Kreu i Departamentit në PD zbardh detajet e mbledhjes në Kryesi: Si e shmangëm mbrëmë përplasjen

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme dhe njëherësh anëtar i Kryesisë së PD,  Kreshnik Çollaku shpehet se 20 anëtarë të këtij forumi në mënyrë të paorganizuar arritën që të shmangnin përlasjen dhe bllokimin në mbledhjen e mbrëmshme.

Përmes  një statusi në faqen e tij në Facebook, Çollaku shkruan se kjo mbledhje mund të ishte ndër më të shthururat e historisë së PD-së, por për fat nuk ndodhi kështu.

Statusi i Çollakut

Ne, shumica qe abstenoi.

Te dashur miq !

Në situaten e krijuar, ndjej detyrim te sqaroj qendrimin tim mbreme ne mbledhjen e kryesise se PD.

Mbledhja e mbremshme mund te ishte nder me te tensionuarat ne historine e kesaj partie, mund te ishte nder mbledhjet me te ashpra, me te shthurura.

Por nuk ndodhi.

Ishte nje mbledhje me debate te forta por nje mbledhje me dinjitet.

Dhe ky eshte lajmi i mire.

Ne kryesi te PD, ne menyre te organizuar apo jo u krijuan tre grupe.

Nje pale, ne mbeshtetje pa asnje verejtje te kryekandidatit (14), pala tjeter ne kundershtim te pakompromis te kryekandidatit (11).

Njera pale e mbeshtet symbyllur, pala tjeter e sulmon symbyllur.

Ne kryesi te PD mbreme, ne menyre te natyrshme, te paorganizuar dhe si surprize, u krijua nje grup tjeter (20).

Ata qe donin debat por pa linçime, ata qe donin gare por jo strategji bllokuese, ata qe refuzonin te konsideronin te shihnin betejen si mes heronjve dhe tradhetareve, ata qe therrisnin per arsye, ata qe therrisnin drejt bashkimit e jo percarjes, ata qe kerkonin korrigjime te gabimeve dhe jo nxitje te tyre.

Ata qe refuzuan perdorimin jo parimor te Parimeve.

Ky grup ruajti stabilitetin, dhe shmangu bllokimin ose perplasjen qe rrezikohej nga syte e mbyllur te dy te pareve.

Ky grup rezultoi me i madhi.

Ishim Ne ,Shumica qe Abstenoi.

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Kreu i Departamentit në PD zbardh detajet e mbledhjes në Kryesi: Si e shmangëm mbrëmë përplasjen”

  1. Shefi says:

    Te abstenosh faktikisht eshte te votosh per njeren prej shumices prej 14 vetash madje asaj me te keqes, qe nuk lidhet me normat e Statutit. Prandaj, veten mund ta genjesh, por jo ne i dashur Collak! E para qe nje idjotesi politike shitet si arritje e madhe!

  2. Altini says:

    Ja dhe krimbi pa kellqe sikurse dhe ato 20 te tjeret. Po nuk keni turp more te dredhur. Ju jeni te gjithe sehixhinj. Integritet ka ai qe voton jo ai qe abstenon. As mish as peshk – turp per ju qe ne keto momente decisive per PD, rrini e beni sehir. Eshte koha e votes jo e abstenimit.

  3. Oketo says:

    Z.Kreshnik,
    Abstenimi eshte nul dmth asgje !
    Ju sikur nuk ishit ne mbledhje sepse nuk influencuat fare ne vendimin per te shtyre zgjedhjet per kryetarin e ri .
    Shumica qe abstenoi jane burracake qe po presin nga do fryje era dhe mbas zgjedhjes se kryetarit do i servilosen atij per te kapur ndonje post.

  4. Haka Tekizoti says:

    Shumë mirë. Tani do hani menderin që gjoja s’kishit qejf ta hanit, ndryshimi qëndron te fakti se nuk do ta hani me lugë por zgjodhët ta hani me abstenim.

  5. fshatari pafshat says:

    Taktika e abstenimit eshte njelloj si prostitutat qe naten pallohen, dhe diten bejne moral. Go, go, go, shut up, killer of democracy.

  6. arbereshi says:

    Ky delenxhi mbron bythen e vet, nje pershkrim i frikshem se cfar ndodh me rrugacet e PD. NJE pale sy mbullur sulmon dhe nje pale sy mbyllur e mbron (thote artikull shkrusi) do me thene qe njerzit ne PD i bashkon emerusi i perbashket qe njerzit ne PS jane pa sy dhe rrjedhimisht pa tru. Vetem keta zorraxhinjte qe abstenuan kishin sy po nuk kishin goje dhe keta memece pa goje bene zgjidhjen e duhur dhe shpetuan PD pa plasur grushti. PD me keta deficente do na sjelle demokracine dhe qyteterimin, LLUMI I SHQIPERISE

  7. mali says:

    ti ore corollak, apo torollak, gjithmone e ke trurin ne abstenim.

    ti je grida mashkullore. nje hic, nje askush qe te fryn dikush. kur te te plasin dhe te te shtrydhin, do behesh si pallozi, apo llozhefina – do vish do na qahesh neve per parime.

    oi, oiii, o corollak!

  8. Lennard says:

    Cfare ke shmangur mor idiot.Ju grupi i Morracakeve jeni si puna e Kenetes ne Parlamentin Francez ne shekullin e XVIII te.Pale dhe mburresh me Burracakerine Tuaj.As nuk keni pike pergjegjesie per Zullumin qe po e shemb PD.Legen Teneqeje.Ik dhe mos u duk.Fuck You.

Lini një Përgjigje te Lennard Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *