Blushi i shkel “syrin” PD-së dhe LSI-së: Fillojmë në shtator, bashkojmë opozitarët

Kreu i LIBRA-s Ben Blushi,i cili nuk mundi  të sigurojë numrin e duhur të votave për të hyrë në parlament këtë legjistraturë, ka njoftuar kohën se kur mendon të vazhdojë projekti i tij politik.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Blushi ka siguruar se në shtator do të bashkojë opozitarizmin.

“Fillojmë në shtator, bashkojmë opozitarët” shkruan Blushi teksa publikon edhe një fotografi me këngëtarin Dren Abazi.

Edhe pse nuk mësohen më tepër detaje nga Blushi, ajo që ka shkruar mund të konsiderohet si një sinjal bashkëpunimi me forca të tjera opozitare si PD-ja apo LSI-ja.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...