Anëtarja e kryesisë së PD: U vra frika, ka ngut të madh për të mbyllur kapitullin e humbjes së 25 qershorit e zgjedhjen e lidershipit pa analizë. Po shkojmë në greminë...!

4 Korrik 2017, 11:25Politika TEMA

Anëtarja e kryesisë së PD Valbona Mezini, e cila ishte në grupimin kundër Bashës së vetëngrirë dhe që kërkoi respektim statuti dhe garë të barabartë reagon fort për mbledhjen e djeshme të kryesisë.

Mezini thotë se u vra frika në mënyrë institucionale dhe u kërkua respektimi i normave të PD.

Njëherësh ajo shpreh shqetësim për nxitimin me të cilin po kërkohet zgjedhja e kreut të PD, ndërkohë që nuk po merret në analizë humbja më e madhe në tërë historinë e PD.

“Ia kishim detyrim shqiptarëve sepse Partia Demokratike u perket atyre edhe juridikisht, tua kishim transmetuar live mbledhjen e kryesise, organi i rendesishem vendimarres i Partise se Shqiptareve qe inicioi reformat per europianizimin e vendit.

Dje ne ate mbledhje kryesie, u vra frika institucionalisht, per te thene te verteten brenda forumeve. Bravo e madhe per guximtaret qe denoncuan shkeljet statutore dhe artikuluan nevojat per zgjidhje.

U vu re nxitimi dhe nguti i madh per te mbyll nje kapitull rezultatesh e performance te dobet si kurre me pare ne historine e kesaj Partie, qe ne fakt dje duhej te hapej.

Nxitimi per zgjedhje lidershpi brenda partise, po ngaterrohet me shpejtesine.

Jane dy gjera te ndryshme qe cojne ne gremine drejtimin e automjetit.

Eshte kohe per analize perpara se te nxitohet per zgjedhje!”, shkruan Mezini në rrjetin socal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje