Pasuria: Vila, troje, biznese, mjete luksoze e llogari pa fund, pronat marramendëse të ‘teknikëve’ të PD

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ministrat teknikë të Partisë Demokratike, të cilët vijojnë rezistencën duke mos dhënë dorëheqjen, ndonëse misioni i tyre konsiderohet i përfunduar, befasojnë me pasurisë që posedojnë. Makinat e shtrenjta, vilat, trojet, bizneset, dyqanet, llogaritë e majme bankare etj., dominojnë deklaratat e tyre të pasurive.

Sigurisht që pasuria e tyre, e zbardhur nga Shqiptarja.com, nuk buron nga detyra provizore që u ngarkoi Lulzim Basha si rojtarë të zgjedhjeve, por nga veprimtari të mëparshme.

Ministri teknik i Shëndetësisë, Arben Beqiri, deklaron apartament 8 738 850 lekë, tokë në Lundër të Tiranës, tokë arë me sipërfaqe 3500 m2, me vlerë 140 mijë euro, ku posedon 1/6, shtëpi me vlerë 75 mijë euro, dyqan me vlerë 49 mijë euro, apartament me vlerë 137 40 mijë euro, makinë të vetën me vlerë 20 mijë euro, dy makina të bashkëshortes etj. Beqiri deklaron disa llogari rrjedhëse në shumat 1 037 773 lekë, 1 007 681 lekë, 1 174 200 lekë, 2 422 722 lekë, fond investimi në RFZ Bank me vlerë 5 493 377 lekë, gjendje cash 1 400 000 lekë etj.

‘Tekniku’ në krye të Ministrisë së Brendshme, Dritan Demiraj deklaron 1 100 000 lekë të ardhura nga kompania private në fushën e sigurisë, ku është ortak i vetëm. Dritan Demiraj deklaron gjithashtu apartament me sipërfaqe 100.94 m2, me vlerë 40 mijë euro, truall me sipërfaqe 678 m2, me vlerë 233 544 lekë, truall me sipërfaqe 678 m2, me vlerë 233 544 lekë dhe dy makina honda, viti prodhimi 2011 dhe 2012, me vlerë mbi 40 mijë euro.

Referuar deklaratës së pasurisë, Demiraj deklaron 15 680 USD nga puna në SHBA si dhe disa llogari bankare në emrin e tij, bashkëshortes dhe fëmijëve. Si burim për të legjitimuar pasuritë, ministrat teknikë referojnë kryesisht pagat. Ministrja e Financave, Helga Vukaj, deklaron një shtëpi banimi në Laprakë, me sipërfaqe 145 m2, ngritur në një truall me sipërfaqes 300 m2, me vlerë vetëm 1.5 milionë lekë. Si burim zonja deklaron të ardhura të bashkëshortit si emigrant në Greqi. Ajo deklaron gjithashtu një shtëpi banimi në Lushnje, me sipërfaqe 80 m2 si dhe pronotimin e një apartamenti në Tiranë, me sipërfaqe 145 m2, me vlerë 87 mijë euro, 50 % të pjesës.(Shqiptarja.com)

Pasuria e ministrave teknikë 

Arben Beqiri, ministër i Shëndetësisë 

Apartament banimi, 8 738 850 lekë.

Tokë arë me sipërfaqe 500 m2, Lundër Tiranë, 900 000 lekë.

Tokë arë me sipërfaqe 3500 m2, 1/6 pjesë, 140 mijë euro.

Tokë arë me sipërfaqe 500 m2, 1/6 pjesë, 20 mijë euro.

Shtëpi me sipërfaqe 130 m2, 75 mijë euro.

Dyqan me sipërfaqe 70 m2, 49 mijë euro.

Apartament me sipërfaqe 137 m2, 40 mijë euro.

Makinë BMW, 20 mijë euro.

Llogari rrjedhëse, 1 037 773 lekë.

Llogari rrjedhëse, 25 euro.

Llogari rrjedhëse, 1 680 lekë.

Llogari rrjedhëse, 1 007 681 lekë.

Llogari rrjedhëse, 51 USD.

Llogari rrjedhëse, 517 958 lekë.

Llogari rrjedhëse, 1 174 200 lekë.

Llogari rrjedhëse, 2 422 722 lekë.

Fond investimi në RFZ Bank, 5 493 377 lekë.

Gjendja cash në banesë, 1 400 000 lekë.

Paga në Fakultetin e Mjekësisë, 581 038 lekë.

Të ardhura nga puna në QSUT, 13 000 lekë.

Të ardhura nga klinika mjekësore private, 998 526 lekë.

Bashkëshortja Edlira Beqiri, makinë tip peugot, 13 mijë euro.

Makinë tip nisan, dhuratë nga nëna dhe vëllai.

Llogari rrjedhëse, 4 170 USD.

Llogari rrjedhëse, 184 478 lekë.

Llogari rrjedhëse, 117 482 lekë.

Llogari rrjedhëse, 4 000 USD.

Të ardhura nga puna në QSUT, 307 467 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit, 48 182 lekë, 99 456 lekë, 149 702 lekë.
Vajza Sara Beqiri, 5 000 pound.

Dritan Demiraj, ministër i Brendshëm 

Apartament me sipërfaqe 100.94 m2, sipërfaqe e përbashkët, 9 m2, pa certifikatë pronësie, 40 mijë euro.

Truall me sipërfaqe 678 m2, 233 544 lekë.

Llogaria bankare, 55 837 lekë.

Truall me sipërfaqe 120 m2, 1 000 000 lekë.

Automjet honda CR-BV, prodhim i vitit 2011, 31 mijë euro.

Automjet honda CIVIC, prodhim i vitit 2012, 11 mijë euro.

‘SHPK Security Consulting Services, ortak i vetëm,, vlera e kapitalit, 910 231 lekë.

Llogari në emër të djalit Drilon Demiraj, 144 747 lekë.

Llogari në emër të vajzës, Sara Demiraj, 134 229 lekë.

Llogari personale, 2 811 USD.

Llogari personale, 1 127 lekë.

Të ardhura nga punësimi në SHBA si lektor, 15 680 USD

Të ardhura nga ‘SHPK Security Consulting Services, ortak i vetëm, 1 100 000 lekë.

Kredi me afat 7-vjeçar, 660 134 lekë.

Bashkëshortja Esmeralda Demiraj, llogari personale, 33 994 lekë.

Llogari personale, 7 679 lekë.

Llogari personale, 2.5 euro.

Helga Vukaj, ministre e Financave 

Shtëpi banimi në Laprakë, me sipërfaqe 145 m2, ngritur në një truall me sipërfaqes 300 m2, 1 500 000 lekë, të ardhur nga burri si emigrant në Greqi, 50 % e pjesës.

Shtëpi banimi në Lushnje, 80 m2, të ardhura nga puna e prindërve, 30 % e pjesës.

Blerje apartamenti në Tiranë, me sipërfaqe 145 m2, 87 mijë euro, 50 % e pjesës.

Llogari rrjedhëse, 156 120 lekë.

Llogari rrjedhëse, 6 368 euro.

Blerë obligacione thesari, 8 200 000 lekë.

Llogari rrjedhëse, 691 634 lekë.

Llogari rrjedhëse, 5 912 euro.

Llogari rrjedhëse, 2 419 451 lekë.

Llogari rrjedhëse, 698 euro.

Llogari rrjedhëse, 700 USD.

Të ardhura nga paga në Universitetin Luarasi, 5 912 euro.

Të ardhur nga puna e bashkëshortit si avokat, 1 190 3000 lekë.

Të ardhura nga interesat e obligacioneve, 230 700 lekë.

Xhuljeta Kërtusha, ministra e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë 

Apartament banimi, me sipërfaqe 57 m2, 5 000 000 lekë.

Depozitë bankare, 1 970 513 lekë.

Depozitë në euro, 7 098 euro.

Llogari bankare, 830 872 euro.

Llogari rrjedhëse, 2 euro.

Llogari rrjedhëse, 142 euro.

Kredi, 2 500 euro.

Makinë peugeot, 180 000 lekë.

Të ardhura nga paga si menaxhere e në komaninë Statkraft, 1 626 519 lekë.

Gazmend Bardhi, ministër i Drejtësisë 

Llogari rrjedhëse, 438 874 lekë.

Paga në Kuvend si këshilltar ligjor i grupit parlamentar të PD, 1 144 946 lekë.

Të ardhura si ekspert pranë Komisionit për Reformën në Drejtësi, Kuvendi dhe SOROS, 665 720 lekë.
Kredi bankare, 3 000 000 lekë

Ledina Mandija, zëvendëskryeministre 

Shtesa në llogari, 93 971 lekë.

Shtesa në llogari, 129 USD.

Shtesa në llogari, 22 973 lekë.

Shtesa në llogari, 8 USD.

Shtesa në llogari, 48 USD.

Shumë e derdhur në llogari, 101 890 lekë.

Para cash, 850 000 lekë.

Të ardhura si ndihmëse ligjore e Presidentit, 1 396 509 lekë.

Dieta nga Institucioni i Presidentit, 2 000 lekë.

Shërbime jashtë vendit, 240 euro.

Hua pa interes, 14 mijë euro.

Hua pa interes, 300 000 lekë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

6 komente në “Pasuria: Vila, troje, biznese, mjete luksoze e llogari pa fund, pronat marramendëse të ‘teknikëve’ të PD”

  1. fieraku NGA ferrasi says:

    Per Demiri qe e ka pyt b ne afganisan dhe irak sken cthoni
    Eshte njelloj si sta qe e pysin b kur cojne gommone me droge
    Ama per keta te tjeret PS l si PD qe i Kane PAdjerse Sic i Kane .marre ashtu i lencin

  2. taraboshi says:

    Po mire pasuria e gjyqtareve dhe prokurorve qe nuk shlyhet edhe me denimin kapital te tyre mbasi tju behet sekostrimi i pasurise POR DUHET VAZHDUAR ME TE GJITHE KUSH KA PUNU NGA MAJAT ME TE LARTA TE SHTETIT DERI NE ME TE ULTAT NE KOMUNA DHE PRIVATET SI I KAN FITU ATO PASURI E TE GJITHEVE SEKUESTRO DHE ATO QE E KAN BERE NGA LEKU I POPULLIT DERI ME DENIM KAPITAL.

  3. Thanasi qe ta plasi says:

    O mashtrusat e Temes ky i ka vilat, makinat lluksoze dhe milionat zevendeskryeministrja?

  4. rob i zotit says:

    xhulieta kertusha qenka me e pasura , paska 830872 euro,
    kesaj i thone mireqenie, e meriton pozicionin qe ka

  5. joel shkodra says:

    Te gjithe i mora vesh ne lidhje me pasurite e ministrave teknike, por akoma nuk e kam marre vesh se kur duhet te lene deyren keta teknike. Po ta lene tani qe mbaroi fushata, kush do te vije ne vend te tyre? A nuk duhet pritur derisa te formohet qeveria e re? Apo deri atehere duhet te kthehen ne ato poste ministrat qe ishin me pare? A mund te na sqaroje kush?

  6. Pensionisti says:

    Këta ministrat teknik na qekan ma shumë pasanik se bejlerët. Ndryshimi është se bejëlerët qenë pasuruar në kohë të gjatë, kurse këta në mënyrë të habitshme, shumë shpejtë, për fare pak kohë.
    Si ta kuptojmë ne varfanjakët këtë forcën magjike të tyre.
    Janë hajdutë të ligjshëm, a po manovratorë me pasurinë e popullit.
    A do të gjykohet kjo grabitje.
    Cfarë mund ti kthehet popullit nga këto pasuri marramendëse.?
    Pensionisti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *