Platforma “Shqipëria që duam”/ PS nis turin në Shqipëri, falënderim dhe dëgjim i votuesve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
PS nis turin në Shqipëri, falënderim dhe dëgjim i votuesve12 drejtuesit e PS në qarqe kanë nisur turin e tyre dëgjimor, pjesë e platformës së shpallur nga Kryeministri Rama “Shqipëria që duam”, pas fitores më 25 qershor.

Ky do të jetë një tur dëgjimor, por edhe për të mbledhur bashkë problematikat kryesore në secilin qark, për të dalë më pas me një analizë të plotë për 3 prioritetet kryesore, të cilat në gusht do të bëhen pjesë e raporteve të 5 grupeve të punës që do të kryesohen nga Ruçi, Peleshi, Ekonomi, Ahmetaj dhe Xhafaj.


Drejtuesja e qarkut të Kukësit Mimi Kodheli, falenderoi banorët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës për besimin e dhënë si e zgjedhura e tyre në parlamentin e ardhshëm.

“Falenderoj PS, kryesinë e PS dhe Edi Ramën për gjithë besimin që më ka dhënë. Faleminderit të gjithë skuadrës fituese të socialistëve. Faleminderit që më keni dhënë kaq shumë besim pasi edhe ju e dini tani që vetëm PS mund ta bëjë Shqipërinë shtetin që ne duam”, shprehet Mimi Kodheli.

Edhe drejtuesi i qarkut të Elbasanit Taulant Balla turin e dialogut me qytetarët e nisi me falenderim dhe premtimin për ripërtëritjen e administratës shtetërore.

“Të gjitha strukturat e PS, nga sot e tre muaj me radhë do të merren me një analizë të thellë të rezultatit, pritshmërive dhe faktorëve. Në 25 Qershor ne fituam besimin e shqiptarëve dhe nuk do ta zhgënjejmë atë.

Tepsinë e byrekut do ta kthejmë përmbysë, nuk ka më tepsi. Administrata do të jetë në bazë të meritës, në bazë të përformancës dhe kur flasim për meritë aty përmblidhen të gjitha”, tha Taulant Balla.

Por si do të funksionojë për 4 javët e ardhshme turi dëgjimor dhe falenderues i socialistëve? Në të do të përfshihen të gjithë kandidatët, pjesë e garës së 25 qershorit, fitues apo edhe ata që mbetën jashtë parlamentit.


Ata do të ndalen në çdo fshat e qytet për të ndjekur problemet e sugjerimet, për të përpiluar në muajin gusht një raport gjithëpërfshirës, që do të jetë më pas pjesë e axhendës së 5 grupeve të punës, për tu prezantuar në fund të gushtit në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *