VIDEO/ “Leo Messi mëso të kërcesh”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Në fushë është gjeni, por në pistën e kërcimit është krejt e kundërta dhe Leo Messi këtë e tregoi gjatë dasmës së tij.

Ylli argjentinas i futbollit shihet qartë në një video të xhiruar në dasmën e zhvilluar në Rosario të Argjentinës që nuk di të kërcejë fare.

Një përdorues i Twitter shprehu habinë e tij për mungesën e ritmit në kërcim të futbollistit të Barcelonës: “Kërcimi i Messit të çudit kur merr parasysh që në fushë ka ritëm dhe lëvizje elegante”.

Ylli i futbollit botëror, Lionel Messi u martua me dashurinë e tij të fëmijërisë, Antonella Roccuzzo, në atë që në Argjentinë po quhet si “dasma e shekullit”.

Ceremonia u mbajt në qytetin e lindjes së çiftit, Rosario, në një nga komplekset më luksoze dhe morën pjesë rreth 260 të ftuar.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “VIDEO/ “Leo Messi mëso të kërcesh””

  1. enter"" says:

    Lajme idiote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *