Patozi, akuza ndaj Bashës: Një ndërmarrje prej 30 personash, sulme me pagesë në adresën time

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Astrit Patozi akuzoi Lulzim Bashën se nuk do garë brenda Partisë Demokratike, pasi sipas tij, ai e di që nëse futet në një garë të barabartë del humbës prej saj.

Patozi foli për kërcënime në adresë të tij dhe përçoi një mesazh për Lulzim Bashën.

Ka një ndërmarrje prej 30 personash. I jap këshillë që nuk më impresionohem fare nga sulmet online me pagesë në adresën time dhe kolegëve të mi dhe për këtë kam prova.

Unë nuk impresionohem nga këto, pasi në 3 të mëngjesit apo të drekës unë dal vetëm në rrugët e Tiranës. E pakëndshme që në partinë time ka një teknologji kundër nesh”, tha ai.

Duke folur në Top Story me Sokol Ballën, Patozi e quajti farsë garën me Eduart Selamin, madje hodhi dyshime edhe në lidhje me kandidimin e këtij të fundit.

“Kandidati Selami duket se ka marrëveshje të heshtur me kryetarin e PD. Basha gjithmonë ka qenë në anën e tepsisë, unë kam qenë kundër”, tha ai.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *