Dhëndri i Berishës tallet me Bashën: Analizën e humbjes do e bëjmë në kafene!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, është kthyer në një nga kundërshtarët më të fortë të Lulzim Bashës, pas 25 qershorit.

Ai bën pjësë në grupin anti-Basha, që një ditë më parë kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve për kryetarin e partisë, pasi më parë duhet bërë një analizë për humbjen e thellë të PD-së në zgjedhjet e 25 qershorit.

“A mund te shohim njeri-tjetrin ne sy dhe te identifikojme gabimet qe te mos perseriten me? A duhet te bejme nje analize per rezultatin trishtues, apo mos i fol shoferit?

Analiza duhet kryer (i) ne forume te PD, (ii) ne media apo (iii) ne kafe?

Duhet kryer mes kolegeve te kryesise apo ne seksione? A marr dot nje pergjigje tek seksioni se pse u zhduken simbolet e PD?

Kerkesa per nje date per analize brenda kryesise i sherben PD por u rrezua. Pati 11 ne favor, 14 kundra dhe mbi 20 abstenime. Besoj qe kemi nevoje te reflektojme dhe mos mbyllim syte se gabimet mund te perseriten nese nuk identifikohen dhe ballafaqohen ne nje shkembim idesh mendjehapur”, shkruan sot Malltezi, pas zhgënjimit nga mbledhja e një ditë më parë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *