Rama apel Metës: Të reflektojë dhe kthjellohet një orë e më parë, sa nuk është vonë. LSI, një vrimë në ujë. Do kemi koalicion të madh, por…

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë për shtyp, me të gjithë kandidatët dhe deputetët e zgjedhur të Partisë Socialiste.

Në daljen e parë publike nga Kryeministria që pas zgjedhjeve, Edi Rama kritikoi ashpër Ilir Metën.

Sipas Ramës, Ilir Meta duhet të reflektojë “sa nuk është vonë”, për të mos e damkosur figurën e presidentit me qëndrimet e tij në funksion të interesave të LSI.

“Falënderoj Ilir Metën, jo se i çoi punët në dreq nga fundi, duke hedhur në erë projektin e të majtës së bashkuar, por për çdo kontribut pozitiv dhe të pamohueshëm që dha në punën e përbashkët.

Por edhe në emër të deputetëve që e votuan e s’janë këtu, i kujtoj të reflektojë një orë e më parë e të kthjellohet si presidenti që mori votat tona për të qenë konsensual për të qenë mbi palët jo kundër palëve”, tha Rama.

“Ilir Meta të reflektojë dhe të kthjellohet një orë e më parë, të përqëndrohet sa nuk është vonë te riparimet e papara në këto 27 vjet që i bëri kreut të shtetit.

LSI para Shqipërisë është një vrimë në ujë dhe nuk duhet ta damkosë si komike figurën e presidentit të zgjedhur të shqiptarëve” u shpreh më tej Rama para 140 kandidatëve për deputetë që mblodhi tek kryeministria.

Deri në 25 Qershor, Ilir Meta u vu në krye të fushatës së LSI, megjithëse ishte votuar në parlament si president i zgjedhur.

Rama rezervoi kritika edhe për mënyrën se si funksoi parlamenti gjatë mandatit që po mbyllet.

“Kuvendi nuk mund të jetë kazan politik,” tha Rama.

Ai tha se tani që Kuvendin do e drejtojë PS-ja, gjërat do jenë ndryshe.

Duke rrëzuar spekulimet për emrat e qeverisë që po dalin në media, të cilat i quajti sërish ‘kazan’, Rama tha se “skuadra e re qeverisëse do jetë gati në fillim të shtatorit. Çka zien në kazanët e katundit mediatik, është vetëm zhurmë”.

Rama vlerësoi sërish marrëveshjen me PD.

“Marrëveshja me PD është busull orientimi për ne”.

Kryeministri tha se do ketë një koalicion të madh, por jo me PD-në.

“Një koalicion i madh me qytetarët. Do qeverisim me njerëzit e zakonshëm”.

.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...