“Meta president, pjesë e marrëveshjes së 2013. Të kërkojë ndjesë për sjelljen në fushatë, kapërceu çdo cak kushtetues!”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Erion Braçe ka zbardhur për herë të parë faktin se zgjedhja e Ilir Metës president, ishte pjesë e marrëveshjes së prillit 2013 mes PS dhe LSI.

I ftuar në “45 minuta” nga Denis Minga në Report TV, Braçe u shpreh se pakti i para 4 viteve që çoi në bashkimin e të majtës dhe pajtimin e Ramës e Metës, parashikonte zgjedhjen e ish-kreut të LSI, si pasues të Bujar Nishanit në Presidencë.

Ndërkohë, Braçe nuk shmang akuzat ndaj Metës dhe LSI-së, se janë përgjegjës për prishjen e koalicionit me PS, krisje e cila sipas tij, nisi në korrik 2016.

“Në këtë marrëdhënie ka vetëm një pale jo korrekte, nuk është PS. Pala korrekte është pikërisht PS-ja. I ka qëndruar korrekte marrëveshjes së prillit 2013 dhe marrëveshjes së presidentit.

Ka qenë pjesë e marrëveshjes zgjedhja e Ilir Metës President. I kemi qëndruar korrekt deri në votën e fundit, ashtu si çdo pjese të marrëveshjes së prillit 2013. I kemi qëndruar me korrektësi maksimale.

Në sallën e Kuvendit kemi treguar përgjegjshmëri maksimale. Jemi sjellë në mënyrë korrekte jo vetëm atë në ditë në seancë, por edhe pas seancës.

Sjellja e presidentit të zgjedhur ka qenë thuajse në çdo parametër tej Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Menjëherë pas korrikut të vitit që shkoi. Ka pasur marrëdhënie tërësisht të njëanshme. PS kërkoi vullnetin e LSI për të hyrë në zgjedhje bashkërisht, por LSI në mënyrë publike talli deri në refuzim banal të çdo kërkese për të hyrë në zgjedhje bashkë”, u shpreh Braçe.

Pati kritika nga LSI për mbledhjen që Rama zhvilloi me deputetët në Kryeministri…

Pse ku duhet të shkojnë deputetët? Për fëmijë që vijnë në Kuvend, duhet të ndjekin të shkollën njëherë, as që perceptohet që deputeti është edhe në opozitë dhe në pushtet, është i lidhur fort me qeverinë. Mua më shqetëson fakti që LSI ka marrë një mandat për të shkuar në opozitë, do të duhet sa më shpejt të jetë e mundur që të dalë nga qeverisja.

Jo me mbledhje që bën kjo parti, por do të duhet që sa më shpejt të jetë e mundur të formalizojë largimin nga qeveria. Edhe këta që ishin në qeverisje për të monitoruar, duhet të largohen sa më shpejt nga qeveria, përsa kohë kanë marrë një mandat shumë të qartë, për të shkuar në opozitë.

Keni informacion kur do tërhiqen ministrat e PD?

Nuk kam asnjë informacion. Për mua është shqetësuese prezenca e tyre në qeveri dhe për mua është shqetësuese që ata të jenë aty, kur kanë marrë një mandat të qartë për të qenë në opozitë. Për mua është shqetësuese që Ministria e Financave të lëvizë vetëm ditën e martë për të paguar rrogat. Mjekët, arsimtarët shkojnë te sportelet e bankave dhe nuk gjejnë rrogat të kaluara. Tani, institucionet duhet të qeverisen nga ne. Kam marrë shqetësime nga zona ime elektorale, nga mësues, se nuk u është kaluar ende rroga, për shkak të sjelljes së shumë kokave në ministritë respektive.

A ka hapësira për shkarkim?

Këtë nuk e di, se ne kemi dhe një president ende në detyrë dhe ka edhe ai ka sjelljet e tija të mbështetura jo në ligj, por në teka. Janë dhënë dekorata edhe këto ditë. Edhe ai ka dhënë një kontribut të vyer që një palë të shkojë në qeveri dhe një palë tjetër të qeverisë vendin.

A rrezikohemi nga kolapsi energjetik?

Ju mund t’i merrni të dhënat për situatën aktuale, humbjet në rrjet, menaxhimin e prurjeve etj. Shqipëria është me burime më me pak se Italia dhe ndodhet në të njëjtat kushtet. Kjo situatë ka filluar që në mars me reshje nën nivelin mesatar të të gjithë periudhës. Ka filluar të menaxhohet që në muajin mars dhe është menaxhuar me përgjegjshmëri maksimale. Duhet një ndërhyrje e fortë për t’iu përgjigjur me importe situatës.

A do ketë surpriza në 24 korrik me betimin e presidentit të zgjedhur në raport me sjelljen e PS?

Në këtë marrëdhënie ka vetëm një pale jo korrekte, nuk është PS. Pala korrekte është pikërisht PS-ja. I ka qëndruar korrekte marrëveshjes së prillit 2013 dhe marrëveshjes së presidentit. Ka qenë pjesë e marrëveshjes zgjedhja e Ilir Metës President. I kemi qëndruar korrekt deri në votën e fundit, ashtu si çdo pjese të marrëveshjes së prillit 2013. I kemi qëndruar me korrektësi maksimale.

Në sallën e Kuvendit kemi treguar përgjegjshmëri maksimale. Jemi sjellë në mënyrë korrekte jo vetëm atë në ditë në seancë, por edhe pas seancës. Sjellja e presidentit të zgjedhur ka qenë thuajse në çdo parametër tej Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Nga mënyra si u përfshi në fushatën elektorale, mënyrën si presidenti theu çdo precedent të mëparshëm me përjashtim të precedentit binjak të krijuar nga Sali Berisha deri tek thirrjet e tij të papranueshme përtej Kushtetutës, apo sjellja e tij dy ditë më pas, një javë më pas, përtej çdo caku Kushtetues kur shkoi  në një zonë me eskortën e tij se do vendoste rregullin në atë zonë. Unë pres që Presidenti në pikëpamjen time të kërkojë ndjesë. Të rikuperojë gjithçka që ka shkatërruar, me vullnet të Kushtetutës dhe në kornizat kushtetuese.

Kush ishte përgjegjës për cenimin e koalicionit? Kur u prish kjo mundësi për koalicion?

Menjëherë pas korrikut të vitit që shkoi. Ka pasur marrëdhënie tërësisht të njëanshme. PS kërkoi vullnetin e LSI për të hyrë në zgjedhje bashkërisht, por LSI në mënyrë publike talli deri në refuzim banal të çdo kërkese për të hyrë në zgjedhje bashkë.

Ju sot qeverisni vetëm. Këtë marrëveshje mund të themi se Rama e ka zëvendësuar me Bashën?
Jo, nuk më rezulton. Ne në shtator do të jemi në një qeveri të PS dhe një koalicioni shumë të madh të qytetarëve shqiptarë që na besuan. 74 vota janë të mjaftueshme për të qeverisur qetësisht, mbi bazën e atyre parimeve dhe prioriteteve që do ndajmë me njerëzit deri në shtator.

Përjashtoni çdo koalicion me partitë e tjera?

Për mua po. Në pikëpamjen time nuk do të ketë koalicion me asnjë parti, do qeverisim me koalicionin popullor, e jo me partitë. Edhe dje kryeministri Rama ka thënë se do qeverisim vetëm si PS në një koalicion shumë të gjerë me qytetarët.

A është në aspiratën tuaj të qenit ministër në qeverinë re?

Unë nuk refuzoj asnjë kontratë pune. Përveç emrit të Edi Ramës, të gjithë emrat e tjerë që qarkullojnë në media janë spekulime.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

8 komente në ““Meta president, pjesë e marrëveshjes së 2013. Të kërkojë ndjesë për sjelljen në fushatë, kapërceu çdo cak kushtetues!””

    1. Grigor says:

      Kete Braçen e dija vetem skuth, dhe Katunar, por qenka dhe idiot.

  1. Lennard says:

    Like Floriri Koke Lopa nuk ka ndermend te kerkoj NDJESE.Ai publikishte quajti Ramen ” Kryesadist”.Si do te silleni JU karshi ketij Zagari te Paskrupullt???.Po Ta lini ,Ai do te krijoje Probleme per Qeverisjen Socialiste si dhe nje OAZ KORRUPSIONI.ne PRESIDENCE

  2. E kam thene dhe e them qe meta duhet te premtoj dhe te betohet qe nuk do vjedh me,qe ta pranoj populli si president.Nuk ka nevoj qe te kerkoj falje.

  3. Asus says:

    Sipas jush, Ilir Meta qenka zgjedhur president qysh me 2013. Prandaj nuk e ka rrujt fare ai. Po si u caktoka presidenti para kater vjetesh dhe vetem nga dy veta, mor Brace! Po marreveshjet duhet te jene per politika dhe programe zhvillimi dhe Jo per caktimin ne detyre te individeve e sidomos te hajdutve, more Brace. Me qe e keni zgjedh dy here, me 13 dhe tani, mbajeni me shendet e I pafshi hajrin.

  4. Neritan Rrokaj says:

    Erjon Brace e vlerson shume punen e vyer te IlIR mETES.

  5. kleptofagos says:

    E kuptuat o Popull se si merren postet ne Shqiperi? Hajduti me ze dhe me figure, me bllok ne dore dhe me pasuri te vjedhura prej 20 vitesh, behet ne fillim ortak per te ndare “tepsine” dhe pastaj i premtohet Presidenca.. Ky lajm nuk vjen nga “kazani mediatik” por direkt nga… Erioni i Rames..

  6. perkthyesi says:

    Sinqerisht nuk e kuptoj si mund te ulet ne kolltukun e presidentit nje njeri qe ka vjedhur e ka bere nje mije te zezat, si dhe ka bere thirrje per armatosje te popullit! Ore njerez, cfare behet keshtu?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *