlerat e njeriut dhe drejtësinë e njeriut.

Ne do degradojmë edhe më shumë sepse sot kjo parti po bën aktin më të kobshëm, po legalizon të padrejtën”, përfundoi ai.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

8 komente në “Paralajmërimi i anëtarit të kryesisë së PD: Ne do degradojmë sepse sot po bëjmë aktin më të kobshëm”

  1. Bato says:

    Ne kemi patur gjithnje “lidere dhe udheheqes autokrate dhe te padrejte”, thote Alizoti. Po pse nuk rreshtove ca emra, o Alizot? Rreshtoi me qafsh, se jam kureshtar ta dij per cilet e ke llafin. A thua do ta arrish te te bejne dhe ty lider ne ate parti? Uroj te behesh, sepse vetem keshtu do garantosh vazhdimesine e asaj partie, e cila nuk e ka njohur kurre autokracine dhe padrejtesine!

  2. Aleko says:

    ju po degradoni sepse prej fillimit pavaresisht prapagandes se shfrenuar si parti e shpreses ne mbrojtje te lirise e demokracise , ne realitet ishit krejt e kunderta ashtu si cjeni dhe sot qe mund te jete dhe prelude I gjithckaje fallco qe ngritet.cdo gje e bete per interest e klanit tuaj dhe jo per popullin shqipetare..kete tashme e kane marre vesh dhe ata qe skane lindur ende..Kot shpresoni se do vazhdoni me mashtrimet tuaja..genjeni veten..

  3. TRAPI says:

    KY DUKET I ZGJUAR////

  4. american2016al says:

    PD me djallin Berisha ne krye do te venitet dhe shpartallohet si parti antikombetare dhe percarese, te gjithe te mbeturit qe flasin pallavra jane servile dhe sherbetore te tij prandaj kjo parti ka marre fund nuk e beson me populli, tani jane katadisur si bande kusares dhe rrugacesh.

  5. Keta te drejtet shume vone e moren vesht padrejtesin.
    Ti more zot aliu kjo parti qe ne themelim filloi me pa drejtesi sepse ne krye te saj u zgjodh(ose e mori me intriga) nje komunist nga me te egrit dhe bertiste rrofte ramiz alia,dhe i qendroi besnik udhezimev te ramizit dhe te partise qe i perkiste.
    Ky komunist intrigant qe na hiqej si antikomunist e antibllokmen,mblodhi te gjithe komunistet dhe sigurimsat (qe ishin shokete e partis) dhe i beri milioner dhe ja kaluan bllokmeneve.
    Ju qe na quheni te drejte sot se ju preken interesat po i nxirni ca padrejtesira qe kane bere ata qe ju i perkrahet,po na nxirni ca abuzime sikur si kishit pare me pare,po na nxirni ca kuneter e dhendra qe benin ligjin ne parti,por nuk ua mban te thoni nje fjale kunder perbindeshit komunist qe e gatoi kete corbe ,nuk thoni nje fjale qe te mbajne pergjegjesi ata qe abuzuan me pushtetin dhe jane bere me vila.
    perbindeshi komunist qe rrinte gju me gjume femijet e nexhmijes,e denoi kete te fundit per tejkalim pirjesh kafe,kurse shoket tuaj te partise qe vodhen gjithe Shqiperin nu i jepen drejtesis.
    derisa te mos analizoni gabimet qe keni bere ne keto 27 vjet dhe te nxirni para pergjegjesis abuzusit dhe te mos hiqni dore nga perbindeshi intrigant goje ndyre saleh ju do rrini ne minorance dhe drejt zhdukjes,sepse eshte grumbulluar nje mllef me i madh se armiku imagjinar i juaj komunistet dhe bllokmenet.

  6. Aureli says:

    Jeni hajdute dhe vrases te paskrupull, prandaj po deshtoni o alizot! Bjeri drejt muhabetit, harruat qe slate gje pa thene per perendimoret dhe dolet kunder frymes se popullit? po vjedhjet masive, vrasjet, shitjen e atdheut ketu perqendrohuni qe nuk kishit bythe ti dilnit ballas Saleh-krimit ,
    KJO ESHTE ARSYEJA QE POPULLI SJU DO!!!

  7. timo says:

    Ju jeni të gjithë tekaytë . Me qenë se ju bëni për ditë padrejtësi, kujtoni se i gjithë populli apo vendi është i pa drejtë. Jo or zoti tekayt jo. Ju, ju jeni të pa drejtë, të gjithë sa jeni aty. Ju jeni veç sharlatanë asgjë tjetër. Shpërbërja juaj do të jetë një lehtësi për popullin.

  8. LORA says:

    Zoti Alizoti;kur ti te kuptosh se je anetar I nje bande kusaresh,kriminelesh dhe antishqiptaresh te perbetuar ,,,atehere do te vije turp nga vetja e jote.
    Shqiptaret ne shumice kane shume kohe qe e kane kuptuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *