Rama apel Metës: Të reflektojë dhe kthjellohet një orë e më parë, sa nuk është vonë. LSI, një vrimë në ujë. Do kemi koalicion të madh, por...

3 Korrik 2017, 11:20Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë për shtyp, me të gjithë kandidatët dhe deputetët e zgjedhur të Partisë Socialiste.

Në daljen e parë publike nga Kryeministria që pas zgjedhjeve, Edi Rama kritikoi ashpër Ilir Metën.

Sipas Ramës, Ilir Meta duhet të reflektojë “sa nuk është vonë”, për të mos e damkosur figurën e presidentit me qëndrimet e tij në funksion të interesave të LSI.

“Falënderoj Ilir Metën, jo se i çoi punët në dreq nga fundi, duke hedhur në erë projektin e të majtës së bashkuar, por për çdo kontribut pozitiv dhe të pamohueshëm që dha në punën e përbashkët.

Por edhe në emër të deputetëve që e votuan e s’janë këtu, i kujtoj të reflektojë një orë e më parë e të kthjellohet si presidenti që mori votat tona për të qenë konsensual për të qenë mbi palët jo kundër palëve”, tha Rama.

“Ilir Meta të reflektojë dhe të kthjellohet një orë e më parë, të përqëndrohet sa nuk është vonë te riparimet e papara në këto 27 vjet që i bëri kreut të shtetit.

LSI para Shqipërisë është një vrimë në ujë dhe nuk duhet ta damkosë si komike figurën e presidentit të zgjedhur të shqiptarëve” u shpreh më tej Rama para 140 kandidatëve për deputetë që mblodhi tek kryeministria.

Deri në 25 Qershor, Ilir Meta u vu në krye të fushatës së LSI, megjithëse ishte votuar në parlament si president i zgjedhur.

Rama rezervoi kritika edhe për mënyrën se si funksoi parlamenti gjatë mandatit që po mbyllet.

“Kuvendi nuk mund të jetë kazan politik,” tha Rama.

Ai tha se tani që Kuvendin do e drejtojë PS-ja, gjërat do jenë ndryshe.

Duke rrëzuar spekulimet për emrat e qeverisë që po dalin në media, të cilat i quajti sërish ‘kazan’, Rama tha se “skuadra e re qeverisëse do jetë gati në fillim të shtatorit. Çka zien në kazanët e katundit mediatik, është vetëm zhurmë”.

Rama vlerësoi sërish marrëveshjen me PD.

“Marrëveshja me PD është busull orientimi për ne”.

Kryeministri tha se do ketë një koalicion të madh, por jo me PD-në.

“Një koalicion i madh me qytetarët. Do qeverisim me njerëzit e zakonshëm”.

15 komente në “Rama apel Metës: Të reflektojë dhe kthjellohet një orë e më parë, sa nuk është vonë. LSI, një vrimë në ujë. Do kemi koalicion të madh, por…”

  1. lirka says:

    po mos e votoni pra hajdutin ilir floriri. kete pret populli socialist nga ju si hapin e pare per mbeshtetjen shkaterrojeni partine kancer te shqiperise lsi duke mos votuar kandidaturen e ilir metes si president. fillimi i mire gjysma e punes. shqiperia pa ilir meten rilind bejeni fakt te kryer dhe mos na e vini 5 vjet ne krye te shtetit nje ordiner si ilir meta.

  2. Donu duket nishani luleee!! says:

    Do ua luaj zotin ilit meta si president! Cojeni per slrap se do hani karret me dhemb! Do jete vone! Kujdes!!!! Doni me ptova se si mind te sillet?! Do u duket nishani lule!:((

  3. WEB1 says:

    Nuk mund te vihet nje president me nje konflikt te hapur interesi,vete per natyrën e saj ai nuk mund te jete i panjeanshem me nje parti ,prone e tij, ne opozitë.Rama humb kohe me meten duke i kujtuar detyrën si president . Zgjedhja e metes i heq çdo shije kësaj fitoreje te thelle, qe sapo moret dhe e drejton vendin drejt nje krize institucionale

  4. spartak says:

    Kjo ka qenë shkruajtur rreth 10 ditë para zgjedhjeve

    LEVIZJA SOCIALISTE PER INTEGRIM
    Nuk bëhet fjalë për emër Partie si gjithë partitë , por tek LSI-ja , problemi qëndron tek filozofia që e drejton .
    Ato e konsiderojnë Partinë si Sh.A. ( shoqëri anonime ) ortak me shtetin . Vetëm mbi bazën e kësaj filozofie ato kryejnë gjithë veprimtarinë .
    Edhe agresiviteti i tyre , nuk vjen nga përmendja e emrave të përveçëm , por nga goditja , që po merr thelbi filozofik i veprimtarisë dhe drejtimit të LSI-së , gjë , që do çojë në eleminimin e pashmangshëm të kësaj filozofie dhe kësaj partie .
    Mos kujtoni se ju hap barku Ilir Metës , aq sa të rrezikojë dhe presidencën , për 1 , 100 , apo 1000 vota . Harrojeni . Ai sheh se si po i zbërthehen brinjët filozofisë së mbrapshtë të Drejtimit e Veprimit të Partisë së tij .
    Mos kujtoni se Ilir Meta do humbte qetësinë e dashurinë e trumbetuar me të madhe si karakteristika dhe merita pozitive të tij , deri edhe si FLAMURTAR i realizimit e miratimit të shumë reformave e sidomos të konsensusit maksimal të reformës në drejtësi .
    Harrojeni . Ai është prekur aty ku s’tregohet , në thelbin filozofik të Drejtimit e Veprimit të Partisë së tij . Agresiviteti i tij i pashembullt ndaj aleates , me të cilën , është akoma në qeverisje , e tregon më së miri hallin e madh që e ka zënë .
    Meta , nëse do shikonte , që pas zgjedhjeve , do egzistonte mundësia e ndonjë aleancë qeverisje ( makar edhe të reduktuar ) me fituesin , nuk do ulërinte , shante e akuzonte komplet si i marrosur , duke bërë edhe gafa të rënda institucionale e diplomatike , sepse do siguronte vazhdimësinë si Sh.A. me shtetin . Mohimi kategorik i kësaj mundësie pas zgjedhjeve , nga të dy forcat e mëdha politike , po e bën Metën të hidhet në sulm , për të shpëtuar Partinë .
    Mundohet të paraqesë sa më grandioze fushatën dhe takimet .
    Mundohet të gjejë shkaqe e sebepe për argument post zgjedhor , duke bërë edhe kërcënime e premtime alla gladiatori .
    I detyruar nga kjo situate tejet e vështirë dhe e sikletshme për LSI-në e tij , po i rrin vetë në krye , jo vetëm fushatës , por ma ha mendja , nuk po ja beson më asnjeriu , as edhe Munikës , ç’do problem e detaj , sado i vogël qoftë .
    Prandaj habiten të gjithë se si po sillet kaq agresivisht ky njeri , kur Basha e Rama , që kanë peshë e përgjegjësi shumë më të madhe para elektoratit e popullit , nuk bëjnë kësisoj , madje kanë shumë sportivitet .
    Mos u habitni . Ky e ka hallin më të madh nga të gjithë . Do ti shkërmoqet Partia , sh.a. LSI-ja .

    Spartak

  5. Kuq e zi says:

    Ilir meta pas ksaj fushate… si president mund te beje ate qe cdo shqiptar ben me mire”hakmarrje”
    Mendoj qe ky njeri mos te shkoje ne presidence ajo ti kaloje pd-s

  6. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Meta jo president, kete kerkon mbare populli

  7. Ledio says:

    Hiqeni ate spiun Ruso-Serb nje ore e me pare se do ju haje koken me vone. Korporates se krimit Meta & Co i duhen prere burimet njerezore edhe financiare tani , edhe asnje dite me vone nqs vertet e do Shqiperine edhe nuk ben kot lojra fjalesh sic ben spiuni Serb Sali Qeni. Te dy keta, Sali Berisha edhe Ilir Meta jane vete dora e Serbo-Ruseve ne politiken Shqiptare. Kane 25 vjet qe gjoja bejne politike pro perendimore por ne fakt ose na mbajne ne vend ose na cojne nga boshti Ruso-Serbo-Grek , bile duke shitur edhe interesat e vendit. Jepu goditjen perfundimtare tani se me vone mund te te bejne ata gropen ty.

  8. arben patoku says:

    pikturisti ka fytyre te shaj kokmadhin?…e gjithe shpurra e tij dhe e LSI kane punuar per bizneset e tyre dhe gjithe levizja ne facebook dhe kjo palo mbledhje eshte parapergatitje per furtune ndaj LSI. Une ju garantoj qe e gjithe administrata e ministrive te PS eshte ne sherbim te pikturistit dhe bizneseve te tij. Edhe sa plazhe si ai i palases do vjedhes o pikturist? Edhe sa koncesione do japesh o pikturist? Shqiperia mbaroi…perfundimisht per shkak te plehrave te tilla si bisha, nano pijaneci, like kokmadhi dhe vulen ja vuri edi pikturisti….kur te shpertheje ketu asnje koncesion nuk do jetoje………

  9. Tralala says:

    Ram, mos u mer me ate hajdut. Shiko punet se te kane votu sic deshe dhe njerezit presim qe ky vend te mari rrugen e mbrothesise. Boll jemi zhgenjyer.
    Mos u mer me edukimit e presidentit. Edukohen femijte Jo burrat e shtetit, ata ose bejne per ate pune ose s’bejne.

  10. Eri says:

    Ky ja merr Kadafit per demagogji

  11. Qytetari says:

    Zoti Rama ne qofte se doni nje mendim nga populli:beni nje ankete popullore,nje pyetsor ku qytetaret e thjeshte te pyeten ne se jane dakort me votimin tuaj per ilir meten president.

  12. vaso says:

    E njejta melodi.Ndryshojne disi emrat.Legjislacionin e kaluar e filluam me frazen “s’keni pare gje akoma”,dhe me DOKTORIN.Kete rradhe shou me LSI.KM do vazhdoje te sillet si opposite.

  13. Devolliu says:

    Like Floriri, Kryehajduti i Shqipërisë, duhet çuar përr skrap.

  14. Konti Sbalta says:

    Edi Rama! mos u mendo shume per Ilir Meten , ai ta dha vete menyren per ta larguar , pas atyre qe beri gjate fushates dhe po ben edhe tashti.Beji Ilir metes ate qe ai i beri Petrit Vasilit , duke e mbajtur nji muaj kryetar partije , ndersa ti mos e ler asnji dit president

  15. Patrioti SHBA says:

    Editi Rama. Ne keto zgjedhje ishte vendimi me i mir qe duallt vetem pa LSHLIN. ne zgjedhjet e 25 Qershorit, Vec problemeve negative qe ka krijuar Meta ne bashkeqeverisje me PS, ska asgje te mir. Kudo ku shkelen dhe moren kariken e shtetit, kuadro te LSI, shumica vodhen dhe u moren me koorupsjon. Flamurin e koorupsjoni e vendosen kudo, nga SHKODRA ne SARAND. Por demin me te madh politik dhe ekonomik keta te babzitur e ushtruan ne doganen e portit ne Durres, Ku lejuan kalimin e mauneve dhe makinave me droge, kundrejt shumave maramendese, por qe qe ziheshin ne Itali ne menyr perjodike.
    Ilir Meta ka ber cfaqen me negative ne ter boten demokratike, sidomos ketu nne SHBA ka mar kredite negative nga bashkatdheteret shqiptaro amerikan. Duke qen i zgjedhur de jure PRESIDENT, spostoi kryetarin de fakto te P. Vasilin dhe e udhehoqi vet fushaten duke share, e luftuar qeverin Rama, sikur te mos ishte bashkeqeverises dhe vazhdon akoma. Cudia esht se si president esht produkt i PS, Te shikojm me pas dote nxjer mesime nga kjo gaf poltike dhe te kethehet faktor uniteti apo dote vazhdoi si peraqesus i LSI, nese vazhdon keshtu coheni sa me par te zje fasulet ne shtepi. President esht dhe dujhet te mbetet, faktor uniteti mbi palet, J

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje