Juncher uron Ramën: Shqiptarët iu dhanë mandat të pastër për të çuar përpara reformat e ndërmarra

4 Korrik 2017, 10:01Politika TEMA
Juncher uron Ramën: Shqiptarët iu dhanë mandat të

Presidenti i Komisioni Evropian Jean Clode Juncher ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit.

Ai i shkruan kryeministrit se “rezultati i dalë nga zgjedhjet tregon se shqiptarët i dhanë mandat të pastër për vijimin e reformave të nisura në mandatin e parë”.

Në letrën e urimit, Juncher po ashtu nënvizon se “Rruga e Shqipërisë në BE kërkon një debat konstruktiv . Me opozitën të bisedoni e të tejkaloni kontrastet. Shqipëria një partner i rëndësishëm për BE. Keni të gjithë mbështetjen e Komisionit Europian”.

Po ashtu, mes të tjerash, Juncher vë theksin tek implementimi i mëtejshëm i reformës në drejtësi, si një prej pikave kryesore drejt rrugës së integrimit. Veçanërisht presidenti i Komisionit Evropian nënvizon rëndësisnë e zbatimit të Vettingut.

“Është e nevojshme të implementohet reforma në drejtësi, veçanërisht zbatimi i Vettingut, për gjyqtarët e prokurorët, dhe lufta e vendosur dnaj krimit të organizuar duke ëprfshirë luftën ndaj kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve”, shkruan Juncher.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje